Tartë me krem çokollate dhe lajthi

Tartë me krem çokollate dhe lajthi

Përbërësit e nevojshëm për brumin:

  • 18 kone të mëdha për akullore
  • ½ lugë çaji kripë
  • 2 lugë të mesme mjaltë
  • 85 g gjalpë

Përbërësit për mbushjen:

  • 45 g lajthi
  • 45 g shurup panje ose mjaltë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 400 ml krem ​​të ëmbël
  • 150 g çokollatë të zezë

Përgatitja:

Ngroheni furrën paraprakisht në 150 gradë. Vendosni konet dhe kripën në një grirës elektrik dhe bluani derisa të fitoni një miell të imët. Më pas, shtoni gjalpin e shkrirë të ftohur, mjaltin dhe përzieni për të fituar një masë homogjene. Shtroni brumin në një enë tarte dhe piqeni për rreth 25 minuta. Përzieni lajthitë, sheqerin dhe kripën në 60 ml ujë. Vendosni në zjarr të ziejnë për 1 min. Pastaj, vendosni në letër për pjekje dhe lini të piqen për rreth 15 minuta. 170 ml krem ​​të ëmbël vendosni të ziejë në një tenxhere me madhësi mesatare, më pas hiqeni nga zjarri dhe shtoni çokollatën. Lereni të qëndrojë për 5 minuta, më pas përzieni mirë dhe lereni të ftohet në temperaturën e dhomës. Në një tas të madh, rrihni pjesën tjetër të kremit të ëmbël derisa të fitoni një krem të fortë, më pas bashkoni me përzierjen e çokollatës. Hidhni mbushjen mbi brumin e ftohur dhe sipër spërkatni lajthi të grira. Vendoseni tortën në frigorifer të qëndrojë për 1 orë.