Vjellja gjatë shtatzanisë – duke përfshirë edhe formën më serioze të njohur si Hyperemesisgravidarum– manifestohet pothuaj te gjysma e grave shtatzënë. Pothuaj dy të tretat e grave shatzënë janë gra me shtazani të parë dhe më të reja. Në shumicën e rasteve manifestohet në formë më të butë, por rrallë herë gjendja e këtyre grave krijon nevojën për hospitalizim.
Sa i përket vjelljes gjatë shtatzanisë nuk ka arsye të dëshmuara. Sipas disa hetimeve arsyeja mund të jetë rritja e shpejtë e hormonit estradiol ose horiogonadotropn (i njohur si HCG). Kjo don të thotë se HCGështë një nga hormonet më të rëndësishme gjatë shtatzanisë i cili kulmin e arrinë mes javës 5 dhe 14 të shtatzanisë dhe i cili me anë të veprimit të hipotalamusit ( një pjesë e trurit) shkakton lëngatën dhe si pasojë edhe vjelljen. Sipas disa hetimeve tjera, vjellja ka një gjenezë psikosomatike. Faktikisht, psikoanalistët dëshmojnë se frika nga mospërshtatja si dhe konfliktet emocionale rezultojnë në hudhjen figurative-simbolike të shtatzanisë e cila manifestohet në formë të vjelljes. Theksohet se vështirësitë janë më të theksuara nëse gruaja nuk mund të përshtatet me kufizimet sociale dhe seksuale të cilat burojnë nga vetë shtatzania.
Secili individ ka një prag individual të stimulit të vjelljes, i cili shfaqet me ndryshime individuale në manifesimin e vjelljes dhe peshës së fotografisë klinike.
Lëngata dhe vjellja kryesisht manifestohen në mëngjes, pas zgjuarjes ku si rezultat humbet apetiti dhe nevoja për çfarëdo lloj ushqimi. Më së shpeshti fillon nga java 5-6 e shtatzanisë dhe, në shumicën e rasteve, zgjat deri javën e 16 kur edhe humbet „sikur të largohet me dorë„. Në shumë raste të rralla mund edhe të vazhdon gjatë tërë shtatzanisë.
Në stadiumin fillestar, përveç vështirësive subjektive, nuk kemi deficit të manifestuar ushqyes.
Me keqësimin e fotografisë klinike shfaqet edhe denutricioni.Për shkak të humbjes së apetitit dhe shfaqes së neverisë ndaj ushqimit, gruaja menjëherë bie në peshë, indi yndyror nënlëkuror zbutet dhe zëvoglohet masa muskulore. Te format e vështira gruaja shtatzënë mund të humb një të tretën e peshës përfundimtare. Si rezultat i dehidrimi të shprehur kemi plasjen dhe tharrjen e buzëve, tharrjen, zbutjen dhe plagosjen e gjuhës kurse fryma ka erë acetoni. Analizat laboratorike tregojnë hemokoncentrim dhe prani të trupave ketonik (aceton) në urinë. Te format më të rënda të sëmundjes vjen deri te paraqitja e inkterus (verdhëzës) – si rezultat i dëmtimit të mëlçis së zezë; si dhe statusit të ndryshuar elektrolit dhe hemostazës.
Fillimisht shërimi bëhet në ambulance, duke i dhënë gruas shtatzënë mbështetje dhe duke i larguar asaj frikën dhe konfliktet të cilat burojnë nga shtatzania. Rekomandohet pushim, sedativë të lehtë, antiemetikë ( barna kundërt vjellejs) si dhe vitamina. Me rëndësi të madhe është regjimi higjenik-dietal duke penguar shprehitë e këqija me ushqimin siç është përdorimi i ushqimit të ndryshëm. Duhet të përdoret më shumë ushqim i lehtë i cili kryesisht përmban albumine dhe karbohidrate.Të shmanget ushqimi i yndyrshëm ( gjalpi, qumshti me shumë yndyrë, kosi i kulluar…), erëzat (speci,cimet, qepa…), fërgesat, aromatizuesit me shije të tharët (kastravecat e tharta, gështenjat, perimet jugore, çokollada… Gruaja shtatzënë duhet të konsumoj aq më pak pije të gazuara sa është e mundur, kurse të konsumoj më shumë ujë të thjeshtë, më shpesh dhe me sasira më të vogla. Të ndërpritet duhanpirja ose konsumimi i pijeve alkoholike.
Format më të vështira hospitalizohen dhe trajtohen me terapi infusive.
Doktor Gjorgji Nikollov
Gjinekolog-Mami Specialist
Ordinanca Gjinekologjike -Mami: Genesis