Venët e zgjeruara

Venët e zgjeruara
Vera nënkupton hedhja e shtresa të trashe të robave dhe ekspozimi i figurës suaj në bikini. Por, për pjesën dërmuese, sidomos për gratë, kjo stinë mund të sjell edhe disa mungesa ose shqetësime. Venët e zgjeruara paraqitren ose keqësohen gjatë muajve veror më shumë se çdo periudhë tjetër të vitit, parandaj ata që vuajnë nga venët e zgjeruara mund të goditen në mënyrë akute gjatë verës,edhe fizikisht edhe emocionalisht, për shkak të simptomeve të keqësuara dhe rritjes së vetëdijes.

Venët e këmbëve janë enë të gjakut të cilët bartin gjakun nga këmbët ka zemra, në drejtimin e kundërt me gravitetin.

Venët e zgjeruara janë enë të sëmura të gjakut, më shpesh të ekstremiteteve të poshtme. Ata janë vena me valvolajofunksional venoz. Me vetë dëmtimin e valvolëskrijohet refluksi venoz. Kjo na shpien te zgjerimi i mureve venoze dhe krijimi i bulbave gjarpërore,gjegjësisht zgjerimi i venëve. Një enë e këtillë e gjakut nuk ka mundësi ta kryej funksionin e saj të zakonshme të pompimit të gjajut në zemër. Nëse nuk trajtohen, venët mund të shkaktojnë komplikime.

Pothuaj40% e grave dhe 25% e meshkujve kanë vena të zgjeruara.

Arsyet

Arsyeja kryesore për ndodhjen e venëve të zgjeruara është pozita e pingul ose e drejtuar e njeriut. Ajo pozitë jep mbingarkesë të madhe në enët e gjakut në ekstremitetet e poshtme që direkt na shpien te krijimi i venëve të zgjeruara. Valvolat e dobësuara venoze poashtu janë një nga faktorët kyç. Venët e zgjeruara ndodhin edhe si pasojë e predispozicionit gjenetik. Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, shtatzanie, trashjapoashtu janë disa faktorë që na shpien te kjo gjendje.

Valvolat e dobësuara venoze

Funksioni kryesor i valvolavevenoz është të pengohet refluksi venoz. Valvolat venoze te njerëzit nuk janë mjaft të zhvilluara që të mund të mbajnë dhe drejtojnë tërë gjakun ka zemra. Një pjesë e gjakut ka rrjedhje të kundërt, me çka rezulton mbajtja e siasirave të mëdha të gjakut në vena në ekstremitet e poshtme dhe zgjerimin e tyre. Të gjithë faktorët të cilët kontribojnë në dobësimin e valvolësvenoze janë faktorë indirekt që shkaktojnë zgjerimin e venëve.

Aktiviteti i pamjaftueshëm fizik

Gjatë lëvizjes së gjakut ka zemra, vetëm valvolat venoze nuk mjaftojnë që të kontrollohet fuqia e gravitacionit. Te individët që janë fizikisht aktiv, muskujt e këmbës ndihmojnë në pompimin e gjakut, kurse te njerëzit që një kohë më të gjatë e kalojnë në pozitën e ulur ose në këmbë, muskujt janë në formë të të dobët dhe nuk japin mbështetje të mjaftueshme venëve, andaj lehtë bëhen vena të zgjeruara.

Parapëlqimi gjentik

Kjo gjendje shpesh paraqitet në disa gjenerata në të njejtën familje. Te personat që kanë patapëlqime gjenetike për zgjedhimin e venëve ju rekomandohet veprimi prevenues që të shtyhen paraqitja e tyre. Ruatja e gjendjes fizike dhe ushqimi i cili e përmirëson sturkturën e e enëve të gjakut janë preventiva më e mirë e zgjrimit të venëve.

Venët e zgjeruara në shtatzani

Venët e zgjeruara shumë më shpesh i godasin gratë se sa meshkujt. Arsyeja për atë gjithsesi është shtatzania.Ata gjatë shtatzanisë ndodhin për shkak të ndryshimeve hormonale, gjegjësisht për shkak të tajimit të rritur të progesteronit i cili na shpien deri te dobësimi i mureve të enëve të gjakut, dhe me këtë edhe te zgjerimi i venëve. Shtypja të cilën pesha e foshnjës e krijon në ekstremitetet e poshtme poashtu është faktor për paraqitjen e zgjerimit të venëve. Të dhënat statistikore tregojnë se venët e zgjeruara shfaqen te 40 % e shtatzënave.

Simtpomet të cilat manifestohen

Tensioni dhe pesha në këmbë janë simptomet e para që manifestohen para zgjerimit të venëve.Përveç këtyre, te shumë raste paraqiten ngërçe dhe ëntje të vazhdueshme në këmbë, sidomos rreth kyçeve. Së pari zgjerohen kapilaret, kurse më vonë edhe venët. Venët e zgjeruara mund të kenë pengues madje deri në një centimetër., Paraqitet edhe çngjyrimi i lëkurës rreth venës së zgjeruar dhe dhimbje pas qëndirmit më të gjatë ulur ose në këmbë.

Koimplikimet e venëve të zgjeruara, edhepse të rralla, mund të përfshijnë:

  • Të thatin– ulçerat të sëmurë mund të formohen në lëkurën afër venëve të zgjeruara, sidomos afër nyjeve. Çngjyrimi i lëkurës zakoinisht fillon para se të formohet të thati.
  • Kokërrzimi i gjakut. Ndonjëherë jo vetëm venat sipërfqsore mund të rriten. Në ato raste, këmbët shumë shpejt mund tëbymehetdhe të ndjehet vazhdimisht dhimbje. Çdo dhimbje e tillë e vazhdueshme në këmbë ose ëntje kërkon ndihmë mjeksore, sepse mund të jetë simptom i kokërrizimittë gjakut– gjendje e cila në mjeksi njihet si tromboflebitis.
  • Gjakderdhja. Kohë pas kohe, venët shumë afër lëkurës mund të plasin.Kjo zakonisht shkakton gjakderdhje të vogël. Por, çdo gjakderdhje kërkon ndihmë mjeksore.

Prevenimi

Nuk ka mundësi që plotësisht t’i pengojmë venat. Por, përmirësimi i qarkullimit të gjakut dhe tonusit muskulor mund ta rreduktoj rrezikun nga zgjermi i venëve.Masat e njëjta të cilat mund t’i ndërmerrni për ta trajtuar shqetësimin nga venët e zgjeruara në shtëpi, mund të ndihmojnë në pengimin e zgjerimit të venëve, duke përfshirë:

– ushtrimet, ecja ose notimi mund të ndihmojnë në pengimin e zgjerimit të venëve.
– ruatja e peshës normale.
– ushqimi i pasur me thjerrza dietale, por sasi të vogël të kripës.
– shmangni transmastet(sepse e keqësojnë qarkullimin e gjakut dhe kanë ndikim ndezës), alkoolin dhe kofeinën(që kanë ndikim dehidratues).
– përmirësoni elasticitein e enëve të gjakut me marrjen e vitaminës B dhe C, kurse me marrjen e vitaminës E ju ndihmoni pengimin e kokërrzimit të gjakut dhe ta përmirësoni qarkullimin.
– shmangni mbatjen e takave të larta dhe çorapeve të ngushta. Rekomandohet mbajtja e çorapeve ose fashave elastike .
– dush me ujë të vakët ose të ftohtë.
– mos qëndroni ulur gjatë kohë me këmbë të kryqëzuara. Kur uleni më mirë, nëse keni mundësi, t’i mbani këmbët gjysmë të mbledhura.
– nëse duhet të qëndroni më gjatë,lakonishputat poshtë e latë dhe rrotulloni në drejtim të akrepave të orës që t’i lëvizni muskut dhe kyçet.

Metoda e mjekimit

Në fillim, venët e zgjeruara mund të trajtohen me metoda jo operative.Terapia konzervative dhe përdorimi i barnave mund t’i zbus vështirësitë me zgjerimin e venëve.Nëse venët e zgjeruara tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të sëmundjes dhe bëhen jo funksionale, ata patjetër të largohen. Venët e zgjeruara largohen me operim klasik, me lazer ose radioterapi me operacion me avull uijor.

Trajtimi shtëpiak i venëve të zgjeruara

Ushtrime

Ushtrimi i rregullt nxit qarkullimin më të mirë të gjakut në këmbë. Ushtrimi,poashtu ndihmon që të reduktohet shtypja gjakut, që është edhe një faktor që kontribon në zgjerimin e enëve. Ushtrimet e tilla janë: notimi, ecja, biçiklizmi, joga.

Çorap kompresiv 

Çorapët kompresiv mund të gjenden në më shumë farmaci dhe mund të ndihmojnë në krijimin e shtypjes te këmbët. Kjo ju ndihmon muskujve dhe venave që ta lëvizin gjakun ka zemra.

Vajra esencial

Vaji nga gështenja e egër (Aesculus hippocastanum L.) dhevaji nga pisha(Pinus maritima) mund të ndihmojnë që të reduktohet dhimbja në këmbë, pesha dhe kruarja te njerëzit me insufiçiencë kronike venoze, që është arsye kryesore për venët e zgjerzuara, si dhe për reduktimin e ëntjeve në këmbë.

Ndryshimet në ushqim

Ushqimi i begatshëm mund të paraqet një nga tretmanet shtëpiake për venët e zgjeruara. Ushqimi me kalium (bajamet dhe fëstekët, thjerrëzat dhe fasulja e bardhë, patatet, perimet me gjethe, salmoni dhe tuna) mund t’i ndihmoj venët e zgjeruara me anë të reduktimit të mbatjes së ujit në trup.

Kripa dhe ushqimi i pasur me natrium mund të shkaktoj mbatjtjen e ujit në trup andaj duhet të evitohet.

Njerëzit të cilët janë me peshë të tepërt kanë probabilitet më të lartë për zgjerimin e venëve, prandaj reduktimi i kilogramëve të tepërt mund të reduktoj shtypjen mbi venët dhe ta lehtësoj ëntjen dhe shqetësimin.

Konsumoni më shumë flavonoide. Flavonoidet e përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Ushqimi i cili përmban flavonoide:perime, duke prëfshirë qepë, spec, spinaq dhe brokoli; agrume dhe rush, qershi, molla dhe boronicë, kakao, hudhër.

Mbani këmbët pak të ngritura– mbajtja e këmbëve pak të ngritura në të njejtën lartësi me zemrën ose mbi të do të ndihmoj që të përmirësohet qarkullimi. Me këtë reduktohet shtypja në venët e këmbëve dhe graviteti do të ndihmoj që gjakut të rrjedh pa penguar ka zemra.

Masazha.Masazhimi i butë i vendeve të përshtatura mund të ndihmoj për qarkullimin..

Me rëndësi thelbësore është që të shmanget shtypja direkt mbi venat.