Edhepse „kontakti“ i drejtpërdrejtë me këtë bimë mund të jetë i dhimbshëm, hithëri gjendet në maje të piramidës së bimëve për aftësit e saj të theksuara shëruese.
Bekim për natyrën
Shumë e shpërndarë gjithkund ku ka tokë ushqyese dhe të lagshtë, pa të drejtë e trajtuar si grami zvaritës, hither ofron mirëqenie shumë të madhe për njeriun dhe mjedisin.
Hithëri është një ndërt pak bimët të cilat posedojnë aftësi magjike që të transformojnë rrezatimin negative në pozitiv. Andaj shpesh gjendet e vetëçelur në vendet të ekspozuara ndaj rrezatimeve të mëdha elektromanetike, kurse njohësit e bimëve në kopshtet e tyre e shfrytëzojnë si „terapeut“ për pasurimin e tokës me minerale.
Hithëri si ushqim dhe ilaç ose bar
Në aspektin ushqimor më të rëndësishëm janë filizet e para pranverore. Ata paraqiten pas dimërit të gjatë dhe sfilitës dhe paraqesin fresiknë e parë, të kaltër të ushqimit. Hithëri përmba shumë minerale mes të cilave primatin e ka sasia e madhe e hekurit që gjendet në bimë të cilin organizmi mund ta thith dhe shfrytëzon pa pengesë. Hithëri përmban edhe sasi të madhe të kalumit, si dhe kalcium, fosfor, mangan, bor etj. Gjethet e freskëta sapo të çelura të hithërit janë burim i shkëlqyer i sasirave të lakmueshme të vitamins A, B2, B12 dhe vitaminës C.
Nga aspektin shëndetsor, hithëri kuptimin dhe rolin më të madh e ka në prevenimin e mungesës së hekurit dhe gjakut të dobët madje drejtpërsëdrejti me kompenzim të hekurt që gjendet në bimë, si dhe me anë të pjesëmarrjes në procesin për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Përmbatja e hekurit poashtu ndihmon në largimin e ndjenjës së depresionit, sfilitjes dhe lodhjes, andaj është ushqim shumë i mirë saktësisht për këtë periudhë të vitit kur anemitë dhe simptomet e lehta pranverore të depresionit dhe sfilitjes janë pothuaj të pashmangshme.
Hithëri në të gjitha format aktivisht shfrytëzohet si pastrues i dëshmuar i organizmit, dhe me të drejtë njihet si mjet më i mirë natyror për pastrimin e gjakut.
Hithëri është bar natyror edhe për sëmundjet e rrugëve urinare, siç janë ndezja dhe prania e gurëve dhe rërës. Mund të ndikon në mënyrë prevenuese kundër formimit të gurit dhe rërës në veshkë dhe në kanalet e urines.
Hithëri është diuretik i shkëlqyer. Për stiulimin e urinimit në ditë konsumohen 3-4 filxha çaji të freskët të hithërit.
Hithëri ka ndikim analgjetik dhe anti-inflamator dhe ndihmon në reduktimin e dhimbjeve gjatë artritit dhe përdhesës. E përmirëson edhe punën e sistemit tretës, kurse shpesh shfrytëzohet edhe si ilaç natyror kundër kapsllëkut.
Hithëri vetvetiu është ushqim i shijshëm i cili mund të përgatitet me zijerje si spinaq, i prerë me vezë si omlet ose të përgatitet si çdo perim tjetër.
Kundër alergjive
Konsumi i çajit të hithërit për një kohë të gjatë mund të pengon edhe paraqitjen e alergjive sezonale ose të redukton simptomet, siç janë kruarja, teshtia dhe skuqja e syve.
Të dhënat lidhur me efeketet aktive të hithërit janë për respekt, dhe plotësisht me të drejtë thuhet: „Nëse ndonjëher patjetër të zgjedh vetëm një bimë, atëherë zgjedhja le të jetë hithëri.
Në llogari të bukurisë
Hithëri gjithmonë është shfrytëzuar në produkte të ndryshme për freskim të pamjes së lëkurës, kundër akneve dhe si ilaç i dëshmuar kundër rënies së flokëve dhe për kujdesjen për flokët.
Kundër molëve
Tufa të hithërit të freskët janë të shkëlqyera kundër molëve, të cilat i vendosim në raftet e teshave.
Çaj nga hithëri
Përgatitet në atë mënyrë ku dy lugë supe përzihen me gjysmë litër ujë të nxehtë dhe e lëm që të qëndroj dy orë. Përzierja kullohet dhe konsumohet dy-tri herë në ditë.
Kujdes!!
Çaji i hithërit nuk rekomandohet për shtatzëna dhe fëmijë më të vegjël se 2 vjet. Kujdesi i veçantë dhe konsultimi me mjekun ose farmacistin janë të rëndësishëm madje edhe për pacientët me sëmundje të zemrës dhe dëmtim të veshkëve.
Lëng nga hithëri
Përgatitet nga majet e freskëta të hithërit të ri në shtrydhës. Shtoni mjaltë për shije më të mirë.Mund të përgatitet edhe me zhytjen e majeve të hithërit të ri në ujë. Mblidhni 20 maje dhe zhysni ata në një litër ujë të ftohtë. Lejoni që të qëndrojnë një ditë. Ditën vijuese pasohet hithërin dhe kullojeni atë. Për shije më të mirë shtoni lëngun e limonit ose portokallit dhe ëmbësojeni me mjaltë. Ruhet më së shumti tri ditë.