Një shëtitje e zakonshme në natyrë ose park mund të rezulton edhe me disa vështirësi, por edhe në disa sëmundje serioze të cilat shkaktohet nga pickimi i këpushës dhe barjta e bakterieve të rrezikshme. Çka duhet të ndërmerret për t’u mbrojtur nga këpushat dhe çka duhet të bëjmë në rast se lokalizojmë një këpushë në lëkurë?
Çka janë këpushat ose rriqërat?
Këpushat (Ixodes) janë artropod të imë të cilët ushqehem me gjakun e nikoqirit të tij nëpërmjet trombës së ngulitur fortë në lëkurën e njeriut, në lëkurën e kafshve të egëra dhe atyre shtëpiake. Këpushat ngjiten pa dhimbje dhe duke mos shkaktuar krruarje, deri sa të mos thithin gjak të mjaftueshëm, (2-7 ditë ) në vendet me lëkurë më të hollë: pregibitet, pas veshit, nën sjetull dhe flokë, dhe në pjesët të cilat nuk mbrohen nga teshat.
Kur sulmojnë dhe ku?
Këpushat jetojnë në vegjetacion (pemë, kaçube dhe bar) ku lëvizin kafshët gjaknxehtë dhe njeriu. Aktiviteti i tyre fillon verës deri në ftohjet e para në vjeshtë. Më shpesh i sulmojnë fëmijët për shkak të ekspozimit të tyre dhe lojës së pakujdesëshme në sipërfaqet me bar dhe kaçube, si dhe njerëzit rekreativ të cilët bëjnë aktivitetet në natyrë, por të cilët nuk vishen si duhet dhe të pambrojtur me mjete të veçanta (bar insektlargues).
Përse pickimin e këpushës duhet ta konsiderojmë seriozisht?
Pickimi i këpushës përveç që mund të krijon një vështirësi lokale, për shkak të thithjes së gjakut te kafshët e ndryshme gjakënxehta, ajo mund të bartë edhe bakterie nga të cilat më e rrezikshme është Borrelia burgdorferi, shkaktare e sëmundjes së Lajmit. Simptomet e e sëmundjes së Lajmit janë: skuqja unazore e lëkurës te vendi i pickimit e cila zgjerohte, ndezje e lëkurës, kokëdhimbje, bymimi i nyjeve dhe i kanaleve linfatike. Mos trajtimi në kohë i sëmundjes së Lajmit, mund të shkakton dëmtimin e përhershëm dhe invaliditet.
Si mund të mbrohemi?
· Parandaloni aktivitetet në barin e gjatë të pa kositur dhe në kaçube.
· Domosdoshmërisht mbani tesha të ndritshme të cilat ju mbulojnë trupin ( krah të gjatë dhe këmbëzë mbi të cilat kemi çorape të tërhequr, kapuç), ku mund të vërehet dhe të largohet këpusha.
· Përdorim i domosdoshëm i mjeteve të cilat largojnë insektet – bari insektlargues në përputhje me udhëzimet për shkak të kohëzgjatjes së efektit.Te fëmijët më të vegjël nuk rekomandohet përdoimi i repelentit ose i barit insektlargues në duar sepse bartet edhe në gojë.
Pas aktiviteteve në natyrë largoni teshat e fëmijës të cilat duhet të pastrohen që të parandalojmë depërtimin e këpushave në shtëpi dhe kontrolloni nëse ka këpusha në lëkurën e fëmijës (përimtësisht kontrolloni lëkurëne mbuluar nga flokët).
Përse është e nevojshme që Urgjentisht të shkohet në ambulancë?
· Largimi jo profesional rrit rrezikun e bartjes së mikroorganizmave nga këpusha te njeriu. Për këtë arsye sugjerohet se 18-24 orët e para pas pickimit URGJENTISHT të shkohet në ambulancë ku do të largohet këpusha dhe do të shkruhet terapi e volitshme e cila do ta mbroj pacientin nga sëmundja e Lajmit.
· Largimi jo profesional i këpushës nga lëkura zakonisht është e pasuksesëshme sepse tromba e Këpushës ngel e fshehur nën lëkurë.
· Asnjëherë, në të vërtetë asnjëherë, mos e lyeni këpushën me alkohol, vaj, benzin ose lëngje tjera për shkak të rrezikut që të emetoj materie toksike??? si dhe bakterie në organizmin tuaj.