Kur godet uria

Kur godet uria
Zëvendësuesit modernë dhe të shëndetshëm për patatet e skuqura janë frutat e thata. Por sa e sigurt është kjo delikatesë e ëmbël?

Ashtu si fruti i freskët edhe ai i dehidratuar përmban vitamina që veprojnë si antioksidantë. Por për shkak të mungesës së ujit, përbërja është shumë më e përqendruar. Këtu nënkuptojmë fibrat bimore, të cilat, pa marrë parasysh sa të mira janë, mund të shkaktojë fryrje dhe ngërçe barku. Frutat e thata gjithashtu përmbajnë më shumë sheqer, që do të thotë më shumë kalori. Edhe frutat e thata jo të ëmbla përmbajnë sheqerëra që janë të vështirë për t’u përpunuar në sasira të mëdha. Sulfatet ( konservans i zakonshëm) mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe diarre. Nëse i hani në mënyra të moderuar, frutat e thata sigurisht që do t’ju shkëpusin nga mezet më pak ushqyese. Për të mos e ngrënë tërë qesen, blini nga ato me djegës.

Kafshata të matura…

… që frutat e thata të mos shqetësojnë stomakun

PINI UJË

Si katalizatorë për tretje, fibrat do t’ju çojnë në tualet për shumë shkurt kohë. Por nëse jeni të dehidratuar, ato do të thithin çdo lëng në trupin tuaj. Rezultati? Kapsllëk.

DEFINONI RACIONET

Ndani frutat në kuti të ndryshme, me nga dy pjesë frutash të mëdha (kajsi, pjeshkë, mollë) dhe dy lugë supe me fruta të vegjël (mjedër, manaferra, qershigla). Qesen dërgojeni në kuzhinë.

KONSUMONI PROTEINA

Kur kombinoni mezen tuaj të preferuar me proteina ose ndonjë burim yndyre, si fruta me bërthamë ose kos grek, me siguri do të kënaqni shqisat, kështu që ka më pak të ngjarë ta teproni me opsionet e sheqerit.

Dimër i bardhë, ushqimi i bardhë

Kërpudha Përmbajnë selen, një antioksidant i shkëlqyeshëm që mbron qelizat nga dëmtimi dhe kështu rrit imunitetin.

Kosi Do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, sepse është e pasur me proteina (20 g në 1 filxhan). Plus, do t’ju kthejë humorin në ditët e zymta të dimrit, pasi zvogëlon simptomat e depresionit.

Fasulja e bardhë Plotëson nevojat e proteinave ashtu si mishi – 1/2 filxhan përmban 9 g proteina dhe 7 g fibra.

Rrepka Është e pasur me vitaminë C dhe fibra dhe më pak se 20 kalori për 1/2 filxhan. Mbron zemrën dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri falë sulforafanit, i cili i jep asaj një shije të hidhur.

Qepa Një aleat i shkëlqyeshëm kundër baktereve dhe viruseve, në sajë të alicinit – i cili përmban komponentin aktiv të squfuri.