RECIPES 6

RECIPES 6

Musaka nga spinaqi dhe patatja

Përbërësit e nevojshëm:

2 kg spinaq

1 kg patate

2 mazë

3-4 thela hudhër

Përgatitja

Patatja qorohet, pritet në pjesë të mëdha dhe zijhet vetëm 10 minuta me krip.

Shumë mire pastrohet spinaqi.

Në tiganin e vajosur radhitet patatja e shtrydhur, radhitet spinaqi i fresktë, pastaj hudhrat e prera.

Vendosen nga dy radhë, që të përfundoj me spinaq. Nga lartë kriposet me krip dhe përzihet me perimet të thata.

Spërkatet me vaj ulliri dhe piqet 40 minuta në furrë të nxehtë.

Largohet nga furra, lyhet me mazë të thartë. Pritet si torte dhe serohet si e tillë.

Prasi me piper të thatë

Përbrësit e nevojshëm:vaj

3-4 kërcelli prasi
3-4 piper të thatë (djegës ose jo djegës, sipas shijes)
piper i zi
piper i kuq

Mënyra e përgatitjes:
3-4 kërcellë prasi i presmin në pjesë të rrumbullakëta dhe i vendosim në vaj në mes të zjarrit. Piperët e thatë i presim në pjesë dhe i shtojmë kur do të zbutet prasi, i skuqim bashkë dhe i spërkatim me piper të zi dhe të kuq. Servohet vetë ose si garner me mish të pjekur ose të skuqur, oriz të zijer, makarona, pure prej patatje ose sallatë.

Byrek me piper

Përbërësit e nevojshëm:

10 piper të kuq kapija

½ kg gjizë

Salcë beshamel me petulla (1 vezë, 2 lugë miellë, pak qumësh dhe krip)

Përgatitja
Piperët e kuq piqen dhe qorohen, dhe ua larogojmë farat. 4 piper priten dhe përzihen me gjizë. Nëse gjiza nuk është me krip, kriposet. 6 piper mbushen me këtë qull ose përzierje. Secili piper mbyllet me një pjesë buke, vendoset në salcin beshamel dhe menjëherë fërgohet në vaj të nxehtë deri sa të skuqet. Rekomandohet që të konsumohet e ngrohtë. Me këtë ushqim rekomandohet sallatë të domateve të kuqe me patate dhe majdanoz.

Qoftet në salcin e peshkut

Përbërësit e nevojshëm:

500 g mish i grirë

2 vezë

1 patete më të madhe

1 qepë

krip, perime të përziera të thata, piper

Për salcin

3-4 domate

3-4 thela hudhër

majdanoz

1 lugë miellë

Përgatitja:
Në një pjatë të thellë rendohet patatje e qoruar më herët, imtësisht. Mbi të rendohet qepa. Shtohen edhe dy vezët dhe tërë erëzat. Përzihet me dorë mirë, që të fitohet përzierje homogjene. Bëhen qofte të rrumbullakta dhe skuqen në vaj të nxehtë. Vendosen anësh.
Në tiganin e njejtë vendoset mielli dhe pak skuqet. Shtohen domantet e renduara, qepa dhe majdanozi. Skuqen dhe përzihen me 300 g ujë. Lëm që të ziej 5-10 minuta dhe shtohen qoftet. Shkyqet, mbulohet me kapak dhe e lëm që të ftohet në furrnelë elektrike.
Servohet me piper të pjekur të erëzuar me qepë dhe majdanoz.

Mish derri me turshi

Përbërësit e nevojshëm:

Filet derri, 1 kg për 4 persona
200-300 g perime të përziera nga turshia (kastravecat, karrot, domat i jeshile, lulelakër, piper etj.)

Përgatitja

Në vaj të nxehtë vendoset fileta e derrit, të prera në kube pët tu pjekur. Piqen mirë deri sa të skuqen dhe shtohet turshia. Me kujdes kriposet sepse turshia është vetvetiu e njelmët. Piqet deri sa tërë përzierja nuk zbutet.

Bukë italiane me ruzmarin

Për këtë recetë është e nevojshme:

225 g miell

½ lugë krip

1 qese tharmi të thatë të shpejtë

4 thela hudhër, të grirë imët

gjilpëra të prera të 2 degëve ruzmarin

sipas dëshirës10 ullij të zeza, të prerë trashë dhe pa fara

1 lugë vaj ulliri

Për qull ose stërpikje

6 lugë vaj ulliri

2 lugë krip të trashë

gjilpër të një dege ruzmarin

Përgatitja

Në një pjatë të madhe përzihen mielli, kripa, tharmi, qepa, ruzmarini dhe sipas dëshirës ullijtë. Në mes e bëjmë një gropëzë dhe shtojmë vaj ulliri dhe 150 ml ujë të vakët, përziejmë dhe bëjmë një brum të butë. Brumin ose teston e gatuajmë 10-15 minuta, e vendosim në pjatë të rregulluar, e mbullojmë me foli të tejdukshme ose me faculet dhe e vendosim në të nxehtë 45 minuta që të bymohet. E përmbysim brumin në sipërfaqen për përpunim dhe e gatuajmë sërish pak, pastaj e shëndrojmë në rreth me trashësi 1 cm. Brumin e vendosim në tepsi dhe shumë lehtë e mbulojmë me foli të tejdukshme ose faculet, dhe sërish e lëm 25-30 minuta që të rritet. Furrën e nxehim në 200 shkallë. Me gishtat bëjmë një gropëzë mbi tërë brumin, e spërkatim me vaj ulliri 2/3, ruzmarin dhe krip. E pjekim 25 minuta që të skuqet. Kur ta godasim nga ana e poshtme, duhet të krijon një zhurmë të cekët. E nxjerrim në grilën e hekurt dhe e spërkatim me pjesën e ngelur të vajit të ullirit.

Kollaqe me kungull
(emir origjinal: Loretta Hoffmans Pumpkin Bread)

Njësia matëse: filxhan çaji
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e pjekjes: 40-60 minuta

Përbërësit e nevojshëm:
– 1 filxhan kungulli të zijer dhe të bluar
– 1/3 filxhan uji

– 1/2 filxhan vaj
– 1/2 filxhan ara të grira
– 2 filxhan miell
– 1,5 filxhan sheqer në pluhur
– 1 lugë kafeje bikarbon sode
– 1 lugë kafeje me krip
– 1 lugë kafeje arrëza muskat ose kanellë
– 2 vezë

Rihen vezët, pastaj shtohet: sheqeri, vaji, përbërësit e thatë, kungulli dhe në fund uji.
Vendosim përzierjen në kallëf të lyejer për pjekje.
Piqet në furrë të xnehtë 180 shkallë.
Pas pjekjes mbulohet me leckë dhe vendoset që të ftohet.
Lirohen fundet e kollaqit dhe përmbyset.
Sipas dëshirës mund të dekorohet.
Oreks të mire!