Prasi është bimë shumë e vjetër e kultivuar e cila është me e afërt me qepën dhe hudhrën, por me shije dhe aromë më të ëmbël. Pa të drejtë bëj pjesë në erëzatë cilat kohë pas kohe përdoren në ushqim si plotësues ushqimor, edhepse mund të përdoret si i vetëm në shumë ushqime.
Përbërje e pasur ushqimore
Përbërja ushqyese e prasit është „për respekt“, por, mes tjerash, në listën e përmbatjes së tij gjenden: vitamini C, B6, karotin, vitamini Е, kurse nga minralet e prasit është i pasur me: mangan, acid folik, hekur, magnez, fosfor, kalium dhe kalcium.
Një nga komponentet kryesore të cilët e bëjnë prasin të veçantë, dhe më afër qepës dhe hudhrës, është alicini. Kjo komponentë e vendos prasin mes perimeve me ndikim të dëshmruar antibiotik.
Përveç kësaj, prasi është i begatshëm dhe me yndyrë eterike, të cilat e rrisin sekretimin e lëngjeve digjestive dhe me këtë e përmirëson tretjen e ushqimit.
Bekimet për organizmin
Për shkak se përmban shumë kalium (në 100 g ka 300 mg), kurse pak natrium (krip), prasi është diuretik i fuqishëm natyror. Duke ju faleminderuar ndikimit diuretik, prasi është pastrues i shkëlqyer i organizmit nga toksinet. Prandaj, shpesh, prasi ju rekomandohet individëve me sëmundje të veshkëve dhe kardivaskulare, sidomos për reduktimin e bymimeve.
Prasi, në krahësim me tërë perimet dimrore, përmban më pak karotin, vitamin C dhe E. Përbërja e këtillë dhe koncentirmet e tilla të komponenteve aktive e bëjnë prasin ushqim shumë të mirë në luftën kundër ftohjeve, infeksioneve dhe në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në organizëm me anë të përforcimit të drejtpërdrejtë në sistemin imunitar.
Përmbatja e antioksidansëve të fuqishëm e ruan organizmin nga ndikimi dëmtues i radikaleve të lira, por edhe nga sëmundjet kronike, duke përfshirë edhe kancerin. Me të drejtë, prasi konsiderohet si antikancerogjen i cili ndihmon në prevenimin e sëmundjeve malinje.
Bar edhe për lëkurën
Prasi kujdeset për lëkurën. Supë e prasit e zbardhon tenin e lëkurës. Përmbatja e vitaminës E dhe karotinit janë faktorë të rëndësishëm për lëkurë të shëndetshme, elastike dhe të butë.
Prasi i „shkrinë“ kilogramët
Prasi është bimë me kalori të ulët. Përmban 86% ujë, kurse në 100 g pras ka 35 kalori. Përmban shumë pak yndyrë dhe sheqer, por mjaft celulozë e cila krijon njdenjën e ngopjes. Pektini i prasit krijon një shtresë të dëmshme në mukozën e lukthit. Kur përfshihet në ushqimin e balancuar, prasi është ideale për mirëmbatjen e peshës ideale trupore. Shumë shpesh si erëzë përfshihet në kombinime të ndryshme dietale.
Shumë më shpesh dhe shumë më shumë në tryezë
Lehtësia me të cilën mund të ruhet prasi në formë të papërpunuar gjatë dimrit jep përparsi të shkëlqyer për përdorimin e tij. Prasi mund të përdoret në kombinim me perimet tjera dhe është shtojcë e shkëlqyer në supa dhe dip. Nëse dëshirojmë që organizmit t’i japim aq sa mundemi, ushqimi i larmishëm, gjithsesi, nënkupton edhe konsum të vazhdueshëm të perimeve në ushqime. Kjo nënkupton edhe përfshirjen e më shpesht edhe të prasit dhe atë sipas mundësis në formë tëfreskët.
Këshilla
Gjatë përgatitjes së prasit dëmtohet përbërja vitamino-minerale, prandaj më mirë të konsumohet i freskët ose si shtesë në sallatat dhe dip të kombinuara. Nuk rekomandohet që prasi të ngri. Në frigurifer, por jo i ngrirë, mund të ruhet deri në 10 ditë.