Atësia është dukuri komplekse e cila mund të lë pasoja të mëdha në zhvillimin emocional dhe intelektual të fëmijut. Ndërtimi i një raporti të shëndoshë mes fëmijut dhe të atit është me rëndësi fundamentale për zhvillimin e duhur të fëmijut.
Deri kur në plan të dytë
Gjatë vitit të parë, madje edhe në pjesën më të madhe të vitit të dytë të zhvillimit psikologjik dhe emocional, fëmiju fillimisht orientohet ka nëna, kurse koha e të atit fillon diku në vitin e tretë. Ndikimet e raportit fëmij-atë shtrihen edhe në moshën e pjekur. Fëmijët të cilët kanë pasur raport ose mardhënie pozitive me etërit e tyre, kanë më shumë mundësi të formojnë lidhje të shëndosha dhe intime dhe do të kenë më pak probleme me zhvillimin e tyre.
Mënyra më e mirë për fillimin e kësaj pjese të rëndësishme të zhvillimit është të hyjnë në aktivitete të cilat do të reduktojnë kohën të cilën fëmiju e kalon pran kompjuterit ose pran televizionit, kurse shumë do të rrisin kohën që do ta kaloj me ju.
Hulumtimi verbal i emocioneve
Bisedoni me fëmijën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Ofroni mundësi për aktivitete kreative të cilat përfshinë fjalë. Luani teatër, lojra shoqërore ose thjeshtë tregoni fëmijut ngjarje interesante nga fëmirija juaj. Mos nguroni madje të përdorni edhe fjalë të komplikuara për të cilat jeni të sigurt se fëmiju nuk do t’i kuptoj. Mos u brengosni sepse fëmijët një pjesë të madhe të njohurive e konsumojnë nga konteksti, por nëseka nevojë gjithmonë mund t’ju sqaroni kuptimin e ndonjë koncepti plotësisht të ri.
Mos lëshoni pe para shpërthimeve të zemrimit
Nëse ju plas durimi në situata kur fëmiju shpreh zemerim dhe emocione për shkak se ai nuk mund të merr atë që dëshiron, ju do të keqsoni edhe më shumë situatën. Nëse gjithmonë i plotësoni kërkesat e tij/saj dhe ia bleni çokolatën që ai e dëshiron sepse ngre në këmbë tërë shitoren, vetëm do ta stimuloni këtë të keqe. Në vend të kësaj, kur të fillon vrulli i britmës, ju qëndroni të qetë dhe të kujdesshëm. Me këtë do ta sinjalizoni fëmijën se nuk shqetësoheni shumë për tërë këtë rrëmuj dhe se në atë mënyrë asnjëherë nuk do të fiton këtë bindje. Kjo taktikë ndoshta nuk do të ketë sukses me të parën herë, por pas disa tentativave fëmiju do të kuptoj se në atë mënyrë nuk mund të fitoj asgjë, do t’i shqyrton vlerat e qasjes së tillë.
Vendosni sfida
Diku ka viti i katërt, fëmijët hyjnë në gara me prindërit e tyre. Atëherë fillon edhe gara e pashmangshme deri te vetura, kush është më i fortë në luftë ose gara se kush do të pij lëngën me shpejtë me kashtë. Në fillim duhet të lëshoni pe dhe lejoni që fëmija të fiton, kurse më vonë risni kriteret që ai patjetër të mundohet pak më shumë që të fitoj. Garimi me të atin është mënyrë e shkëlqyer që fëmiju të zhvilloj ndjenjën e fuqisë vetiake dhe mundësi të testoj muskujt e tij në mënyrë të sigurtë. Përveç kësaj, ushtrimet e këtilla janë të mira edhe për vetëbesimin e fëmijut me anë të së cilës fëmijët vetëdisohen për aftsitë e tyre.
Lëvdroni dhe inkurajoni fëmijën për çdo aktivitet të tij
Një nga dhurata më të bukura të cilat do të mbajnë mend fëmijët gjatë tërë jetës së tyre janë entuziazmi dhe dashuria ndaj punës. Me modesti, por në mënyrën me të cilën do të ndjeheni të sigurt se fëmija do të dëgjoj, tregoni shokut ose bashkshortes suaj se sa shumë ndihmë keni marrë nga ndihmësi juaj gjatë rregullimit të ulëses së kuzhinës ose gjatë rregullimit të dhomës. Kjo ka ndikim shumë më të madh pozitiv se sa vetë lëvdrata e cila i drjetohet fëmijut. Në këtë do të bindeni nëse vëzhgoni reagimin ose krenarinë e tij ose të saj që puna tij ose e saj.
Mësoni fëmijët që të luajnë me veglat tuaja dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në riparime
Deri sa janë të vegjël, merrni fëmijët me vete në aventuarë hulumtuese në shitoret për vegla ose shitoret për punë të përgjithshme për amvisëri. Lejoni që ata të prekin dhe të vëzhgojnë përderi sa ju e riparoni rubinetin e çezmës ose kur e ndërroni poçën. Përfshini që të mendojnë për arsyet e mundshme të defektit. Mundësia që të marrin pjesë në riparime të defekteve në amvisri për fërmijun paraqet magji të vërtetë. Sot, sidomos kur veglat më të vogla thjeshtë i zëvendësojmë me të reja, lejoni që bashkë me fëmijën tuaj profesionalisht të kontrolloni përse tharësi i flokëve nuk punon. Mos haroni se në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se bota rreth tyre mund t’i nënshtrohet shkathtësive, fantazisë dhe punës. Gjithsesi, e tërë kjo nën mbikëqyrjen tuaj dhe me masa të sigurisë.
Vendosni pritshmëri të mundshme
Si prind, ndoshta edhe nuk prisni nga fëmija juaj që të bëhet “ mrekulli e fëmijut” i cili pa asnjë vështirësi do të merret me detyra logjike, do të bëhet recitues i mirë ose çdo ditë do të merret me sport, por shoqëria bashkëkohore shpesh na i imponon këto standarde. Për shkak të kësaj, një numër i madh i fëmijëve kanë probleme me fokusimin dhe shpërndahen në shumë aktivitet, ku si rezultat ata nuk mund të përqendrohen plotësisht te asnjëra prej tyre. Prandaj, gjithmonë qëndroni pran tyre si udhëheqës i mirë i cili njeh kufizimet e tij si dhe talentin e tij. U sqaroni fëmijëve se mjshtria e vërtetë vin me kohën dhe me shumë ushtrime. Si shembull merreni sportistin ose aktorin tuaj të prefruar dhe sqarojuni atyre se këta janë bërë të suksesshëm vetëm sepse kanë zgjedhur shkathtësinë në të cilën vërtetë kanë qenë të mirë, kurse pastaj e kanë përsosur deri sa janë bërë profesionistë të vërtetë. Në mënyrë praktike, lejoni që flëmiju të njeh urtësinë: „Zgjedh një derë, dhe shumë të tjera do të hapen; nëse tenton të hyjsh në pesë dyerë përnjëherë, askund nuk do të arrish“.
Të mësuarit se si të luajm futboll dhe basketboll është shumë i rëndësishëm në fillim, por edukimi i fëmijut dhe përgatitja e tij për jetë kërkojnë mardhënie më të thella dhe proaktive dhe përfshirjen e të atit.