Mani i ziështënjë nga pemët më të shijshme, si dhe një nga pemët më të preferuara pikërisht për shkak të shijes së butë.Sot, vazhdimisht e më pak përdoret në tryezën tonë, edhepse vlerat e saj mjekuese dhe ushqyese janë shumë të njohura. Paraqet një begati domethënëse nga natyra që mund të përdoret edhe në fomë të produkteve të thata.
Ekzistojnë tri lloje të manave dhe atë i bardhë, i zi dhe i kuq– por në botë ka edhe shumë lloje tjera të ndryshme. Llojet e manit të zi, para se gjithash, dallohen sipas ngjyrës, por pjesërisht edhe sipas vetive mjekuese.Është interesante që te kjo pemë, mjekuese janë të gjithë pjesët e bimës, gjë që sjell shumë begati gjatë mjekimit të sëmundjeve të ndryshme. Përmban një sasi të madhe të vitamave:C, A, K, B, magnez, hekur, dhe sasi të antioksidantëve dhe anticianidëve.