Gjatë muajve veror me rëndësi të veçantë është të theksohet konsumi i tepërt i lëngjeve sepse, për shkak të ekspozimit ndaj temepraturave të larta dhe djersitjes së madhe, humbasim sasira të mëdha të lëngjeve nga organizmi ynë, prandaj nevojitet plotësim me konsum plotësues me anë të ushqimit dhe pijeve. Hidratimi i përshtatshëm i trupit tuaj është me rëndësi gjatë tërë vitit, por gjatë periudhës së verës, kur mbizotërojnë temepratura të larta dhe kur jemi më të ekspozuar ndaj rrezikut nga vala e të nxehtit dhe dehidratimi, konsumi i mjaftueshëm i ujit është me rëndësi të veçantë për mirëmbajtjen e barazpeshës së lëngut i cili është kyç për funksionimin e drejtë të organizmit tonë.
Uji luan një rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e organizmit tonë. Paraqet një zbërthyes univerzal i të gjithë materieve organike dhe jo organike. Është me rëndësi të veçantë për ruatjen e tempertaurës normale trupore dhe shtypjes së gjakut, ajo është secenciale për mirëmbajtjen e qarkullimit të gjakut, luan rol të madh në mbartjen e materieve ushqyese deri te qelizat e organizmit tonë dhe zbërthimi i tyre,e ruan hidratimin e lëkurës (e përmirëson mirëmbatjen e elasticiteti të saj dhe prevenon paraqitjen e parakohshme të rruthave),e përmirëson tretjen dhe prevenon kapsllëkun, si dhe ndihmon eliminimin e toksineve nga organizmi.
Gjatë periudhës së verës, shumë më shumë kohë kalojmë jashtë, jemi fizikisht më aktiv dhe djersitemi më shumë, andaj është me rëndësi që të hidratohemi mirë. Rreth 2/3 e peshës së trupit në organizmin tonë i takojn ujit. Trupi i njeriut mund të mbijetoj një periudh të caktuar pa ushqim por pa ujë nuk mund të jetoj më shumë se disa ditë. Çdo ditë, organizmi ynë në mënyrë natyrore humbet ujë nëpërmjet veshkëve,mushkrëve të bardha dhe lëkurës. Në ditët e nxehta verore, me anë të djersitjes ne humbasim madje deri 1,3 l ujë në ditë.Në këto ditë të nxehta verore duhet t’i kushtojmë shumë kujdes një problemi shpeshherë të injoruar–dehidratimit.
Hidratimi i duhur i trupit tonë nuk nënkupton pirjen e ujit vetëm kur jemi të etur. Uji duhet të pihet shumë më herët para se të paraqitet ndjenja e etjes.
Simptomet e dehidratimit
Etja nuk është indikatorit më i mirë për nevojën për ujë.Nëse kemi përjetuar etje, kjo don të thotë se ne kemi dehidratuar. Dehidratimi i organizmit më shpesh ndodh gjatë verës, kur harrojmë të konsumojmë mjaftueshëm ujë dhe të konsumojmë më shumë lëngje dhe ushqime të pasura me ujë. Përveç etjes, simptomet tjera që mund të paraqiten si rezultat i dehidratimit janë tharja e gojës, urinë me ngjyrë të errët dhe erë të pazakontë, përgjumje dhe lodhje e vazhdueshme, erë e keqe e trupit, ligësi e muskujve, kokëdhimbje, marramendje, etj.Nëse dehidratimi është më serioz, atëherë kemi më shumë simptoma. Mirë është ta dëgjojmë trupin tonë, andajkushtoni vëmendje këtyre indikatorëve që tregojnë se trupi juaj ka dehidratuar dhe kan nevojë për ujë.
Siç thamë edhe më herët, trupi jonë përban2/3 ujë, prandaj efektet e dehidratimit vërehen menjëherë.Me dehidratim nënkuptohet barazpesha negative e ujit në organizëm. Dehidratimi fillon kur sasia e ujit që e humbasim nga organizmi jonë është më e madhe se sasia e ujit që e konsumojmë. Mungesa e ujit në organizëm paraqet pasoja të pa dëshiruara.Nëse dehidratimi vazhdon një kohë më të gjatë, atëherë pasojat mund të jenë edhe fatale.
Pyetja kyçe te hidratimi është sa ujë, gjegjësisht sa duhet të konsumohen lëngje që të plotësohen nevojat ditore njerzore. Nevojat trupore për ujë janë individuale dhe varen nga disa faktorë, siç janë:gjendja e përgjithshme shëndetsore, temepratura, nevojat metabolike, shkalla e aktiviteti fizik, etj.Sërish, më shpesh rekomandimet për konsumin e ujit mesatarisht janë 2 litra në ditë për femra dhe 3 litra në ditë për meshkuj. Meshkujt kanë nevojë më të madhe për ujë sepse kanë më shumë ind joyndyror (pra muskulor) në trup. Sipas rekomandimeve të OBSH(Organiazat botërore shëndetsore), hidratimi optimal arrihet me konsum të 80 % ujë si pije, kurse nëpërmjet ushqimit duhet të konsumohen 20% ujë në ditë.
Përveç konsumit të ujit gjatë periudhës së verës, për të ruajtur hidratimin me rëndësi është konsumi i produkteve që përmbajnë sasira të mëdha të ujit. Parashtrohet pyetje cili është ushqimi më i mirë për hidratim të organizmit.
Ja, disa produkte që më së miri e hidratojnë organizmin gjatë verës:
- Trangulli
Trangulli përmban rreth95% ujë dhe numërohen te produktet që përmbajnë sasia të lartë të ujit.Janë me pak kalori dhe përmbajnë vitaminën C, K, A, B6, kalium, magnez, fitonutrient, si dhe fibra dietale. Pasi vera është stiana e tyre, tani është koha që maksimalisht ta përdorni këtë ushqim të shijshëm dhe të shëndetshëm.
- Shalqini
Shalqini përmban rreth93% ujë(150 g shalqin përmban 115 ml ujë). Përveç shijes së tij të parezistueshme, ai paraqet një burim të begatshëm të kaliumit, vitaminës C, vitaminës A, vitaminës B6, kalciumit,magnezit, etj.Ajo përmnan likopen(karotenoid dhe antioksidant të fuqishëm) më shumë se çdo pemë dhe perim tjetër.
- Kungulleshka
Kungulleshka është perim i njohur veror që përmban rreth 95% ujë dhe është me pak kalori. Burim mjaft i mirë i fibrave dietale, viaminës A, C dhe K, acidit folik, magnezit, kaliumit, bakërit dhe manganit. Për shkak se gjatë përpunimit termik humb mjaft ujë, më së miri është që të konsumohet freskët.
- Domatet
Domati i kuq, i lëngshëm dhe i shijshëm është perim i pa evitueshëm në periudhën e verës. Përmban pothuaj95% ujë dhe numërohet mes produkteve më hidratuese. Përmban sasi të mjatushme të vitaminës A, C dhe K, kalium dhe mangan. Përveç kësaj, përmban likopen dhe fije dietale.
Uji me të vërtetë përmban eliksir për jetë. Duke shijuar të gjitha bukuritë që na i ofron vera, mos harroni të konsumoni ujë të mjaftueshëm dhe të konsumoni produkte të freskëta të pasura me ujë që më së miri do t’ju hidratojnë në periudhën e verës.
Trupi juaj do të jetë falënderues.