Shtrapri, latinisht Capsella Bursa – Pastoris, te populli njihet edhe si maca ruse, më don nuk më do,thënie e gjysheveose bari i vajzës. Rritet nëpër livadhe, pranë rrugëve, në fusha dhe kopshte.
Shtrapri paraqet një bimë një ose dy vjeaçe, e cila rritet deri në 50 cm, trungu është i drejtë, pak i përhapur, gjethet janë më të mëdha dhe formë pendave,ndahen dhe ndërtojnë rozetë, por gjatësisht kërcellet janë të imëta,të gjata, të mprehtadhe anësh janë të plota.
Në anën e sipërme të kërcellit gjenden gjethet që janë të bardha dhe të imëta, me moshë të ndryshme, në maje gjendenpipëza,kurse nën to gjethe të hapura. Frutat janë të rrumbullakët dhe me lëvozhga, dhe kur do të piqen, plasin, dhe nga pjesa e brendshme bie shumë fara të vogla, me ndihmën e të cilave kjo bimëpërhapet.
Lulëzon nga marsi deri në nëntor, kurse pjesën mjekuese të bimës e paraqet pjesa mbi tokë(Bursa pastoris herba), e cila mblidhet përderisa bima është e njomë, sepse atëherë është mjekuese, kurse kjo është në periudhën nga pranvera e hershme e deri në vjeshtën e vonshme.
Bima nuk ka erë, kurse shijen e ka pak djegëse, dhe buron nga heterozidet e sulfurit që i përmban..
Komponentet mjekuese
Përveç heterozideve, kjo pjesë mbitokësore përmban komponente të ndryshme të cilat janë: baza organike, tiramin, acetil-holin, acide të ndryshme organike, saponoside, vitamin C dhe të tjera.
Përdorimi
Shtrapri paraqet një nga bimët më të njohura hemostatike dhe përdorimi i saj në mjeksinë popullore është i madh. Përdoret te llojet e ndryshme të gjakdedhjes, duke përfshirë edhe gjakderdhjen e ndonjë pjese të brendshme kur çaji nga shtrapri është zgjidhja e duhur. Në këtë drejtim, mund të përdoret dhe ndihmon në parandalimin e gjakderdhjes në mushkri të bardha, veshkë, lukth, zorrë, mitër, hundë dhe gjatë nxjerjes së dhëmbëve. Përdoret gjatë gjakderdhjes menstruale dhe menstracioneve të çrregullta, si dhe për parandalimin e gjakderdhjes gjatë urinimit. Ndihmon edhe te hemoroidet, gurët në veshkë, ndezjen në fshikëz dhe mëlçi të zezë. Kjo bimë ka ndikim anti-inflamator dhe i përfocrcon muret e enëve të gjakut.
Poashtu, përdoren edhe për mjekimin e tumorit (fibroma) në mitër, për rregullimin e shtypjes së gjakut (dhe për shtypje të madhe dhe të vogël). Mund të përdoret te sëmundjet e muskulaturës, nyjeve, dobësitë e muskujve në zorrën e trashë, prolaps(rënia e zorrës së trashë), mitër dhe hernia. Përdoret në fomë të çajit, kompresve,kupave dhe tinkturave. Për përgatitjen e çajit, përdoret pjesa mbitokësore e bimës dhe atë: lulet, gjethet dhe frutat. Në500 ml ujë të zijer i lëmë të thartohen2 lugë shtrapër, pastaj ena mbulohet dhe e lëmë të qëndroj 10 minuta deri2 orë.
Gjatë ditës, nuk duhet të konsumohet më shumë se 500 ml dhe, kjo sasi është e nevojshme të ndahet në pjesë brenda ditës. Konsumi i tij pa nevojë mund të ketë pasoja negative dhe duhet të përmendim se çajin nga shtrapri nuk guxojnë ta konsumojnë gratë shtatzënë. Më shpesh përdoret në kombinim me bimët tjera, me çka përmirësohet aroma dhe shija. Mund të kombinohet me tëharr, kamomile dhe vishtullë të bardhë, pastaj me barin e pezmitdhe korren e dushkut.Poashtu, kombinohet me nane, kamomile, lule kumaku, kputja dhe gjeth hithëri, gjatë gjakderdhjes në veshkë, kurse në kombinim me alkemil, shkëlqyeshëm i zvoglon problemet gjenikologjike.