ARTRITI DHE KUSHTET E (PA) VOLITSHME TË MOTIT

ARTRITI DHE  KUSHTET E (PA) VOLITSHME TË MOTIT

Edhepse në aspektin shkencor akoma nuk është vërtetuar lidhja dhe mekanizmi i ndikimeve të ndryshimit të motit te njerëzit e sëmurë me artrit, por është vërtetuar se disa faktor të caktuar të motit mund të provokojnë ose ta rrisin dhimbjen artritike.

Artriti është ndezje e nyjeve e cila shoqërohet me dhimbje, shtangëje, bymime dhe skuqe e nyjeve, dhe jo rrallëherë përhapet edhe te indet fqinje dhe muskujt. Ekzistojnë shumë lloje të artritit, kurse si forma më të përhapura janë artriti reumatoid dhe osteoartriti.

Artriti reumatid më shpesh shfaqet te njerëzit me moshë mbi 40 vjeçare, dhe atë dy herë më shpesh te femrat se sa të meshkujt. Por jo rrallëherë mund të paraqitet edhe te fëmijët. Karaterizohet nga ndezja dhe dhembja në pëllëmbë, nyjet e gishtave, duar, këmbë dhe shputa. Simpatologjia vazhdon me lodhje dhe pagjumsi të përgjithshme. Sëmundja më agresive mund të shkakton dëmtim të pjesëve tjera të trupit, si zemrë, mushkri të bardha, sy, nerva dhe muskuj. Molepsja nga artriti reumatoid mund të zhvillohet me javë ose me muaj, dhe më e fuqishme është pas zgjuarjes.

Osteioatriti ose sëmundja gjeneruese e nyjeve ka të bëj me dhembje ose ndezje e cila mund tëjetë pasojë e humbjes sistamatike të indit eshtror të nyjeve. Kjo është edhe forma më e shpeshtë e artritit, sidomos te të rriturit. Edhepse mekanizmi i krijimit të osteoartriti është i panjohur, duket sikur disa njerëz gjenetikisht janë të prirur ndaj ndryshimeve degjeneruese të eshtrave.

Lidhjet mes ndryshimi të kushteve klimaterike dhe artritit
Edhepse shkenctarisht nuk është verifikuar lidhja dhe mekanizmi i ndikimit të ndryshimeve klimaterike mbi të sëmurët me artrit, sërish u kostatua se faktor të caktuar klimaterike mund të provokojnë ose të rrisin dhembjen artritike. Ndryshimet e mëdha në shtypjen atmosferike mund të ndikojnë në rritjen e dhembjes, kurse temepraturat e ulëta rezultojnë në shtangje të rritur, si në nyje poashtu edhe në ligamentet fqinje dhe muskuj.
Mu për këtë arsye, individëve me artit më së shumti ju përshtate klima e ngrohtë dhe thatë.
Nga ana tjetër, individët të cilët jetojnë në klimë të ndryshueshme janë sinoptik të mirë kur bëhet fjalë për paralajmërimin e ndryshimeve klimaterike.

Më dhëmbin nyjet, me siguri do të bjen shi“ është shprehja e shpehtë dhe paralajmërim i mirë se do të ketë ndryshime në kushteti klimaterike.

A ka shërim?
Akoma nuk është gjetur shërim me të cilin mund të shërohet artriti, por gjithsesi, farmakoterapia bashkohore ka një gamë të gjërë të barnave për zbutjen e simptomave dhe për ngadalsimin e ecurisë së sëmundjes.

Si mund të ndihmohemi?
Në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të simptomeve të cilët iniciohen nga ndryshimet e motit, mund të ndërmarrim shumë aktivitete dhe ndryshime e shprehive jetësore:

  • Lëvizje e rregullt dhe forma të lehra të ushtrimeve, madje edhe kur koha është e keqe, me qëllim që të rruhet tonusi i muskulaturës e cila i mban eshtrat. Përveç kësaj, do të ulet edhe ndjenja e dhembjes dhe shtangjes dhe do të ruhet lëvizshmëria e nyjeve.

  • Notimi dhe format tjera të ushtrimeve të lehta në ujë, sipas mundësive në pishin të ngrohtë, mundëson lëvizjen e nyjeve të sëmura dhe të fortësohen muskujt, kurse uji ndihmon ruatjen e trupit dhe të rezistohet mbingarkesa gravituese.

  • Konsumi i ushimit të shëndetshëm të pasur me acide yndyrore moga-3 (peshku, vaj fare liri, brokullat).

  • Reduktimit i peshës trupore me qëllim që të ul shtypjen mbi eshtrat dhe nyjet.

  • Përdorimi i preparateve bimore dhe çajrave të cilët përmbajnë xhenxhefil dhe shafrabn indie. Xhenxhefikli, përveç në lehtësimin e procesit të inflamacionit, ndikon edhe në reduktimin e përzierjes.

Shafrani i indisë dhe xhenxhefili kanë ndikime të fuqishme anti-inflamator dhe shumë lehtësojnë simtomet e artritit rematoid dhe osteoartritit.

PËRGATITJA E ÇAJIT
Ështëe nevojshme:

2 gota ujë

½ lugë e vogël me xhenxhefil të bluar

½ lugë e vogël e shafranit të bluar

mjaltë me limon sipas shijes

Procedura:
Vëni ujin që të vëlon, shtoni xhexnxhefil dhe shafran indie, leni që të qëndrojnë 10-15 minuta. Kur të ftohet pak do të shtohet mjalta dhe limoni sipas shijes dhe knaquni me këtë pije dy herë në ditë.