Mjedhëra është perim me shije magjike, aromatike dhe me burim të pasur të komponentave ushqyese me ndikime të dëshmuara shëruese. Gregët e vjetër kishin konsideruar mjedhrën si bar i shklqyer, por edhe sot është komponentë e rëndësishme e shumë preparateve tradicionale dhe farmaceutike me aplikim të gjërë.
Përbërja e cila duhet respektuar
Mjedhëra është e pasur me antioksidanse. 100 gram mjedhër përmban 44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C. Është shumë e pasur me fibra rritës, mangan, magnez, bakër, kalium dhe acide vajore Omega 3. Përbërja e këtillë e mbushur me kimikale dhe acid elagin, paraqet kombinimin ideal me ndikim të fuqishëm antioksidues, e neutralizon ndikimin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe ka ndikim të dëshmuar kundër kancerit.
Konsumimi i rregullt i mjedhrës zbukuron tenin, përforcon flokun, përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular dhe organeve të retjes, përforcon imunitetin dhe mbron nga inflamacioni.
Rekomandohet të konsumohet e freskët, por gjithsesi konsumimi edhe në formë të lëngët, kompostës ose çajit ka ndikime pozitive dhe shëruese.
Korniza: Për të shëndoshët dhe të sëmurët
Për shkak të begatisë me acid elagin në farat e mjedhrës, çdo ditë e më shumë kemi rekomandime për përdorimin e mjedhrës për parandalimin e zhvillimit të smunjdeve malinje.
Që të arrihet mbrojtje prevenuese, rekomandohet që çdo ditë të konsumohen 130 g mjedhër.
Faktor më të lartë natyror mbrojtës
Për shkak të përbërjes specifike dhe të pasur me vajra acidik Omega 3, Omega 6 dhe vitaminë E, vaji nga farat e mjedhrës paraqet prodhim të “përkryer” natyror për rrezitje me faktor të lartë të mbrojtjes.
Duke ju falimenderuar kësaj, në mënyrë shumë efikase e mbron lëkurën nga dielli i fuqishëm. Është vlerësuar se faktori mbrojtës i këtij vaji është mes 28 dhe 50, varësisht nga kushtet ku kultivohet.Mund të shfrytëzohet jo vetëm si mbojtje nga dielli por edhe për trajtim të rrudhave, vijave, egezemeve, dermatitit dhe, në përgjithsi, edhe për trajtimin e pezamitmit të lëkurës.
Ndikimi shërues i gjethit të mjedhrës
Frutat e mjedhrës janë shumë të këndshëm dhe të shëndetshëm, por poashtu edhe gjethi i mjedhrës ka ndikim të rëndësishëm dhe shërues.
Mjedhrën e quajnë bimë femrore sepse shëron shumë probleme me organet femrore. Çaji nga gjethet e saj ndihmon gjatë ngërçeve menstruale dhe gjatë gjakëdredhjeve të fuqishme. Mund të pihet para, gjatë dhe pas lindjes. Konsumimi i rregullt i çajit nga gjethet e mjedhrës nga dy filxhan në ditë gjatë shtatzanisë (pas muajit të tretë), i përforcon dhe i tonizon muret e mitrës, pengon abortin, ndihmon gjatë procesit të lindjes dhe e ul gjakderdhjen pas lindjes.
Pas lindjes përshpejton shërimin e mitrës dhe e stimulon laktacionin.
Çaji përdoret edhe për përforcimin e qiellzës, për dizinfektimin e bajameve dhe për parandalimin e diaeres.
Përgatitja e çajit:
1 gotë gjethe të thata të mjedhrës përzihen me 200 ml ujë të nxehtë. Pihet i ngrohtë!
Paralajmërim
Çaji nga gjethi i mjedhrës nuk rekomandohet në rast të abortit në shtatzanin paraprake.
Korniza – UTHULL NGA MJEDHËRA KUNDËR TEMPERATURËS SË LARTË
Përzijeni një litër uthuj molle me 500 gram mjedhër të grirë. Lejoni që të rri dhjetë ditë në temepraturë të ngrohtë dhe pastaj kullojeni.
Në rast të etheve dhe rritjes së temepraturës trupore, konsumoni nga dy lugë nga ky tretës i holluar në gotë me ujë disa herë në ditë.
Smute nga mjedhëra
Përbërsit:
• 60 gram mjedhër
• Gotë lëng të shtydhur ose të dendur nga portokalli
• Disa gjethe spinaqi
• 1 banane
• Dhjetra kube akulli
Me mikser duhet të përzijhen të gjitha dhe kënaquni me këtë pije freskuese verore.