Qumështi i mbretëreshës është një nga prodhimet më të rëndësishme të pordukteve të bletës. Njerëzit dhe bletarët e quajnë qumështi i bletëve, por ajo që është edhe më e rëndësishme, për shkak të strukturës së tij komplekse kimike, nuk mund të përgatitet në çfardo laboratorie. Paraqet një materie e cila, edhe sot pavarsisht nga zhvillimi i fuqishëm i shkencës, akoma nuk është zbuluar dhe shqyrtuar dhe paraqet një nga sekretet më mirë të ruajtura të natyrës. E quajnë ushqim mbretror sepse gjatë historisë, mbretërit e kanë përdorur në ushqimin e përditshëm. Besohet se qumështi i mbretreshës e ushqen trupin nga brenda, e ripërtrin atë, e pengon mplakjen, por në të njejtën kohë e rivitalizon edhe nga jasht. Paraqet substancën më të fuqishme e cila ringjall organizmin e njeriut.
Qumështi i mbretëreshës ka përbërje komplekse kimike
- ka mbi 150 përbërës aktiv biologjik
- 69% ujë
- 19% albumina (amonoacide esenciale)
- Të gjithë vitaminat (A,B,C…)
- 1-5,5% yndyrë
- 1% materie minerale
- HORMONE!!! SUBSTANCA STIMULUESE
- enzime
Ka koncentrim të madh të albuminave, sidomos të atyre të cilat përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale. I rëndësishëm është edhe koncentirmi i lartë i vitamineve nga grupi i kompleksit B, sidomos vitamini B dhe B6. Përmban koncentrim të madh të mineralit, madje edhe: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan si dhe biostimulator.
Ndikimet farmakologjike të qumështit të mbretëreshës
Në 1924, në mënyrë shkencore është vërtetuar aftësia shëruese e qumështit të mbretëreshës dhe qysh atëherë përdoret si imunostimulator i fuqishëm. I përforcon dhe i rrit aftësitë mbrojtëse të organizmit, e përforcon imunitetin dhe vepron si biostimulues i fuqishëm, largon lodhjen, sfilitjen, e rrit fuqinë fizike si dhe kondicionin mental.
Qumështi i mbretëreshës i pastron enët e gjakut, e ul kolesterolin në gjak ku si rezultat kemi qarkull të përmirësuar të gjakut dhe mund të patandaloj angina pektoris, infarkin dhe pikën në tru. Ndikm pozitiv ka edhe mbi sistemin nervor, përmirësohet koncentrimi, kujtesa, vullneti te njerëzit dhe në të njejtën kohë reduktohet nervoza, depresioni, largohet frika dhe pagjumësia. Me një fjalë, qumështi i mbretëreshës e përforcon sistemin nervor dhe e përmirëson shëndetin emocional.
Përmban përbërje antibakteriale dhe antivirusale, ndihmon gjatë influenzës, por edhe te hepatiti A, B, C. E përmirëson pasqyrën e gjakut, kurse ne reumatologji me sukses përdoret kundër artritisit, astrozës, diskopatisë dhe kundër kokëdhimbjes së fuqishme. Rëndësi të veçantë qumështi i mbretëreshës arrin me ndikimin e tij të fuqishëm mbi profilin hormonal te meshkujt dhe femrat, faktikisht e rrit fertilitetin, kurse femrat gjatë klimateriumit më lehtë e tejkalojnë këtë fazë të jetës së tyre. E përmirëson oreksin, ndihmon gjatë gastritisit, rrufës, ulçerës në lukth dhe në zorrën dymblëdhjetëgishtore, si dhe zbut simptomet te pacientët të cilët kanë problem me zorrën e trashë, gjegjësisht, të cilët kanë kolitis kronik.
Qumështi i mbretëreshës është kundërhelmë shumë i fuqishëm. E pastron trupin duke përmirësuar funksionin e mëlçisë dhe veshkëve, e rrit detoksikimin për 40%.
Dëshmi për profilin e fuqishëm famrakologjik të qumështit të mbretëreshës është vetë amza e cila ushqehet kryesisht me qumësht të mbretëreshës. Ajo jeton 7 vite, kurse një bletë e zakonshme jeton 30 ditë.Poashtu, amza çdo ditë bën nga 2 000 deri 3 000 vezë, e cila është dhjetra herë më shumë se sa pesha e vet.