DIABETI DHE PROBLEMET NË ZGAVRËN E GOJËS

DIABETI DHE PROBLEMET NË ZGAVRËN E GOJËS
Higjiena gojore është pjesë esenciale e shëndetit të mirë. Pacient me diabet shumë më shpesh kanë probleme me zgavrën e gojës, krahësuar me pacientët tjetër. Andaj, nëse jeni me diabet dhe dëshironi t’i evitoni problemet me zgavrën e gojës të cilat diabeti i shkakton, kujdesi për zgavrën e gojës është shumë i rëndësishëm. Sa për fillim patjetër ta lajmëroni stomatologun tuaj se keni diabet, sepse  është e nevojshme që trajtimet të përshtaten sipas situatës suaj dhe, gjithsesi, është e nevojshme që mjeku juaj t’ju edukoj  se si më së miri të evitoni komplilikmet  nga diabeti.

 

Cilat ndryshime ndodhin në zgavrën e gojës te njerëzit me diabet?
Diabeti është sëmundje sistematike e cila shoqërohet me nivelin e rritur të sheqeti në gjak. Nëse diabeti nuk shërohet ose mjekohet, gjegjësisht nëse sasia e sheqerit në gjak nuk kontrollohet, paraqiten ndryshime në sistemin organik, por madje edhe në zgavrën e gojës. Një nga ndryshimet kryesore është reduktimi i pështymës në gojë, e cila rezulton në krerostomi ose tharje të gojës. Sasia e sheqerit  në pështymë rritet, niveli i pH në pështymë reduktohet, kurse sasia e kalciumit  në zgavrën e gojës rritet. Të gjitha këto ndryshime shkaktojnë probleme në zgavrën e gojës.

 

Përse te pacientët me diabet kemi paraqitjen e shpesht të kariesit?

Zvoglimi i pështymës te këto pacientë pamundëson vetëpastrimin e dhëmbëve. Ushqimi më gjatë qëndron në gojë, ku fillon të zbërthehet dhe si pasojë kryjohet mjedis më acidik. Karbohidratet poashtu janë ushqim edhe për bakteriet të cilat me ndihmën e tyre rriten dhe shumohen, kurse aciditetin të cilën e krijojnë e demineralizon zmaltin dhe më këtë krijohet kariesi. Përveç tërë kësaj kemi edhe rritjen e sheqerit në pështymë e cila poashtu është ushqim për bakteriet kariogjene dhe niveli i reduktuar i pH në pështymë. Kjo don të thotë se pacientët me diabet kryesisht  i nënshtrohen më shumë kariesit. Prandaj këto pacientë patjetër të vetëdisohen për gjendjen e vet që edhe më shumë të kujdesen për shëndetin gojor. Dhëmbët duhet të pastrohen pas çdo ushqimi. Çdo ditë duhet të përdoren spango për dhëmbë. Ushqimi duhet të përshtatet dhe duhet të shmangen ushqimet e ëmbla dhe pijet e ëmbla. Gojën shpesh duhet ta pastroni me ujë. Vizitat në stomatolog duhet të jenë më të shpeshta se sa të zakonshme, gjegjësisht  së paku një herë në gjashtë muaj, kurse me këtë do të parandalohen intervenime të ndryshme dhe shtresat kariotike do të sanohen në fazën e hershme.

 

Përse te pacientët me diabet paraqitet erë e pakëndshme e gojës?

Arsyeja më e shpeshtë për erën e keqe nga goja ose halitoza është higjina e keqe gojore, parodontopia ose sëmundjet e qiellëzës, dhëmbëve garioz dhe gangrenoz. Përveç kësaj, te pacientët me diabet ekziston edhe shkatar sistematik i erës së keqe. Duke pasur parasyshë se organizmi i këtyre pacientëve ka probem me krijimin e energjisë nga karbohidratet, në vend të tyre i shëndron yndyrat në energji. Nga ky proces si nënprodukt lirohen ketone, për shkak të të cilave  diabetikët ndonjëherë kanë erë të keqe e cila i ngjan acetonit. Për të shmangur këtë gjendje të erës së keqe, pacientët me diabet duhet të kujdesen, para se gjithash, që të kenë nivel të kontrolluar të sheqertit në gjak, të eviojnë ushqimin e ëmbël dhe lëngjet e ëmbla, dhe gjithsesi domosdoshmërisht të mbajnë higjien të mirë gojore.

 

Çka ndodh me infeksionet fungale te pacientët me diabet?

Niveli i rritur i sheqeti në gjak dhe në pështymë, sistemi i reduktuar imunitar dhe goja e thatë te pacientët me diabet janë kushte ideale për zhvillimin e kandidijazës. Ky është infkesion fungal i shkaktuar nga fungusi Candida Albicans. Ose ndryshe, ajo mund të gjendet në tërë mukozën  në trupin e njeriut, megjithatë kur shumohet shumë e prish barazpeshën e florës normale dhe shkakton infeksion. Kandidijaza paraqitet si ishuj të vegjël në gjuhë dhe mukozat të cilat nuk mund t’i shmangim. Nëse tentojmë t’i largojmë, mukoza nën shtresat e bardha mund të gjakosen. Shpesh pacientët ankohen për shijen e keqe dhe hidhur të gojës. Shumë shpesh kandodijaza ndiqet ose shoqërohet edhe me kënde të plasura të kuqe në gojë –  helitis. Kjo është edhe një arsye plus përse pacientët me diabet patjetër të kenë higjien të mirë gojore. Rekomandohet larja e dhëmbëve pas çdo vakti. Nëse  pacienti ka kompenzime protetik,proteza atëherë edhe ata duhet të pastrohen plotësisht. Është e nevojshme larje e shpesht e gojës dhe shpërlarje me ujë. Të dobishëm janë edhe ujrat e buzëve të cilët nuk përmbajnë alkohol sepse ai e irriton edhe më shumë mukozën. Dhe gjithsesi, vizita të shpeshta në stomatolog. Në rastin kur kandijaza tashmë është krijuar, terapia është me antimikotikë.

Çfarë është lidhshmëria mes parodontopatisë dhe diabetit?
Niveli i rritur i bakterieve te pacienti me diabet dhe akumulimi i rritur i shtresave të dhëmbëve, të shkaktuar nga niveli i rritur i sheqerit dhe goja e thatë, janë arsyeja kryesore e ndezjes së qiellëzës. Nëse pacientët nuk kanë higjien të shkëlqyer, këto shtresa plotë me bakterie të cilat në fillim janë të buta, shëndrohet në shtresa të forta  dhëmbore ose në gurë dhëmbor. Si reagim i bakterieve dhe produketeve të tyre, paraqitet ndezja e qiellëzës – gingvitisi. Qiellzat bymehen, gjakosen gjatë larjes dhe gjatë pastrimit me spango. Kur ndezja vazhdon pa ndërprerje një periudhë të gjatë, eshtrat e nofullës ku janë të mbjellur dhëmbët fillojnë të shkrihen, si rezultat i pH së thartirës dhe mediatorëve ndezës. Në atë mënyrë krijohet paradontopia. Përveç kësaj, pacientët me diabet kanë edhe sistem të reduktuar imunitar dhe qarkullim të reduktuar, të cilët e dobësojnë edhe më shumë qiellzën në luftë me bakteriet. Produktet ndezës të cilët krijohen në parodontopia sërish e rrisin nivelin e sheqerti në gjak dhe me këtë ulin mundësinë për kontrollë mbi diabetin. Prandaj pacientët me diabet patjetër të kenë mbikëqyrje të veçantë të statusit parodontal te stomatologu i vet. Largimi i shtresave të buta dhe të forta të dhëmbëve, qorimi dhe ngërnia e rrënjëve të dhëmbëve dhe largimi i indit ndezës janë pjesë e trajtimi parodontalë të cilin duhet të bëjnë pacientët  me diabet dy herë në vit. Gjithsesi, pacientët duhet çdo ditë të mbajnë higjienë gojore dhe të përdorin ujë për gojë e cila përmban kloroheksidin.

Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.