Sallatë me pulë dhe tako

Sallatë me pulë dhe tako

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 2 lugë salcë kosi
  • 1 lugë çaji uthull vere të bardhë
  • 1 sallatë jeshile (marule)
  • 50 gr misër të ëmbël, të kulluar
  • 5 domate qershi të prera në gjysmë
  • 75 g mish pule të përgatitur në një tigan-skarë ose në skarë
  • lëng i shtrydhur nga limoni i gjelbër
  • ½ avokado e vogël, e qëruar dhe e prerë
  • 1 grusht patate të skuqura, tako ose tortillë misri të copëtuar

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim salcën duke përzier vajin e ullirit me salcën e kosit dhe uthullën, masën e fituar e vendosim në frigorifer. Në një tas të thellë për sallatë, vendoseni marulen, sipër shtroni misrin, domatet dhe mishin e pulës. Anash shtypni avokadon me pirun së bashku me lëngun e limonit të gjelbër dhe më pas shtoni atë në sallatë. Hidhni salcën dhe shpërndani sipër takon ose tortillën e copëtuar.