Edhe pse nuk është zgjedhja e parë në kuzhinë, kjo erëz aromatike fsheh përfitime të panumërta shëndetësore. Trumza e bletëve përmirëson tretjen, ndaj dietologët rekomandojnë që të përdoret për shijimin e mishit ose të perimeve, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime në stomak dhe fryrje të barkut si fasulet dhe thjerrëzat. Lëngu përdoret edhe si bar për çaj me të cilin njerëzit nga kohërat e lashta qetësonin stomakun e trazuar.
Trumza e bletëve është një ilaç natyral efektiv për diarrenë që është vërtetuar se redukton të përzierat, sepse përmban përbërës aktivë që parandalojnë rritjen e baktereve në sistemin tretës. Hulumtimet e fundit tregojnë se kjo barishte ul me sukses presionin e lartë të gjakut dhe qetëson rrahjet e shpejta të zemrës. Është mirë të konsumohet në stinën e ftohtë, sepse qetëson dhimbjen e fytit dhe redukton kollën. Pak njerëz e dinë se trumza e bletëve përdoret gjerësisht te njerëzit me diabet, sepse bari redukton ndjenjën e etjes që e shkakton kjo sëmundje.