NOTMI si mënyrë e jetës

NOTMI si mënyrë e jetës

Secili aktivitet fizik, sidomos notimi, e përmirëson shëndetin, dhe me këtë e vazhdon jetëgjatësin e njeriut.
Notimi është sport bazik, të cilin duhet ta zbatoj secili person. Me rëndësi të veçantë është që këtë aktivitet ta zbatojnë fëmijët nga mosha 5 deri 15 vjeçare.

Përse është kështu?
Shkenctarisht është dëshmuar se notimi është sport i parë me të cilin fëmijët duhet të takohen në moshën 5 vjeçare,dhe më të vjetër. Ky sport realizohet në ujë, mjedis i cili tashmë është i njohur për fëmijën qysh nga mitra e nënës. Ekzistojnë disa arsye kritike përse secili fëmij duhet të dij të notoj.

Notimi si aktivitet fizik:

1.       Ka ndikim pozitiv mbi sistemin kardiovaskular.
2.       Përmirëson punën e motorit lokomotor.
3.       Përvetson motorikën e fëmijëve.
4.       Në të njejtën kohë i aktivizon të gjithë muskujt e trupit të njeriut.
5.       Mundëson socializimin e fëmijëve.
6.       I bën fëmijët të ndjehen të sigurt në ujë.
7.       Pasi t’i përvetsojnë teknikat notuese,fëmijët do të mund  të kujdesen vet në ujë.
8.       I çliron prindërit nga frika se do të ndodh diçka e pakëndshme me fëmijën e tyre në ujë.
9.       I relakson dhe i çliron fmijët nga çdo stres i mundur.
10.      Nuk ka faktor për lëndime në ujë.
11.      Fëmija i cili din të notoj, mund të shpëton fëmij tjetër i cili është duke u fundosur dhe nuk din të notoj.
12.      Uji i bën fëmijët të lumtur dhe ju zgjon emocione të hareshme.

Dobitë nga notimi janë të shumta,por ka edhe ca gjëra të cilat prindërti nuk duhet t’i zbatojnë te fëmijët e tyre në ujë:

1.       Mos luani rolin e stërvitësit dhe mos e detyroni fëmijët që të notojnë.
2.       Mos i shtyni fëmijët me dhunë në ujë.
3.       Mos ja fundos kokën nën ujë, nëse ai nuk e dëshiron këtë.
4.       Mos e traumatizoni fëmijën me fëmij tjerë të cilët tashmë din të notojnë.


Por bëni të kundërtën:

1.       Regjistroni fëmijën në shkollën më të afërt për notim ku do t’i përvetson dhe i meson teknikat e notimit.
2.       Lejoni që fëmija fillimisht të prek ujin, të përshtatet me temepraturën, dhe pastaj të hyj me tërë trupin.
3.       Kini durim nëse ai refuzon të hyj në ujë.
4.       Kini durim nëse fëmija friksohet dhe nuk dëshiron të hyj në ujë.
5.       Gjeni ndonjë mënyrë të duhur se si ta detyroni fëmijën ta don ujin, kjo don të thotë me anë të lojës, me top,me vozë, me muskuj, me lojra të ndryshme plastike dhe gomë në ujë. Shumë është me rëndësi mënyra pedagogjike e të rriturit në këtë moment, sepse në të kundërtën mund të arrihet efekt i padëshirueshëm, kurse kjo nënkupton që fëmija të fitoj traum, të gëlltis ujë, etj. dhe asnjëherë më të mos dëshiron të hyj në ujë.

Andaj rekomandohet që fëmijët t’i udhëzojmë te personat profesional, profesor ose stërvitës për notim,i cili ka përvojë me punën me fëmij dhe i cili mund të zbaton metodologjin e stëvitjes së teknikave të notimit.
Ky process i përvetsimit të shprehive të reja mund të zgjat edhe disa muaj. Kjo te secili fëmij është ndryshe, sepse është procedure rrepëtësisht individuale. Disa fëmij mësojnë më shpejtë, kurse disa të tjerë më ngadal.

Por kjo nuk don të thotë se fëmija nuk do të mësoj notimin, e kundërta, fëmijët realtivisht shpejtë i përvetsojnë teknikat e notimit, krahësuar me të rriturit. Shumë është më lehtë të mësosh një fëmij të notoj, se sa një njeri të rritur.
Kur fëmija t’i përvetsoj teknikat e notimit, ata nguliten në sistemin nervor qendror dhe bëhen lëvizje të automatizuara. Andaj, mundemi përjtësisht të zbatojmë notimin si pjesë integrale e përditshmëris sonë. Notimi, përgjithsi sporti, paraqet mënyrën e jetës dhe kujdes për shëndetin tonë.


Prof. d-r Natasha Meçkovska