Fëmija juaj së shpejti do të bëhet nxënës, për së pari herë në jetën e tij ose të saj. Ky është një nga rastet më të rëndësishme në jetën familjare. Periudhë jetësore e cila karakerizohet me gëzime, krenari, brenga të ëmbla, por edhe me sfida, si për ju ashtu edhe për fëmijën tuaj në klasë të parë.
Të gjithë sfidat në orën e parë shkollore
Fillimi i procesit arsimor është periudhë ku ndryshojnë shumë gjëra në funksionin e familjes. Kjo është periudhë kur pritet që te fëmija të ndryshojnë shprehitë, detyrat dhe përgjegjësit e tij. Mënyra se si fëmija do t’i pranon këto ndryshime, si do të përshtatet dhe si do t’i zgjidh problemet varet shumë nga zhvillimi dhe edukimi i tij deri në atë moment, por edhe nga gatishmëria dhe shkathtësia e prindërve që në mënyrë aktive të përfshihen në këtë proces dhe të ndihmojnë.
Faktorët për përshtatjen dhe adaptimin e suksesshëm në procesin arsimor
Përgatitja fizike dhe psiqike e fëmijës për vijimin e shkollës është tërësi e ndikimeve të komplikuara dhe të ndërthurura të familjes dhe mjedisit. Por, si mund ju t’i ndihmoni që ai më së lehti të pranoj shkollën dhe çka pritet nga ju? Ku është vendi juaj gjatë ditëve të para në shkollë të fëmijës suaj? Si t’i harmonizoni dëshirat dhe veprimet tuaja, që më së miri të mund të ndihmoni? Si t’ju oforni mbështetje dhe si ta ndihmoni procesin e ndërtimit të sigurisë dhe vetërespektit te fëmija juaj? Përveç predispozitave gjenetike, kushtet ku ka jetuar fëmija, si është zhvilluan në periudhën parashkollore, çka dhe në cilën mënyrë kanë fituan nga të rriturit në famijen e vet- ndikon se çfar personaliteti do të zhvillon dhe si do t’i pranon ndryshimet me fillimin e procesit arsimor. Fëmija rritet në familje. Për të, ky mjedis është natyror dhe më i rëndësishëm. Familja është tërë bota për shumicën e fëmijëve. Mjedisi i vetëm ku rriten të gjithë fëmijët deri në periudhën parashkollore. Si do që të jetë familja, e vogël, e madhe, e plotë ose jo, e lumtur ose jo, ka ndikim më të madh në formimin e personalietit të fëmijëve. Me shkuarjen në shkollë, fëmija do të sjell tërë atë që ka mësuar në familje; gjegjësisht drejt fëmijëve tjerë, si dhe drejt arsimtarëve dhe drejt vetes. Si familje ideale nuk ka dhe është vështirë të sigurohet mjedis i tillë ku fëmijët do të përjetojnë ndikime pozitive, por me rëndësi është qëndrimi i tillë të mbizotron. Nëse si bazë keni qëndirmin se unë dhe fëmijët e mi jetojmë, rritemi, krijojmë, dhe bashkarishtë krijojmë jetën familjare, ju krijoni mardhënie aktive të ndërsjella me fëmijën tuaj dhe ndihmoni që të zhvillohet në një mjedis intelegjent, përgjegës dhe me personalitete të pavarur. Personalitetet e tilla shumë më lehtë kalojnë nëpër procesin e përshtatjes në atmosferën e shkollës.
Çka është me rëndësi?
Është me rëndësi që fëmija të ndjehet se atë e duan të dy prindërit dhe se kanë mjaftë kohë, kujdes, kuptim dhe mbështetje për të. Pavarsisht sa është pikë e dobët fëmija juaj, dashura prindore nuk guxon të jetë pozesive, ta asfikson fëmijën, por as nuk duhet të paraqet butësinë ose mospërkimin të pafund në sjellje. Fjalët dhe veprimet duhet të jenë konsistente, kurse ju të vendosur, të qartë dhe të përhershëm në kërkesat tuaja edhe si nënë edhe si baba, edhe si çift prindor. Rreptësia më e madhe shkakton frikë, rezistencë dhe gënjeshtra te fëmijët. Butësia e tepërt sjell llastimin, vetëvullnetin, pasivitetin. Të dy ekstremet krijojnë potencial për vështirësi në përshtatjen shkollore.
Dashuria është kritike, por jo edhe kushti i vetëm për zhvillimin e suksesshëm të fëmijës. Të nevojshme janë kujdesi prindor, vëmenjda prindore dhe respekti.
Për fëmijët është e nevojshme që të ushqehen rregullisht, me masë dhe me lloje të ndryshme të ushqimeve. Ju ndihmoni në ndërtimin e mardhënieve me ushqimin. Nga ju varet se cili lloj, se cila sasi dhe në cilën mënyrë do të ushqehet fëmija. Mundohni t’i ofroni gjumë të mirë fëmijës suaj prej 10-12 orë. Krijoni shprehinë për kohë të caktuar kur bëhet fjalë për gjumë, pas vizatimorëve ose ndonjë filmi tjetër, por ngelni konsistent dhe të vendosur, megjithatë edhe mjaftë tolerant që ndonjëherë të lëshoni pe për kohën e gjumit.
Lojrat sjellin gëzim, liri, por edhe ndihmojnë në provimin, ushtrimin dhe përkryerjen e shkathtësive të tyre. Mundësoni që fëmija juaj të luaj më shumë. Me këtë do të plotësoni një nga nevojat më të rëndësishme të fëmijës, do të shkaktoni zhvillimin dhe do të krijoni parakushtet për mësim dhe përshtatje të suskesshme. Me anë të lojës fëmija më lehtë hyjnë në kontakt me fëmijët tjerë, mëson se si t’i çmojë të tjerët, të shpalos disa nga nevojat e tij, të reagoj kur t’i vjen radha në lojë. Krejt kjo ndihmon që me anë të lojës fëmija të zhvilloj solidaritet, bashkëpunim, tolerancë, durim dhe vetëkontrollë.
Qeshuni me fëmijën tuaj. E qeshura relakson dhe qetëson, kurse shpirti i kthjellt na ndihmon që të ballafaqohemi me vështirësit në mënyë më të lehtë dhe më kreative. Qeshuni me shakat e tij, kohë pas kohe lejoni që t’ju mashtroj, butësisht bëni shakka në llogari të tij dhe në llogarin tuaj. Bëjeni i me dije se cilat shaka janë për fëmij, e cilat jo.
Të gjitha aktivitetet i ushtroni me shumë DASHURI, VËMENDJE, DURIM, DINJITET, BESIM, MBËSHTETJE. NXISNI TËRË SHKATHTËSIT TË CILAT DËSHIRONI QË FËMIJA JUAJ T’I POSEDOJ. E njejta do t’ju ndihmoj në përshtatjen e ditëve të para në shkollë.
Si t’i ndihmoni fëmijën tuaj që të mësoj?
Të mësuarit është proces i komplikuar dhe i gjatë i cili ndodh gjatë tërë jetës, proces në të cilin fëmija përvetson dituri të reja dhe përvoja të reja, proces me të cilin nxitet zhvillimi i të gjithë potencialit dhe i tërë personalitetit të tij të përgjithashëm. Shumë prind brengosen nëse fëmija i tyre para se të shkoj në shkollë duhet të di të lexoj, shkruaj, dhe të i dalloj numrat.
Atë që munda ta bëni është që të:
- Flisni me fëmijën tuaj, thjeshtë, me fjali të shkurtëra dhe me koncepte abstrakte.
- Të flisni për çështje të cilat janë afër fëmijëve, të cilat janë pjesë e përvojë së tij ose saj.
- Mos nxitoni dhe mos bërtisni gjatë biesdës me të, ndërkohë mos keni turp për çështjet të cilat nuk i njihni sa duhet, kurse fëmija juaj është kureshtar që bashkarisht t’i kërkoni përgjegjet.
- Kohë pas kohe pyeteni fëmijën tuaj nëse ka kupuar dhe çka ka kuptuar, kini durim që t’i përsëritni gjërat të cilat nuk janë kuptuar sa duhet nga fëmija juaj.
- Ndërkohë që fëmija juaj ju flet, kushtoni atij tërë vëmendjen tuaj.
- Tegoni që është me rëndësi dhe interesant ajo që ai ju tregon.
- Motivojeni fëmijën që t’ju tregoj mendimin e tij ose të saj dhe ndjenjat e tij ose të saj gjatë bisedimeve.
Bëhuni nxitës aktiv
Ndihmojeni fëmijën tuaj që më së miri t’i shfrytëzon shqisat e tij dhe të përceptoj më mirë mjedisin.
Kur udhëtoni, mos garoni se kush i pari do të sheh ndërtesën më të madhe, cila pemë është më e lartë, kush do sheh më shumë shitore, çfarë ngjyre ka qendra tregtare, spitali, etj.
Le të mësojë forma të ndryshme, madhësi dhe ngjyra të ndryshme ( tregojani ylberin, radhisni ngjyrat e ylbert, le të provoj t’i vizatoj, mblidhni gurë dhe guaskat dhe radhisni sipas madhësis së tyre, etj).
Pjesërisht të orientohet në hapsirë dhe kohë. Konceptet bazë për kohën, fëmija në këtë periudh i përvetson me anë të aktiviteteve të cilat ai vet i bën. A është veshur shpejtë ose ngadal, a ka qëndruar jashtë shumë a pak. Që të gjendet më së miri, mësoni atë se sa zgjasin aktivitetet e tij (që të arrish në kopsh të duhen 10 minuta).
Që të përfitoj disa shprehi higjenike, të punës dhe kulturore. Mos i bëni punët në vend të tij, ose nëse ecin punët ngadal, sërish lejoni që t’i bëj vetë, lejoni që të ushtroj dhe lëvdroni shkathtësit e tij ose saj.
Le të zhvilloj të folurin dhe të komunikoj me njerëzit tjerë. Gjithmonë flisni me fëmijën tuaj, gjithkun ku të keni mundësi. Nëse gabon,ose thotë diçka në mënyrë jo të duhur, ose shqypton ndonjë shkronjë ose fjalë në mënyrë jo të duhur, korrigjojeni me maturi, pa shtypje dhe përqeshje. Përdor dhe mësojeni fjalë të vështira. Kontrolloni sa fjalë din dhe ngadal përdor edhe fjal të dhe koncepte të reja.
Le të ushtroj të mbajturit mend dhe kujtesën. Provoni punët të cilat i keni mësuar. Jepni detyra që t’ju kujtoj në diçka.
Le të zhvilloj kuriozitetin dhe fantazinë e tij ose të saj. Tregoni interes dhe respekt për kureshtjen e tij dhe bashkë me të stimuloni fantazin e tij ose të saj.
Në këtë moshë fëmijët më lehtë e përqendrojnë vëmendjen dhe më mirë mbajnë mend nëse detyrat janë interesante dhe tërheqëse dhe nëse përkojnë me sfetar të cilat janë më afër tyre. Më lehtë mbajnë mend kur shohin, prekin dhe dëgjojnë.
Arsyet për shkak të të cilave fëmijët refuzojnë të shkojnë në shkollë ose paraqiten vështirësi:
- Frikë nga ndarja me prindëri;
- Jo pjekuri e mjaftueshme psikofizike;
- Jo gatishmëri për shkollë;
- Lindje e vëllaut ose motrës;
- Ndarja e çiftit prindor;
- Sjellja e arsimtarit (bërtitje, nëdrrimi në vend tjetër, larg shokut ose shoqes më të mirë);
- Detyra të rënda me të cilat nuk mund të gjindet;
- Raporte jo të mira me shokët ose shoqet, bashkënxënësit.
Nëse ndodh që fëmija juaj të fillon të sillet në mënyrë të clën nuk e keni pritur, sjellje që ju befason, huton, shqetson ose që ju frikson (fillon të belbëzoj, paraqiten tike, shpesh sëmuret, enureza (urinimi në gjumë), agresivisht ose shumë mbyllet në vetvet, ose ndonjë sjelle tjetër),provoni të flisni me të, tentoni ta kuptoni dhe ta ndihmoni.
Nëse kuptoni se fëmija është duke hasur në vështirësi, mos tentoni ta zbuloni arsyen ose nëse nuk dini si ti tejkaloni këto vështirësi me të cilat ballafaqoheni ( madje edhe nëse e dini arsyen), kërkoni ndihmë profesionale.
Njoftimi i fëmijës suaj me shkollën është edhe një sfidë tjetër në jetën tuaj dhe familja juaj e cila nëse lejoni do të ju ndihmoj që të bëheni një prind i cili do të dashuron, respekton, mbëshset dhe motivon, do të beson në fëmijën e tij, do të jetë i denjë, prind i durueshëm, bashkëshort ose bashkëshorte më e mirë, profesionist, mik dhe person i mençur. Kurse fëmijët tuaj do t’i ndihmoni që të zhvillohet në një njeri i pavarur, i suksesshëm.
Këshillë
Njoftojeni fëmijën me atë që e pret. Paraqisni shkollën si vendi ku fëmiu do të bëj miq të ri, vend ku do të mësoj të lexoj, vizatoj, shkruaj… Shmangëjuni fjalive të tilla si:” Kur të shkoni në shkollë, loja merr fund”, që të mos krijoni perceptim të gabuar për shkollën dhe lidhjen e saj me aktivitet tjera.
Shkoni bashkë deri në shkollë, kështu do të rrisni vetëbesimin e tij.