Urojuni fat dhe rrugë të mbarë më të dashurve tu dhe bëhuni gati për t’u ballafaquar me mungesën e tyre!
Çdo ndarje nga fëmijët është e vështirë, madje edhe kur kjo është për të mirën e tyre. Më shpesh ndarja është më e vështirë për prindërit dhe është e mbushur me një dozë të madhe të brengës. Por nuk ka vend për panik. Do të befasoheni nga fakti se sa fëmijët janë adaptibil dhe sa janë dhe dinë të jenë të pavarur.
Ekskurzionet shkollore organizohen me një qëllim të vetëm– përvetësimin dhe zgjerimin e njohurive të tyre, dhe në të njejtën kohë edhe për zhvillimin dhe përforcimin e socializimit dhe solidaritetit.
Qëllimi i ekskurzioneve shkollore është që me anë të lojrave argëtuese-rekreative dhe socializuese fëmija të zhvillon mardhënie pozitive drejt vlerave kombëtare, artistike, shkencore dhe gjithëkulturore, ta njeh ndikimin e njeriut mbi natyrën dhe objektet dhe të zhvilloj afëtsi për mbikëqyrjen dhe njohjen të mjedisit lokal.
Një varg aktivitetesh të cilat zhvillohen gjatë kohës së ekskurzionit një- ose më shumë-ditor manifestohen me nxitjen e emocioneve pozitive, shoqërimin dhe mbështetjen, solidarizimin dhe njohjen më të mirë të bashkë pjesëmarësve.
Ekskurzionet shkollore japin mundësi për ndërtimin dhe realizimin e kulturës sportive dhe ndërtimin e shprehive për jetë të shëndoshë.
Ekskurzioni shkollor mund të realizohet gjithkund?
Më shpesh ekskurzionet njëditore realizohen në natyrë(vizit dhe mbikëqyrje të objekteve natyrore gjeografike– burim,lum,liqen, mal…), ecje rreth e përqark lagjes ose vetëm rreth një pjese të saj(njohja e objekteve të ndryshme shoqërore– posta, ambulanca…), vizit në park(parku i qytetit, mal,sipërfaqe më e vogël e gjelbërt dhe të tjera), vizit në objekte tjera të ndryshme(fabrika, kopsht zoologjik, supermarkete, qendra tregtare, etj.), vizita në institucionet edukative (muze, teatër, balet, oper).
Si ta përgatisim fëmijën për ekskurzionin një-ditor ose shumë-ditor?
Në çantë paketoni ushqim të thatë, pa ëmbëlsira ose lëngje për shkak të problemeve të mundshme.Nëse planifikoni të paketoni ëmbëlsira dhe lëngje, fusni në valixhe, por kujdesuni që të ketë mjaftë edhe për fëmijët tjerë.Sërish, qëllimi i shoqërimit është që të mësojnë të bashkëndaj me fëmijët tjerë.
Domosdoshmërisht shtoni mjaftë ujë për pije në çantë.
Kontrolloni parashikimin e motit dhe bazuar mbi këtë siguroni tesha sipas kushteve. Planifikoni befasi dhe paketoni pak më shumë tesha për rast nevoje.
Nuk është praktike që fëmija të mban celular. I shtoni edhe një bregë plus për të cilin duhet të kujdeset, dhe në të njejtën kohë nuk i lejoni që të jetë i pavarur dhe vetëvendosës, por për çdo imtësi t’ju kërkoj këshillë. Merreni numrin e arsimateres dhe kërkoni orarin e aktiviteteve.
Nëse fëmija juaj praktikon ndonjë terapi të caktuar, kordinohuni me arsimtaren që ajo terapi të mos anashkalohet dhe të kryhet në mënyrën dhe kohën e duhur.
A t’i jepni dhe sa para t’i jepni fëmijë suaj?
Kuptoni aktivitetet argëtuese ( sociale) dhe jepni pak ma shumë para se sa shpenzimet e parapara ( shkuarje në picë, akullore, petulla). Shuma e madhe e parave mund të ketë ndikim negativ, duke shkaktuar stres që të mos ia vjedhin, por edhe me qëllim që të filloj të zhvilloj afëtsinë për t’i planifikuar shpenzimet. Më e mira është që të merreni vesh edhe me prindërit tjerë lidhur me shumën e parave e cila duhet t’ju jepet fëmijëve.
Siguroni:
- faculeta të thata / faculeta të lagura
- Xhell për dezinfektimin e duarve
- emplastër
- tesha të trasha dhe të përshtatshme
- ujë të mjaftëueshëm për pije