A jeni i lumtur? Vetëm 33 përqind e njerëzve u përgjigjën po për të njëjtën pyetje, sipas një studimi të fundit global. Um, mjaft ironike, nëse merren parasysh mediat sociale të cilat janë të vërshuara me çaste lumturie. Është e qartë se jemi të fiksuar me emocione, siç dëshmohet edhe nga rritjaprej 14% e shitjeve të librave për vetë-ndihmë krahasuar me zhanret e tjerë. Pyetja është sa dimë ta njohim dhe shijojmë lumturinë e vërtetë?
Fiksimi i vazhdueshëm i vibracioneve pozitive në të vërtetë na largon nga qëllimi. Në ditët e sotme duket se është bërë e ndalur të jesh i pikëlluar. Por, për të qenë vërtet të lumtur, duhet të rezervoni një vend edhe për dhimbjen. Lumturia nuk është një gjendje që zgjat përgjithmonë, nëse e këtë e kuptoni më shpejt, më pak do të krahasoheni me të tjerët dhe do të kurseni vetveten nga zhgënjimet në ditore.
Si duket lumturia e vërtetë, si ta fitojmë atë më shpejt dhe ta shijojmë në sasi të mëdha? Përgjigja është shumë më e thjeshtë nga sa mendoni, dhe secili prej jush tashmë ka përbërësit magjikë.
Harxhojeni lumturinë tuaj
Nëse i pyesim njerëzit se çfarë do të bënin me një shumë të madhe parash të fituara, shumica do të përgjigjen se do të shkonin në një destinacion ekzotik ose do të blinin këpucë të shtrenjta – për shumicën, zgjedhja do të ishte diçka e materiale. Por të mirat materiale sjellin lumturi afatshkurtër, për një jetë të lumtur afatgjatë, për shembull, nevojitet më shumë kohë për veten.
Koha
Paguani dikujt të bëjë punën që ju urreni dhe shfrytëzoni kohën që ju ka mbetur për t’u ulur me miqtë ose për të lexuar një libër. Të gjithë duam më shumë kohë dhe më shumë para, dhe një nga mjeshtrit për lumturi qëndron në ekuilibrin e duhur të këtyre dyve. Cili nga ne do të paguante fëmijën e një fqiju që të kosit barin? Askush, sepse jemi të bindur që kjo ndodh vetëm në film. Nga ana tjetër, ne e shoqërojmë lumturinë me arritjen e qëllimeve dhe detyrimeve, edhe pse që lumturia të ndodhë, nevojitet t’i anashkalojmë disa detyrime nga jeta jonë.
Përvoja
Karriera jonë është bërë simboli i statusit përfundimtar – ne punojmë sa më shumë të jetë e mundur dhe sa më gjatë të jetë e mundur, duke synuar atë periudhën e papërcaktuar të cilën shpresojmë se do të shijojmë, udhëtojmë ose përfundimisht do t’i kushtohemi hobi tonë. Ne i perceptojmë paratë si një burim kufizues, ndërsa kohën si të jo kufizues, kur në fakt është e kundërta. Por truri i njeriut është i kurdisur të mendojë për të ardhmen, kështu që mos e gjykoni veten për vështirësinë e të jetuarit në të tashmen. Vazhdoni të planifikoni dhe ëndërroni, por nëse ai udhëtim në Paris kërkon ende shumë vite, të paktën shkoni për një provë verë franceze.
TË TJERËT
Për të qenë të lumtur, bëni dikë të lumtur – tingëllon e njohur, apo jo? Shpenzimi i parave për të tjerët sjell gëzim të madh, thotë Elizabet Dun, profesoresh e psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe bashkë-autore e “Happy Money”: The Science of Happier Spending. Ideja nuk është të ofrojmë para, por të ofroni kënaqësi përmes një dhurate ose një gjesti të papritur. Për shembull, paguani një masazh për ju dhe atë që keni zgjedhur të lumturoheni dhe të shkoni së bashku.
Kënaqësitë e vogla të tilla si çiklizmi ose fillimi i një hobi të ri sjellin një dozë më të madhe lumturie sesa të rindërtimi me diçka materiale.
Mendoni nëpër prizmin e lumturisë
Lumturia varet nga ne dhe çfarë do të përdorim/bëjmë në kushtet e dhëna. Nuk është e thjeshtë të ndryshosh mënyrën si mendon, por sigurisht që këto dy zakone do të shpejtonin procesin e shikimit përmes syzeve rozë.
VLERËSONI STATUSIN (MOMENTAL)
“Njerëzit supozojnë se do të jenë të lumtur pasi të arrijnë një nivel të caktuar – financiarisht, kreativ, romantik,” thotë Laurie Santos, një profesoresh e psikologjisë në Universitetin Jell. Problemi është se pika e fillimit ndryshon. Do të merrni një rritje të pagave dhe për pak kohë do të filloni të mendoni për rritjen tjetër. “Njerëzit mendojnë mrapsht,” thotë Santos. Lumturia sjell sukses, jo anasjelltas. Ndryshoni shabllonin duke shprehur me zë gjithçka për të cilën jeni mirënjohës.
BËHUNI REAL
Dëshironi të ishit të lumtur 24/7? Tani është e qartë pse po dështoni. Emocionet e këqija janë një pjesë integrale e jetës, nëse i pranoni ato si normale, do t’i tejkaloni ato më lehtë. Në të njëjtën kohë, ju do të zhvilloni një imazh lehtësisht të arritshëm të lumturisë.
Kultivoni lumturinë
Supozoni se doni të shkoni në klasa vallëzimi, por nëse shkoni 5 ditë në javë gjatë gjithë vitit, me siguri do të mërziteni. Njerëzit ndryshojnë, dhe bashkë me to ndryshojnë edhe aktivitetet që i lumturuan ata, thotë profesoresha e psikologjisë Sonja Liubomirski, e cila është gjithashtu autore e “The Myths of Happiness”. Për të mos rënë në apati, ndiqni planin e saj me 3 hapa:
NDRYSHIME
Njerëzit përshtaten shpejt me kushtet e vazhdueshme dhe të pandryshueshme, kështu që përfshini inovacione në rutinën tuaj aktuale për të rritur angazhimin. Nëse ju pëlqen të gatuani, në vend të ëmbëlsirave standarde, përgatitni një recetë moderne si buka e bananës.
SURPRIZA
A ka një kohë më të mirë për të ndryshuar planet tuaja sesa minuta e fundit? Spontaniteti është mjeti më efektiv në arsenalin e lumturisë, thonë kërkimet. Ne nuk po themi për të ndryshuar planet e mëdha që ndoshta do të shkatërrojnë ditën e dikujt, por gjëra të vogla – dilni në darkë me të dashurit edhe pse keni bërë kokoshka për të parë një film.
KËNAQUNI TANI
Mësoni të thithni momentet, madje edhe ato të parëndësishme në dukje. Ndërsa shëtisni qenin, vini re ngjyrat e natyrës, erën që përkëdhel lëkurën tuaj. Nëse kjo tingëllon si shaka edhe si detyrim, mos e humbni shpresën – kur e shohim lumturinë si një qëllim që kërkon punë të vështirë dhe kujdes, do të thotë që i japim kuptim. Në kthim, lumturia do të na e vërshojë jetën tonë.
LUMTURI NË MES TË SHOQËRISË SË MIRË
Për fat të mirë, asnjë nga praktikat e mësipërme nuk përfshin miqësi (shoqëri), por kurdo që të jetë e mundur, përfshini dikë pasi efektet do të jenë më të mëdha. Lidhja sociale është një lidhje kryesore për lumturinë, sepse njeriut i duhen marrëdhënie dhe lidhje të thella dhe kuptimplota. Për të përmirësuar plotësisht ekzistencën tuaj, është e nevojshme të lidheni me të panjohur, thotë profesoresha e psikologjisë, Laurie Santos. Vullnetare në një organizatë për të takuar njerëz të rinj ose herë pas here të përdorin transportin publik në vend makinës. Por mos harroni të bisedoni me personin pranë jush, e jo të zhytemi në ekranin e celularit tuaj.