Meditim – 5 fenomenet që inkurajojnë

Meditim – 5 fenomenet që inkurajojnë

FRYMËMARRJA KA NDIKIM
A punon truri juaj me kapacitet të plotë? E vetmja gjë që duhet të bëni është të merrni frymë. “Përqendrimi në frymëmarrje dhe ndjesitë e saj duket se lidhin zemrën me kokën”, thotë Dr. Daniel Siegel, një profesor klinik në Universitetin e Kalifornisë dhe autor i “Aware”: The Science And Practice Of Presence. “Kjo praktikë ul rrahjet e zemrës dhe ul nivelet e kortizolit, duke ju bërë të ndiheni më pak të stresuar”.

2 BETA BLLOKER
Përqendrimi në të tashmen besohet se zvogëlon valët beta të trurit (ato që janë aktive ndërsa numëroni gjithçka që duhet të bëni). Por studiuesit norvegjezë që studiuan valët e trurit në njerëzit që meditojnë gjetën një prani më të lartë të valëve beta (që lidhen me të mësuarit, kujtesën dhe intuitën) dhe valëve alfa (që lidhen me krijimtarinë). Studimi, i cili përfshiu murgjit tibetianë, zbuloi gjithashtu valë gama të shoqëruara me një shkallë të lartë të vetëdijes.

3 MATERIA GRI ËSHTË E RËNDËSISHME
Edhe pse truri është programuar të endet, bredhja e vazhdueshme e trurit shoqërohet me nivele më të ulëta të lumturisë. Studimet e trurit për njerëzit me vite përvojë meditimi zbulojnë më pak aktivitet në korteksin e cingulatit të pasëm – pjesa e trurit e lidhur me vetë-vëzhgimin dhe kontrollin kognitiv – duke zbuluar një aftësi më të madhe për t’u përqendruar në këtu dhe tani. Mos harroni, e tashmja është një dhuratë!

4 DOBITË E TRURIT
Është mirë të dimë se meditimi mund të stimulojë rritjen e trurit. Studimet tregojnë trashje të hipokampusit tek njerëzit që meditojnë vazhdimisht – pjesa e trurit përgjegjëse për nxënie, të kuptuarit dhe kujtesën. Rritja u vu re gjithashtu në korteksin cerebral, e cila çon në përpunimin më të shpejtë mendor të informacioneve dhe në kujtesë më të mirë.

5 MBROJTËS I QELIZAVE
Përveç pretendimeve se parandalon sëmundjen e Alzheimerit, meditimi i rregullt përmirëson imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular. “Meditimi përmirëson shëndetin dhe jetën e qelizave duke stimuluar enzimën telomerazë – ajo riparon dhe mban përfundimet kromozomale”, thotë Dr. Siegel.