Supë me patate të ëmbël

Supë me patate të ëmbël

Përbërësit e nevojshëm:

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë, e grirë trashë
  • 2 karota të mëdha, të qëruara dhe të prera trashë
  • 4 cm rrënjë xhenxhefili e freskët, e grirë imët
  • 1 thelb hudhër, e shtypur
  • ½ lugë çaji spec djegës i kuq (i bluar trashë) ose spec djegës i grirë
  • 700 g patate e ëmbël, e qëruar, e prerë në kube
  • 1.2 litra lëng perimesh
  • kripë dhe piper i zi i sapobluar

Përgatitja:

Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe me kapak në temperaturë mesatare. Shtoni qepën dhe karotat dhe gatuani derisa të zbuten. Më pas, shtoni xhenxhefilin, hudhrën dhe specin djegës dhe skuqni për 2-3 minuta që të lëshojnë aromën e tyre. Së fundmi, shtoni pataten e ëmbël dhe lëngun e perimeve. Zmadhoni temperaturën dhe lini supën të vlojë. Ulni temperaturën, vendosni kapakun dhe lini të ziejë ngadalë për 15 minuta ose derisa patatja e ëmbël të jetë zier.

Hiqni tenxheren nga zjarri dhe përzieni supën me një grirëse dore elektrike, për të ftuar një strukturë kremoze. Shtoni erëza sipas shijes, kurse për dekorim pak qumësht kokosi ose salcë kosi ​​në secilën pjatë. Përveç kësaj, spërkatni sipër koriandër të freskët të grirë, disa fara qimnoni dhe fjolla speci djegës – të skuqura më parë në disa pika vaj.