Kalciumi është një mineral që merr pjesë në ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe mirëmban masën kockore; kaliumi është një mineral përgjegjës për ruajtjen e shtypjes së gjakut të shëndetshëm; vitamina D mban nivele normale të kalciumit dhe fosforit në trupin e njeriut – dhe të tre gjenden në qumësht.
Me origjinë shtazore: Qumështi dhisë
Përbërja ushqyese: Qumështi i pasur me vitamina, minerale, aminoacide, proteina cilësore dhe konsiderohet si një burim i shkëlqyer i riboflavinës. Ai përmban mjaftueshëm kalcium, një mineral thelbësor për ruajtjen e forcës dhe dendësisë së kockave, dhe mineralin kalium, i cili është përgjegjës për ruajtjen së shtypjes normale të gjakut.
Përparësitë: Qumështi i dhisë tretet më lehtë në stomak, sepse yndyra e tij përbëhet nga grimca më të vogla. Ai përmban më shumë kalium dhe klorur se çdo qumësht dhe më shumë acide yndyrore esenciale sesa qumështi i lopës. Proteinat e tij janë të ngjashme me ato të qumështit të gjirit.
Dobësitë: Ka një përqindje më të ulët të natriumit, hekurit, folatit dhe vitaminës D.
Me origjinë shtazore: Qumështi i lopës
Përbërja ushqyese: Qumështi i lopës është sinonim i kalciumit, vitaminës D dhe proteinave specifike, më të rëndësishmet prej të cilave janë laktoglobulinat, laktalbumina, kazeina dhe albumina e lopës. Këta përbërës të qumështit funksionojnë për të parandaluar diabetin dhe osteoporozën.
Përparësitë: Njerëzit që pinë rregullisht qumësht lope kanë 5 herë rezultate më të mira në testet e kujtesës sesa ata që nuk konsumojnë fare, sipas hulumtimeve të fundit.
Dobësitë: Shumë njerëz nuk mund të tolerojnë qumështin për shkak të laktozës, dhe një reaksion alergjik ndaj proteinave të qumështit të lopës ndodh në 2.5% të foshnjave dhe fëmijëve deri në vitin e dytë të jetës.
Me origjinë bimore: Qumështi i sojës
Përbërja ushqyese: Qumështi i sojës është një produkt 100% bimor, kështu që përmban më pak proteina sesa qumështi i kafshëve. Por nuk përmban laktozë, kolesterol, gluten dhe është i pasur me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale.
Përparësitë: Shkenca ka konfirmuar se 2 gota qumësht soje në ditë zvogëlojnë valët e nxehtësisë të qenësishme në menopauzë. Soja përmban izoflavone, hormone bimore me efekte estrogjenike.
Dobësitë: Në fëmijërinë e hershme qumështi i sojës mund të mos jetë një zëvendësues i mirë për qumështin e lopës. Shkencëtarët australianë janë të mendimit se qumështi i sojës shkakton 6 herë më shumë acid në zgavrën e gojës gjë që çon në karies.
Me origjinë bimore: Qumështi i orizit
Përbërja ushqyese: Përveç vitaminave dhe mineraleve, qumështi i orizit përmban aminoacide esenciale dhe sheqerna që digjen ngadalë. Ndryshe nga qumështi i lopës, ai nuk përmban kolesterol dhe yndyrë të ngopur, nuk përmban laktozë ose gluten. Proteina e orizit është shumë ushqyese dhe lehtësisht e tretshme.
Përparësitë: Qumështi i orizit është i përshtatshëm për të gjithë – njerëzit me intolerancë ndaj laktozës, njerëzit që janë intolerantë ndaj glutenit, laktovegjetarianët, ata që kanë vështirësi në tretje ose njerëzit me kolesterol të lartë.
Dobësitë: Qumështi i orizit nuk mund të konsumohet si zëvendësim i lopës, veçanërisht tek fëmijët deri në moshën 3 vjeç.