Vetëshërimi i fëmijëve

Vetëshërimi i fëmijëve

Çka është vetëmjekimi ( vetëshërimi)?
Vetëshërimi përfshinë gjithçka që njerëzit bëjnë për të ruajtur shëndeti e tyre personal ose shëndetin e të tjerëve. Kjo përfshinë disa masa terapeutike dhe higjenike-fëmijrore- ushqimin, regjimin e lëvizjeve, braktisjen e shprehive jo të shëndosha dhe të dëmshme, shmangien e marrjes së barnave pa receta mjeksore, marrjen e mjeteve tjera për mirëmbatjen e shëndetit.
Vetëmjekimi (vetëshërimi) zbatohet me përdorimin e barnave dhe produkteve tjera mjeksore për simtomat të cilat mund t’i vëren vetë pacienti, si dhe problemet tjera të cilat janë të kufizuara vetvetiu.
Barëra për vetëmjekim kanë profil të njohur të sigurisë – kanë frekuencë dhe peshë të ulët të ndikimeve  negative. Pacientët mund vetë të dozojnë barëra dhe nuk ka rrezik për shëndetin nëse përdoren në mënyrë të duhur. Barërat e tillë jepen me kërkesë të pacientit dhe me rekomandim të farmacistit pa recetë mjekosre.
Shfrytëzimi i barërave  për vetëmjekim lidhte me përgjegjësi më të madhe të pacientit për vetë shëndetin e tij. Nëse simptomat vazhdojnë më shumë se tri ditë, pacienti udhëzohet në konsultim me mjekun.

Vetëmjekimi i fëmijëve
Fëmijët janë pjesë popullatës më të cenueshme në secilën shoqëri. Fëmijët dhe të rriturit nuk janë njësoj,  jo vetëm nga karateristikat e jashtëme, por ekzistojnë edhe dallime fiziologjike në lidhje me zhvillimin  dhe pjekurinë e organeve dhe përbërjen e trupit, të cilat në mënyrë të dukshme ndikojnë mbi efikasitetin  dhe sigurinë e  barërave. Andaj, përdorimi i barërave te foshnjët dhe fëmijët, me ose pa recetë, paraqet sfidë të madhe për punonjësit shëndetsor dhe për prindërit.
Përvojat tregojnë se fëmijët më së shpeshti vuajnë  nga sëmundje të vogla.

Kur mund të ndryshoj vetëmjekimi te fëmijët?
Sëmundjet më të shpeshta te fëmijët, siç janë kokëdhimbja, ftohja, fluenza, diarea, kapsllëku dhe dhembja e fytit, mund të trajtohen në kushte shtëpiake. Këto sëmndje më të shpeshti mund të trajtohen me barëra të cilat jepen pa recetë dhe pa kërkuar këshillë nga pediatri. Kur një fëmijë sëmuret, brenga prindore varet edhe nga niveli i njohjes së problemeve shjëndetsore. Prindërit mund të fitojnë këshilla nga punonjësit shëndetsor, mediumet, nga familja, nga miqtë dhe nga burimet tjera të cilët ndikojnë në trajtimin e sëmundjes së fëmijës së tyre. Përgjithsisht, konsiderohet se fëmijët të cilët kanë më shumë njohuri mjeksore më lehtë dhe më mirë do të trajtojnë simptomet e sëmunjdes së fëmijës së tyre.

Vetëmjekimi te fëmijët zbatohet në këto raste:

Ftohja te fëmijët
Ftohja është një nga sëmundjet më të shpeshta; pothuaj 1/3 nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kontrolluar në mjekun amë ankohen nga ftohja. Edhepse zakonisht ftohja është sëmundje e lehtë, prindërit akoma kanë problem  me trajtimin e simptomeve të ftohjes së fëmijës së tyre. Në shumë vende barërat për uljen e temepraturës dhe barërat tjerë të cilët i zbusin simptomet e ftohjes mund të përdoren pa rekomandim të mjekut.
Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj ftohjes në raport me të rriturit. Frekuenca reduktohet me moshën, për shkak të zhvillimit të sistemit imunitar. Hulumtime të caktuara treguan që me përqendje fëmijët nën moshën 1 vjeçare  fitojnë rreth 6 ftohje në vit; fëmijët nga mosha 1-2 vjeçare, 5-7 ftohje; fëmijët me moshë 3-4 vjeçare, 4-5 ftohje; fëmijët  me moshë 5-9 vite fitojnë rreth 3-5 ftohje në vit.
Produktet të cilat janë miratuar që të prëdoren te fëmijët me moshën në 6 vjeçare janë preparet të cilat më së shpeshti përmbajnë: barëra për uljen e temepraturës, medikamente për kollitje, medikamente kundër alergjive të cilat e zvoglojnë sekretimin, barërat të cilat e pengojnë kollitjen e thatë dhe pika për hundë të cilat i ulin simptomet e “ hundës së zënë. Këto kategori të barërave jepen për simptoma të ndryshme të ftohjes. Më së shpeshi kombinohen njëri me tjetri dhe jepen veçmas ose si kombinim i miratuar i barërva të gatshme.

Kokëdhimbja te fëmijët
Kokdhimbjet e rralla janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë kontrollime plotësuese mjeksore ose trajtim të posaçëm. Nëse kemi përsëritjen e shpesh të kokëdhimbjeve atëherë duhet të konsultohemi me mjekun, në shumë raste kjo mund kryhet shumë mirë në mbrotjen primare mjeksore.
Vetëmjekimi zbatohet me dhe pa barëra. Është e nevojshmë që prindërit ta ndjekin gjendjen e fëmijës, t’i shmangin gjendjet ku fëmija do të ekspozohet ndaj stresit, uris, lodhjes, irritimit nga drita ose zhurma. Prindërit duhet të mbajnë ditar të kokëdhimbjeve dhe t’i cekin shkaqet e mundshme. Ushtrimet e rregullta mund të jenë të dobishme. Gjumë i mjaftueshëm, ngrënie e rregullt, shmangia e shpejtësis së pa nevojshme– janë aspekte të nevojme të terapisë.
Në qoftë se edhe pas këtyre masave paraqitet kokëdhimbja e lehtë, mund të jepen barëra kundër dhembjes me dozë të rekomanduar dhe kohëzgjatje, në konsultim me farmacistin  dhe nga barërart e lëshuar për dhënie  pa recetë. Të tillë janë paracetamoll, ibuprofen, naproksen dhe forma tjera të shirupit, kandelave ose tabletave për fëmijët.

Kapsllëku te fëmijët
Kapsllëku shkakton disa probleme për të cilat fëmija ankohet, lidhur me sistemin e organeve të tretjes. Kapsllëku i butë ( lehtë) te fëmijët zakonisht mund të mjekohet me ndryshimin e ushqimit,  ushtrime të caktuara dhe aktivitete fizike.
Nëse boshadisja e zorrës shkakton dhimbje dhe frikë dhe/ose boshadisja e zorrës së trashë ndodh më rrallë se një herë në tre ditë, duhet të jepet terapi e duhur. Një pjesë e rëndësishme e trajtimit është edukimi dhe arsimimi dhe zhvillimi i shprehive normale të zorrës.
Në raste kur ka kapsllëk më të rëndë disa javë,  rekomandohet aplikimi i klizmave të vogla (mini klizma) pesë  mëngjese vijuese dhe barëra me bazë të lakulozës. Në rastet më të lehta, si dhe te foshnjët të cilët ushehen me sis, mjafton të përdoren vetëm barërat me bazë lakulozë. Përdorimi afatgjatë i laksativëve duhet të shmanget.
Mund të zbatohen ndryshime në ushqim aq shpejt sa është e mundur, me qëllim që të përfshihen më shumë që është e mundur thjerrza dietike.
Përfshirja e pediatrit, kirurgut fëmijror dhe psikiatrit fëmijror duhet të kërkohet për zgjidhjen e formave të vështira të kapsllëkut.

Diarea
Diarea te fëmijët më shpesh është pasojë e sëmundjes virusale në zorrë, por mund të jetë edhe si pasojë e infeksioneve më serioze infektive ose nga arsyet tjera. Gjatë diares së lehtë rekomandohet dietë me ushqim të lehtë, trajtim me mjete për kompenzimin e lëngjeve ( solucioni i rehidrimit oral) dhe dhënia e probiotikëve ( medikamente për normalizimin e florës së zorrës).
Pas fazës së rehidrimit vazhdohet me ushqim normal.
Nëse diarea ose vjellja vazhdojnë, prindërit duhet të sigurojnë konsumin e lëngjeve  dhe kriprave. Kjo mund të arrihet me ushqimin normal, por nëse fëmija nuk pranon të han, duhet të nxitet konsumimi plotësues i lëngjeve.
Nuk guxoni të zbatoni vetëmjekimin te fëmijët nën moshën 6 mujore, kur gjendja e përgjithshme është e keqe, kur kemi dehidratime të rënda, diare e cila zgjat më shumë se 5 ditë, humbje e peshës, dhembje e fortë në stomak dhe zorrë e trashë me gjak.
Larja e duarve redukton epizodat e diares te fëmijët për 30 % edhe në vendet e pasura edhe në ato të varfëra.

Rekomandime për prindërit për zbatimin e sigurtë të vetëmjekimit te fëmijët
Organizata shëndetsore botërore, mjeksia e mbështetur në dëshmi dhe, gjegjësisht, legjislativi i vendit tonë jep rekomandime vijuese të përgjithshme për prindërit gjatë vetëmjekimit të fëmijës:

  • Gjithmonë lexoni udhzimet e barit;
  • Duhet të dihet se cilin bar i keni dhënë fëmijës dhe në cilën sasi;
  • Mos luajni rolin e mjekut;
  • Ndiqni rekomandimet të cilat jepen për moshën dhe peshën;
  • Zbatoni rekomandimet „larg fëmijëve“;
  • Gjithmonë kontrolloni  paketimin dhe vetë barin nëse ka shenja të falsifikimit:
  • Kur konsideroni se sëmundja e fëmijës suaj është e lehtë, nëse ka nevojë, së pari zbatoni ndryshimet në ushqim dhe terapi me preparet bimore;
  • Nëse është e nevojshme, reduktoni ndikimin stresues te fëmija juaj;
  • Nuk duhet të alarmoheni lidhur me situatën e posakrijuar te fëmija juaj;
  • Nëse simptomet e sëmundjes te fëmija juaj vazhdojnë edhe më tutje edhe pas zbatimit të trajtimi të vetëmjekimit, atëherë duhet të drejtoheni te mjeku.

Republika e Maqedonisë
Në Republikën e Maqedonisë për vetëmjekim lejohen vetëm barëra të sigurt të shpërndarë në forma të ndryshme të formave dhe fuqive të dozuara, të përshtatura sipas moshës për të cilën janë krijuar dhe vendin ku do të prëdoren.
Barërat e lëshuar për vetëmjekim të fëmijëve janë zgjedhur me vëmendje dhe i plotësojnë kriteret në raport me situatat të cilat mund të jenë subjekt të vetëmjekimit, format farmaceutike të dozuara të cilat mund të shfrytëzohen nga fëmijët dhe sigurinë e vetë barërave.
Mënyra bashkohore e jetës, mundësia për më shumë të dhëna dhe institucionet e përshtatshme shëndetsore dhe nëpunësit shëndetsor, kultura më e madhe shëndetsore e qytetarëve nga njëra anë, dhe mundësia për vetëmjekim të gjendjeve më të lehta dhe simptomat pa vizit të mjekut, mund t’i zvoglojnë shpenzimet e fondeve shëndetsore, të shmanget traumatizimi i fëmijëve gjatë shkuarjes në mjek dhe të kursehet koha e prindërve.

Prof. D-r. Bistra Angelovska