Përbërësit e nevojshëm:
- 500 g gjizë pa kripë
- 5 lugë miell
- 3 vezë
- 2 lugë shurup panje ose mjaltë
- 1 sheqer vanilje
- 100 g rrush të tharë
- vaj për gatim
- lëvore limoni e grirë
- një majë kripë
- 1 qese pluhur për pjekje
- reçel luleshtrydhesh
- 200 g kos grek
Përgatitja:
Vendosni vezët në një enë dhe rrihni ato, më pas shtoni gjizën, rrushin e tharë, shurupin e panjës, kripën dhe pluhurin për pjekje. Trazoni me tel dhe më pas hidhni miellin për të fituar një masë të trashë. Nga brumi formoni toptha të vegjël dhe më pas vendosni në frigorifer për 20 minuta. Skuqni simitet në një tigan tefloni të lyer pak me vaj kokosi, sikur bëni petulla amerikane. Shërbeni ato me kos grek dhe reçel luleshtrydhesh.