VRAPIMI SI STIL I TË JETUARIT

VRAPIMI SI STIL I TË JETUARIT
A ekziston ndonjë definicion?
Sikur të mund të definohej vrapimi, do të thoja se ai është aktivitete themelor fizik i cili na mundëson të kemi një jetë më cilësore në çdo kuptim. Me vrapim jo që vetëm do ta përmirësojmë kondicionin tonë fizik, por poashtu do të përmirësojmë edhe shëndetin tonë mendor dhe shpirtror. Shkenctarisht dëshmohet se 30 minuta vrapim na majftojnë  për të arritur mirëqenien e duhur trupore dhe shpirtrore. Vrapimi, pa dyshim që do na ndihmoj që të arrijmë peshën e duhur, ta kemi formën ideale të trupit, të çlirohemi nga stresi dhe plotë me energji pozitive.
Kënaqësia pas përfundimit të ushtrimeve, rritja e vetëbesimit, mundësia për tejkalimin e vetvetes janë arsye të mjaftueshme që madje prej sot t’i mbathni këpucët dhe të filloni me vrapim. 
Edhe vrapimi rekreativ është më shumë se sa mjafton.
Nëse jeni individ i cili dëshiron vetëm të relaksohet dhe të kënaqet me ato minuta që i ndan për vetveten, atëher vrapimi në mënyrë rekreative prej 20 deri 30 minuta disa herë në javë është i mjaftueshëm.
Ajo që është edhe më e rëndësishme, për fillim, është pak më shumë vullnet, vendosëshmëri dhe qëllime të qarta, kurse gjithçka tjetër do të ndodh hap pas hapi.
Vrapimi është sport më ekonomik, i kapshëm për secilin. Këpucët për vrapim janë elementi më i rëndësishëm i pajisjes, kurse gjithçka tjetër është e shkallës së ditë. 
Çka është me rëndësi?
Me rëndësi është që këpucët të jenë të përshtashme për vrapim, kurse veshjet tjera duhet të përshtaten sipas kushteve atmosgerike. Mund të vrapohet edhe në kohë të nxehtë dhe në kohë të ftohtë, por kjo varet nga forma jonë. Vrapimi, para se gjithash, është sport për kushte të jashtëme, nëse është e mundur mund të ndodh edhe në sallë për ato të cilët e kuptojnë vrapimin më seriozisht, dhe nëse ka kushte për një aktivitet të këtillë.
Ushqyerja në mënyrë të duhur, ushtrimet e përshtatshme, pushimi dhe masazhet e volitshme janë segmente me rëndësi të cilat do të na ndihmojnë që vrapimi të jetë kënaqësi edhe më e madhe. Asnjëherë mos teproni me ushqimin nëse planifikoni të vraponi. Konsumoni ushqim të lehtë, kurse pemët dhe perimet do të jenë të domosdoshme.
Shumë shpesh ata të cilët kanë vendosur të vrapojnë do të thonë se vrapimi është mënyrë e të jetuarit, kurse dobitë janë se vetëm prodhim sekondar e kësaj kënaqësie jetësore.
Vetë ose me shoqëri
Bukuria në vrapim qëndron në faktin se mund të vraponi vetëm, ku të doni dhe kur të doni. Bukuria më e madhe është të vrapohet me shoqëri, me shokë, me fëmijët tuaj ose në grupe  ose ekipë për vrapim
Kurse për ata me oreks më të madh. ekzistojnë shkolla për vrapim kur do të merrni përgjigje nga pofesionistët më me përvojë për të gjitha dilemat për dhe lidhur me vrapimin, ushtrimet dhe mënyrën e të ushqyerit.
Kokan Ajanovski
22 herë  kampion shtetëror në Maqedoni
NIKE shkolla për vrapim NIKE + Run Club
www.skolazatrcanje.mk