Çfarë të hani për të rivendosur ekuilibrin në trupin tuaj pas një përzierje të ëmbëlsirave, brioshëve, sallatës ruse, pijeve të gazuara dhe alkoolike?
KAFJALLI
Tërshëra ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga alkooli dhe larmia e ushqimeve. Bëni pure me tërshërë me banane për të kompensuar kaliumin e humbur; lëngje për të hidratuar trupin dhe çaj jeshil për të shtuar energji.
DREKA
Trupi ka nevojë për elektrolite për të kompensuar lëngjet e humbura, veçanërisht nëse e keni tepruar me alkool, kafe dhe diuretikë të tjerë. Supa (qoftë ajo me perime apo mish) do t’ju sigurojë natrium dhe do t’ju furnizojë me lëng të mjaftueshëm.
MESVAKTI
Vezë e zier – sepse përmban cisteinë, një acid që do të shpërbëjë sheqerin alkoolik dhe etanolin. Kombinojini ato me biskota të thatë, pasi karbohidratet e tyre do të sjellin nivelet e sheqerit në gjak në normale.
DARKA
Yndyrat anti-inflamatore në salmon mund të ngadalësojnë prodhimin e prostaglandinës, një hormon që përkeqëson dhimbjen e kokës nga pirja dhe vështirësitë nga ushqimi i yndyrshëm. Pini ujë me xhenxhefili nëse ndiheni të fryrë dhe ju vjen neveri kur mendoni për ushqyerje.