Këtu janë disa këshilla për dridhje pozitive brenda mureve të preferuar. Në karantinë apo jo, shtëpia është një vend ku me kënaqësi kthehemi. Është një kënd që duhet të na çlirojë nga stresi që e grumbullojmë nga jashtë. Por për të rimbushur bateritë tuaja me energji pozitive, sigurohuni që të mos bëhet toksik.
Humbni mes fjalëve
Hulumtimet nga Universiteti i Sussex zbuluan se leximi uli nivelet e stresit me një 68% befasues – gjithashtu ngadalësonë rrahjet e zemrës, duke ulur tensionin e muskujve. Prandaj, zgjedhni një kënd të ndonjë dhome në shtëpi dhe shndërrojeni atë në një kënd leximi. Vendosni një kolltuk, hidhni një batanije me një ton neutral, vendosni një vazo me livandë të tharë dhe rregulloni disa libra në dysheme. Riorganizimi i librave nganjëherë është i mjaftueshëm për të krijuar një atmosferë që kërkon lexim.
Ftoni natyrën në shtëpi
Lidhja e thellë midis njeriut dhe natyrës që është thelbësore për mbijetesën dhe mirëqenien e njeriut është më se e ligjshme. Prandaj, dizajni biofilia ose dizajni që imiton natyrën është aktual. Një mjedis në të cilin integrohen pjesa e jashtme dhe e brendshme. Ky dizajn është veçanërisht i dobishëm në zyra për të rritur produktivitetin dhe për të zvogëluar stresin e punonjësve. Ju ende nuk e kuptoni! Zyra me dru të vërtetë në mesë ose me mur të gjelbër të krijuar nga bimë të vërteta. Për fillim, kthejeni ballkonin në një mini-xhungël.
A keni dëgjuar për lule ajrore? E tëra për të cilën kanë nevojë është ajri për të mbijetuar dhe ata do të dekorojnë në mënyrë perfekte muret e përparme të dhomës së ndenjes.
Teknologjia pas derës
Psikoterapistja Nanci Kolier, në librin e saj “The Power Of Off”, thotë se mënyra se si njerëzit përdorin teknologjinë nënkupton një tru të ngarkuar me mendime të panumërta, por të menduar minimal. Në përkthim, të menduarit racional dhe produktiv mbahet në minimum. Zgjidhja? Jo aq “shtëpi të zgjuara”. Lidheni celularin për t’u ngarkuar në korridor dhe konsiderojeni sikur të ishte telefon fiks; vendosni laptopin në tryezë sikur të ishte një kompjuter desktop. Ideja është që ta vendosni teknologjinë në vende që do t’ju detyrojnë të vendosni me vetëdije nëse do ta përdorni. Lëreni përdorimin e tij të bëhet zgjedhja juaj, jo zakoni juaj.
Pastroni ajrin natyrshëm
Hulumtimet nga Imperial College London kanë zbuluar se ndotja e ajrit fshin të gjitha përfitimet e fituara nga sportet, veçanërisht ato që përfshijnë mushkëritë dhe zemrën. Mos u mashtroni se jeni të sigurt në shtëpi – kimikatet, gazrat dhe bakteret ngecin nëpër korridoret, kryesisht në ndërtesa, që do të thotë se ajri mund të ndotet 5 herë më i ndotur se sa ajri jashtë, pretendon OBSH-ja. Dhe këtu lulet që pastrojnë ajrin luajnë rolin e vet. Aloe vera, prodhon oksigjen gjatë natës; Dredhka e djallit heq formaldehidin dhe benzenin në ajër.