Vaji CBD, Ndihme per dridhjet

Vaji CBD, Ndihme per dridhjet

Dridhjet janë lëvizje të pavullnetshme të trupit të shkaktuara nga çrregullime neurologjike në rajonet e trurit të cilët kontrollojnë lëvizjen. Shkaqet që shkatërrojnë ose degradojnë qelizat e trurit, të tilla si sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit ose goditja në tru, mund të shkaktojnë dridhje.

Dridhja esenciale (ET) është një sindromë e zakonshme klinike e cila karakterizohet me dridhje gjatë lëvizjes e cila prek të dy ekstremitetet e sipërme, që mund të rrezikojë kryerjen e detyrave me duar dhe të dëmtojë performancën funksionale dhe sociale.

Sistemi endokanabinoid (ECS) kontrollon një sërë procesesh thelbësore fiziologjike, duke përfshirë funksionet motorike dhe lëvizjen, sepse dridhjet janë lëvizje të muskujve që shfaqen me lëkundje ritmike para-prapa.

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë studiuar përfitimet shëndetësore të CBD, me përpjekje të mëdha kërkimore në lidhje me ndikimin CBD te dridhjet.
Trajtimi primar farmakologjik është simptomatik, por barnat efektive janë disi të kufizuara. Ekziston një nevojë e qartë për të gjetur terapi të reja efektive për traj

imin e dridhjes esenciale. Kanabidioli (CBD) është një modulator i receptorit CB1 dhe agonistët CB1 mund të reduktojnë dridhjen në modelet eksperimentale.

Supozuam se vetëm një marrje akute e CBD do të reduktonte dridhjen te pacientët me ET.

Shkaqet e zakonshme të dridhjeve

Dridhjet mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, nga sëmundjet neurodegjenerative deri tek ankthi, dëmtimi i trurit, plakja dhe simptomat e tërheqjes nga varësia.
Më shpesh, dridhjet shkaktohen nga çrregullime neurologjike në rajonet e trurit që kontrollojnë lëvizjen. Kushtet që shkatërrojnë ose degradojnë qelizat e trurit, siç janë sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit ose goditja në tru, mund të shkaktojnë dridhje.

Megjithatë, ato mund të shfaqen edhe si rezultat i heqjes dorë nga barnat ose si një efekt anësor i barnave të caktuara. Dridhja shpesh paraqitet gjatë ngjarjeve stresuese kur një person po përjeton ankth.

Dridhjet e përkohshme nuk janë shenjë alarmante, episodet kronike mund të paralajmërojnë një sëmundje serioze e cila kërkon ndihmë mjekësore.

Sistemi endokanabinoid (ECS) kontrollon një sërë procesesh thelbësore fiziologjike, duke përfshirë funksionet motorike dhe lëvizjen, sepse dridhjet janë lëvizje të muskujve që shfaqen me lëkundje ritmike para-prapa.

Nga ana tjetër, kjo sugjeron që ECS mund të jetë një objektiv terapeutik për njerëzit që kërkojnë menazhim efektiv të dridhjes.

Vaji CBD është një modulator i ECS, por a mund të ndihmojë për dridhjet?

Ky artikull studion se si CBD ndikon te dridhjet dhe çfarë thotë shkenca për potencialin e tij terapeutik në këtë temë.

A ndihmon vaji CBD me dridhjet e duarve?

Siç u përmend, CBD ndërvepron me ECS, i cili është një sistem i gjerë i receptorëve dhe neurotransmetuesve që punojnë për të ruajtur homeostazën midis funksioneve themelore të trupit – duke përfshirë edhe lëvizjen e muskujve.

Kur CBD i rregullon këta receptorë, prodhon efekte relaksuese dhe antispazmatike; gjithashtu mund të bllokojë çlirimin e proteinave pro-inflamatore të cilat njihen për dëmtimin e sistemit nervor. Në këtë mënyrë, CBD mund të lehtësojë simptomat e dridhjes dhe të veprojë në mënyrë efektive si një neuroprotektant.

Një studim me minj tregoi se CBD jep rezultate superiore në lehtësimin e dridhjeve pa shfaqur asnjë efekt anësor kërcënues për jetën ose të shkaktojë dëmtime. Autorët përcaktuan gjithashtu se cilët receptorë mund të përfshihen në këto efekte, duke sugjeruar se CBD lidhet me receptorin 5-HT1A për të parandaluar dridhjet përmes aktivizimit të receptorit TRPV1.
Efektet e vajit CBD ndaj dridhjeve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit

Siç u përmend më herët, dridhjet në përgjithësi janë rezultat i çrregullimeve neurodegjenerative, siç është sëmundja e Parkinsonit (PD). Ky çrregullim i pakthyeshëm i sistemit nervor qendror shkakton te njerëzit qëndrim jo të rregullt të trupit, lëvizje të pakontrolluara të muskujve, muskuj të ngurtë dhe dridhje.

omnikum

Aktualisht, ilaçi më efektiv për trajtimin e PD është levodopa (l-DOPA). Megjithatë, përdorimi afatgjatë i levodopës mund të çojë në diskinezi të induktuara nga l-DOPA (LIDs), të cilat janë një formë e lëvizjeve të pavullnetshme të muskujve. Këto efekte anësore i kanë nxitur studiuesit të hulumtojnë strategji alternative për trajtim, dhe një rrugë premtuese është sistemi endokanabinoid (ECS). ECS luan një rol jetik në neuromodulimin e ganglioneve bazale (BG), një grup strukturash nënkortikale, përgjegjëse për rregullimin e lëvizjes. Mosfunksionimi në BG është një tipar kryesor i PD dhe prek qarqet nervore GABAergjike, glutamatergike dhe dopaminergjike.

Viteve të fundit, kanabidioli (CBD), një fitokanabinoid jo psikotropik që përfitohet nga Cannabis sativa L., ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme për përfitimet e tij të mundshme terapeutike në menazhimin e PD. CBD është i njohur për efektet e tij kompensuese në ECS dhe rolin e tij si një neuromodulator dhe neuroprotektant. Studimet kanë treguar se CBD nuk e përkeqëson funksionin motorik dhe mund të zvogëlojë rezultatet e përgjithshme të shkallës së unifikuar të vlerësimit të sëmundjes së Parkinsonit, një mjet i zakonshëm i vlerësimit të PD. Përveç kësaj, nuk u vërejt asnjë efekt negativ gjatë trajtimit me CBD, që është një avantazh i rëndësishëm në kërkimin e një menazhimi të përmirësuar të PD.

Në vitin 2015, Neurotherapeutics publikoi një studim i cili shqyrtonte efikasitetin e kanabisit mjekësor për simptomat e PD, duke arritur në përfundimin se shumica e subjekteve treguan përmirësime të dukshme në fund të trajtimit.

Pacientët nga Qendra e Çrregullimeve të Lëvizjes në Pragë, gjithashtu raportuan një cilësi të përmirësuar të jetës për shkak të lehtësimit të theksuar të simptomave pas përdorimit të kanabisit.
Siç është thënë, kanabisi mjekësor nuk është i njëjtë me vajin CBD që fitohet nga kërpi. I pari mund të përmbajë sasi më të larta të THC mbi CBD dhe kanabinoidë të tjerë, ndërsa i dyti vjen me vetëm 0.3% THC ose më pak – që do të thotë se efektet e vajit CBD të marrë nga kanabisi nuk mund të përsëriten me ekstrakte me prejardhje nga kërpi.

Vaj CBD për dridhjet e të moshuarve

Nevojiten më shumë studime për të përcaktuar nëse CBD mund të përdoret si monoterapi për të menazhuar dridhjet dhe simptoma të tjera te të moshuarit dhe pacientët me PD.
Megjithatë, disa neuroshkencëtarë pranojnë se CBD mund të veprojë si një neuroprotekant që ndihmon me PD. Një studim i publikuar në Shoqërinë Farmakologjike Britanike, theksoi se CBD mund të rregullojë (reduktojë-modulojë) neurotransmetimin dhe të inkurajojë neurogjenezën (formimin e qelizave të reja të trurit).
Këto efekte u testuan si monoterapi dhe në kombinim me kanabinoidë të tjerë, te pacientët me sëmundjen Hantington, sklerozën e shumëfishtë dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Forma të tjera të dridhjeve për të cilat mund të ndihmojë vaji CBD

Plakja dhe çrregullimet e tjera neurodegjenerative janë vetëm dy shkaqe të dridhjeve për të cilat CBD mund të ndihmojë. Por, a mund të lehtësojë gjithashtu edhe dridhjet e shkaktuara nga stresi apo lëndimet e trurit?

Vaj CBD për dridhjet shkaktuara nga ankthi

Në një studim të fundit të publikuar nga Revista e Psikofarmakologjisë, autorët zbuluan se CBD redukton ankthin dhe amplitudën e dridhjes te pacientët me PD. Ekipi hulumtues përdori një dozë prej 300 mg CBD/në ditë, e cila siguroi përfitime të rëndësishme për rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe shpeshtësinë e dridhjeve te subjektet.
Shkencëtarët gjithashtu vërejtën një reduktim të dridhjeve të lidhura me ankthin gjatë një testi të simuluar për të folurit publik.
Studime të tjera nënkuptojnë se CBD mund të ketë përfitime terapeutike për njerëzit me çrregullime ankthi dhe gjendje neuropsikiatrike.

Vaj CBD kundër dridhjeve nga dëmtimet e trurit

Një studim i kafshëve nga Pharmaceuticals tregoi se CBD mund të ndikojë pozitivisht në rigjenerimin e trurit pas lëndimit dhe goditjes ishemike (të shkaktuar nga bllokimi i enëve të gjakut).
Studimi zbuloi se CBD kryen veprime neuroprotektive dhe ndihmon në riparimin e komunikimit midis neuroneve në tru. Studiuesit përdorën 3 mg/kg CBD në ditë te minjtë me ishemi cerebrale – duke raportuar përmirësim të koordinimit motorik dhe rezultateve neurologjike.
Autorët konluduan se më shumë kërkime do të ndihmojnë në përcaktimin e vlerës klinike të CBD-së për dëmtimet e trurit dhe goditjen në tru.
Shkencëtarët tashmë për një kohë të gjatë po testojnë përfitimet shëndetësore të CBD-së, me përpjekje të mëdha kërkimore lidhur me ndikimin e CBD te dridhjet.