Supë me salmon të tymosur

Supë me salmon të tymosur

Përbërësit e nevojshëm:

  • 200 g salmon të tymosur
  • 400 g patate
  • ½ presh
  • 3 karota
  • 2 gjethe dafine
  • 1 lugë kopër
  • 1 kub peshku për supë
  • 100 ml krem ​​neutral (hopla)
  • 100 ml ujë (më së paku)
  • 4-5 degë majdanoz
  • 30 g gjalpë

Përgatitja:
Preshin, patatet dhe karotat prisni në kuba të vegjël. Shkrini gjalpin në një tenxhere për supë dhe skuqni preshin në zjarr të ulët. Sapo preshi të zbutet, vendosni pjesën tjetër të perimeve të skuqen fare pak. Hidhni ujë, vendosni gjethet e dafinës dhe kubin e peshkut për supë. Mbulojeni tenxheren dhe lini perimet të zihen. Sapo perimet të jenë zbutur, vendosni copat e salmonit dhe duke e përzier vazhdimisht, shtoni kremin (hoplën). Hidhni erëzat në supë dhe në fund vendosni koprën e freskët dhe majdanozin. Zieni supën edhe për 4-5 minuta dhe lëreni mënjanë. Shërbejeni me një fetë bukë të ngrohtë integrale.