Sallatë me pjeshka të freskëta dhe kinoa

Sallatë me pjeshka të freskëta dhe kinoa

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 gotë kinoa
  • 2 pjeshka të pjekura
  • 1 gotë gjethe spinaqi të njomë
  • 1/4 gotë djathë feta
  • 1/4 gotë bajame
  • 1/4 gotë qepë të kuqe
  • 1/4 gotë nenexhik të freskët

Përbërësit për salcën:

  • 3 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë lëng limoni
  • 1 lugë mjaltë
  • 1 lugë çaji mustardë Dijon
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlani kinoan me ujë të ftohtë dhe zieni me 2 gota ujë. Pasi të vlojë, zieni në temperaturë të ulët për rreth 15 minuta derisa të thithet uji. Kinoan e gatuar lini mënjanë të ftohet mirë. Ndërkohë përgatitni salcën duke i përzier të gjithë përbërësit në një tas të vogël qelqi. Në një enë të thellë për sallatë, kombinoni kinoan e zier, pjeshkat e prera në kube, spinaqin e njomë, djathin feta të copëtuar, bajamet e thekura të grira, qepën e kuqe të prerë hollë dhe nenexhikun e freskët të grirë. Hidhni salcën mbi sallatë dhe përzieni butësisht për t’u kombinuar. Përpara se ta shërbeni sallatën, vendosni në frigorifer të qëndrojë për rreth një orë në mënyrë që të bashkohen shijet.