Truket e amvisave të mëdha

Truket e amvisave të mëdha

16 këshilla praktike që do t’ju kursejnë kohë

NË KUZHINË

1. Si i ruani makaronat tuaja që të mos rrjedhin? Vendosni lugën e drurit mbi tenxheren që vëlon që të shpërthejnë flluskat para se të dalin. Ky truk funksionon pa marrë parasysh se në cilën sobë po gatuani dhe do t’ju shpëtojë nga fshirja e ujit të derdhur.
2. Si të ftohet vera për një orë? Lgni disa peshqir kuzhine dhe me to mbështillni verën përpara se ta vendosni në frigorifer. Peshqirët e lagshtë do të ngrijnë më shpejt dhe do të tërheqin nxehtësinë nga vera, kështu që do të ftohet më shpejt.
3. Si të mbledhim yndyrën nga ushqimi? Kaloni një kub akulli mbi tepsi dhe shikoni yndyrën që ngjitet sikur të përdorni një magnet.
4. Si të hiqni një copë lëvozhgë nga vezët? Edhe amvisave të njohura ndonjëherë u bie një pjesë e lëvozhgës kur thyejnë vezët. Por më kot provoni me lugë, sepse lëvozhga rrëshqet mbi metal. Provoni gjysmën më të madhe të guaskës.

NË LAVATRIÇE

1. Hiqni markerin nga veshja. Lavatriçja nuk heq njollat e markerëve sepse markerët dhe lapsat e bojës nuk janë të tretshëm në ujë. Por ato janë të tretshme në alkool, ndaj hidhni llak flokësh mbi njollën dhe shikoni si zhduket para syve tuaj. Lani veshjen dhe do të duket si e re.
2. Hiqni shenjat e zeza nga rrobat e lëkurës. Përdorni vata pambuku (ato të rrumbullakëta për pastrimin e fytyrës) dhe heqës manikyri që nuk përmban aceton. Nëse dëshironi të pastroni të gjithë sipërfaqen, spërkateni me pastrues dritaresh dhe do të shkëlqejë.
3. Parandaloni elektricitetin. Përshkroni tërë sipërfaqen e palltos me një varëse metalike. Metali do të marrë elektronet e tepërta të këqija që shkaktojnë elektricitet.
4. Mbërthejeni vetë byzylykun. Hapni njërën kapëse (njërën nga mbajtëset e letrës) dhe bëni një grep në formë S. Kaloni grepin nga vrima për të shoqëruar lidhjen dhe fiksoni me dorën tjetër.

VETË MJESHTËR I PUNËS SUAJ

1. Ngul një gozhdë pa e lënduar veten. Në vend që ta mbani gozhdën me gishtin e madh dhe tregues, kapeni me një kapse rrobash dhe vendoseni në mur.
2. Fshehni shenjën në mobiljet prej druri. Fërkojeni shenjën me arrë! Vajrat natyralë të arrës do të depërtojnë në zgavër, do ta mbushin atë dhe do të jetë më pak e dukshme.
3. Zhbllokoni dushin nga bigorri Zhvidhosni kokën e dushit dhe lëreni brenda natës në një tas të mbushur me uthull të bardhë. Të nesërmen në mëngjes, lajeni nën rubinet dhe shikoni se si shkëlqen. Nuk mund ta lironi kokën e dushit? Mbushni një qese akulli me uthull të bardhë deri në gjysmë dhe zhytni dushin. Me ndihmën e një spangoje leukoplasti, lidhni dushin dhe lëreni të veprojë.
4. Kontrolloni nëse bateria është bosh. Hidheni baterinë vertikalisht nga një lartësi e ulët në një sipërfaqe të fortë. Nëse kërcen, atëherë është bosh, dhe nëse përplaset, atëherë medhe është ende plot (e gjithë kjo lidhet me kimikatet brenda).