Koncepto PlusPharma ofron shumë lehtësime si për pacientët, konsumatorët dhe shfrytëzuesit e shërbimeve, poashtu edhe për barnatoret individuale. Me promovimet e vazhdueshme keni mundësi të kurseni në buxhetin familjar. Me kartelat për lojalitet (besueshmëri) parashihen edhe aksione të veçanta për kursime plotësuese si dhe qasje në të dhëna plotësuese për asortimanet dhe aksionet e barnatoreve.
Barnatoret individuale PlusPharma kanë një spektër të gjërë të modeleve dhe materialeve për menaxhimin direkt të shitjes, klasifikimin e informatave, promovimet e përbashkëta dhe pjesëmarrje në fushatat përgjegjëse shoqërore me të cilat i ndihmohet shoqërisë ku jetojmë.