Sanduiç i shëndetshëm me qiqra

Sanduiç i shëndetshëm me qiqra

Përbërësit e nevojshëm:

  • 250 g qiqra të gatuara ose të konservuara
  • ½ avokado
  • 1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur
  • 5-6 kokrra boronicë të thatë
  • pak rukolë të freskët
  • 2 feta buke integrale
  • kripë dhe piper sipas dëshirës

    Përgatitja:

Grini qiqrat së bashku me avokadon për të marrë një përzierje që mund të shtrihet në bukë. Masës i shtojmë boronicën, lëngun e limonit, kripën dhe pak piper sipas shijes dhe e përziejmë mirë. Ngrohni fetat e bukës integrale në një toster ose në furrë. Masën e përgatitur e shtresojmë (si pate) në njërën pjesë të bukës, më pas vendosni sipër disa gjethe rukole dhe mbulojeni me pjesën tjetër të bukës.