Çlironi vetveten Status quo – realiteti apo gjendja shpirtërore?

Çlironi vetveten Status quo – realiteti apo gjendja shpirtërore?

Status quo ose dukuri psikologjike që i bën njerëzit të ndihen rehat kur janë në terren të njohur – edhe kur situata është e pakëndshme dhe e padëshirueshme. Për këto arsye, njerëzit mbeten të bllokuar në martesa të palumtura ose në vende të punës që nuk i përmbushin. A e keni gjetur veten? A është e mundur të dilni nga makina që punon pa ngarkesë? Këtu janë disa arsye “PRO” dhe “KUNDËR” që do t’ju ndihmojnë të mbani timonin më fort.

 

PËRQËNDRIM POZITIV NDAJ ËNDËRRAVE

Kultivoni entuziazëm, imagjinoni skenarë madje edhe të pamundshëm se si do të dukej jeta juaj nëse do të arrinit qëllimin e imagjinuar për të cilin gjoja nuk keni guxim. Por, mos harroni të argëtoheni, sepse vetëm atëherë do të arrini qëllimin më shpejt sesa e prisnit.

PËRSIPËRMARRJEN E AKTIVITETEVE KONKRETE

Nëse ëndërroni një punë të re, ndani tridhjetë minuta për të kompletuar CV-në tuaj. Dëshironi të bëheni më të mirë në yoga? Zotëroni pozicionin  “përshëndetje e diellit” (një lloj ushtrimi i yoga). Me këto hapa të vegjël ju do të zvogëloni presionin që është kurthuar në zonën tuaj  të rehatisë dhe do të ndjeni një valë të vogël pozitiviteti.

 

KUNDËRNDARJES SË ËNDRRAVE ME PUBLIKUN

Për të qenë realist, ka gjithnjë e më pak njerëz që do t’ju inkurajojnë në misionin për të arritur atë që keni vendosur të bëni. Shumica e tyre do t’ju bombardojnë me të gjitha rezultatet e mundshme të këqija dhe kështu do t’ju shtyjnë në humnerën nga e cila sapo keni guxuar të dilni. Nëse keni nevojë për mbështetje, mendoni mirë se cili person në jetën tuaj di si ta tregojë atë, dhe gjatë rrugës di të dëgjojë dhe kritikojë sinqerisht. Të tjerëve thjesht ofrojuani vetëm suksesin, asgjë më shumë. Në rast se dështoni (megjithëse nuk ka gjasa), do të jetë më lehtë për ju ta kapërceni atë fakt në heshtje sesa duke iu përgjigjur pyetjeve nga të tjerët.

KUNDËRIDESË QË TË PREOKUPOHEMI ME REZULTATIN

Shpesh pyesim veten: “Ku dua të jem?” Në vend që të pyesim veten: “Si dua të ndihem?” Ndryshoni përqendrimin për të hequr qafe atë pritje të frikshme se si do të zhvillohen gjërat. Ky qëndrim do t’ju shtyjë përmes të gjithë sfidave dhe do t’ju bëjë të ndieni gëzim dhe mirënjohje edhe kur ajo që dëshironi nuk ka ardhur ende.