Vezë të Pashkëve me çokollatë

Vezë të Pashkëve me çokollatë

Përbërësit e nevojshëm:

  • 100 g hurma të freskëta pa fara
  • 100 g çokollatë të shkrirë
  • 150 g fruta të thata të bluara
  • 50-70 g drithëra

Përbërësit për glazurën:

  • 150-200 g çokollatë
  • 2 lugë vaj
  • çokollatë e bardhë për dekorim

Përgatitja:

Hidhni në grirëse të gjithë përbërësit (përveç drithërave). Në masën homogjene të fituar, shtoni drithërat pasi i keni copëtuar më parë në copa më të vogla duke përdorur një kavanoz. Nga masa e përftuar formoni topa në formë veze dhe i vendosni në frigorifer të forcohen për gjysmë ore. Shkrini çokollatën së bashku me vajin, lyeni vezët një nga një dhe më pas vendosni ato në frigorifer për t’u forcuar. Në fund, dekoroni vezët e pashkëve me çokollatën e bardhë të shkrirë.