Simite me fara chia dhe tërshërë

Simite me fara chia dhe tërshërë

Përbërësit e nevojshëm:

  • 2 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 50 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 160 gr miell integral të rëndomtë
  • 2 lugë fara chia
  • 25 g tërshërë
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 200 gr kos grek
  • 400 gr luleshtrydhe, të qëruara dhe të prera

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Shtroni një tepsi – kallëp për simite me letër për pjekje ose lyeni me vaj ulliri. Matni qumështin në një enë dhe shtoni ujë deri në 300 ml. Shtoni lëngun e limonit, vaniljen dhe 2 lugë çaji vaj. Hidhni miellin, farat chia dhe tërshërën në një procesor ushqimi për të fituar një përzierje të imët. Shtoni pluhurin për pjekje. Hidhni përbërësit e lëngshëm tek përbërësit e thatë dhe përzieni me lugë për të fituar një masë homogjene në formë brumi. Shpërndani masën në tepsi për simite dhe piqeni për 20 minuta derisa brumi të rritet dhe të bëhet i fortë. Pasi simitet të jenë ftohur, largoni nga tepsia, lyeni me kos grek dhe sipër rradhisni luleshtrydhet e freskëta.