Fruti i zhegëzës së ëmbël ka formë rrethore ose ovale. Fruti i pjekur ka ngjyrë të verdhë ose vjollcë të mbyllur dhe ka brendësi të butë, gjegjësisht pak të fortë me shumë fara.
Fruti mund të hahet ose nga ai mund të shtrydhim lëng.Lënu shpesh herë i shtohet ndonjë peme tjetër për përforcim të aromës.
Frutat përmbajnë acid limoni ose të mollës, amilopektin, flavonoide, vajra të dobishëm ose vitamin C. Poashtu, përmbajnë edhe vitamin B6, si dhe hekur, kalium dhe firbra.
Nga fara e shegëzës së ëmbël fitohet vaji i cili përmban acid linonik, acid oleinik dhe acid palmitinik. Gjen zbatime të ndryshme në prodhimin e kozmetikës dhe në ushqime.
Indianët të Amerikës Jugore e njohin shumë mirë shegëzën e ëmbël si bimë shëruese, andaj shpesh përdoret në mjeksinë alternative braziliane.