JOGA GJATË SHTATZANISË

JOGA GJATË SHTATZANISË

Joga nënkupton njohuri antike për njeriun dhe jetën. Me zbatimin e ushtrimeve joga zhvillohet një nivel i ri i vetëdijes e cila redzulton në gjendjen e qetësis së brendshme, e cila është një burim i pashtershëm i mençurisë dhe energjisë kreative. Periudha e shtatëzanis është e rëndësishme edhe për nënën edhe për foshnjën. Gjatë shtatzanisë ndodh një „revolucion“ i ndryshimeve në trup dhe shpirt. Qetësia e brendshme dhe dashuria amnore janë me rëndësi të madh për zhvillimin kronik psikomental të foshnjës. Joga me anë të sistemit të saj të teknikave, mund të ndihmoj që gruaja të kuptoj dhe të shfrytëzoj energjinë e saj pozitive.

 

Zgjoni fuqinë e brendshme dhe kuptoni natyrën tuaj të vërtetë!

KUR DUHET TË FILLOHET ME USHTRIMET JOGA?
Rekomandohet fillimi me ushtrimet joga pas muajt të tretë të shtatzanisë. Në këtë mënyrë, shtatzëna do të ketë kohë të mësoj si të relaksohet, si ta kontrolloj dhe ta thelloj frymëmarrjen e saj dhe si të drejtoj energjinë që të mund këtë rast ta zbatoj gjatë procesit të lindje.

Joga në shtatzani nga përvoja indivduale
Përgatitjet për arritjen e foshnjës sime filluan madje gjatë periudhës së shtatzanisë. Atëherë në mënyrë aktive bëja ushtrime joga (asana) në konsultim me instruktorin e jogës. Ata më ndihmuan që shtatzaninë ta kaloj sigurtë, pa komplikime dhe në gjendje të mirë psiqike. Ashtu, me dashuri të pastër dhe mbështetje të plotë e prita të posalinurin tim. Ushtrimet qetësuaese Joga për frymëmarrje dhe relaksim, por me siguri edhe gjendja e potenciale dhe e veçant, spontanisht më ndihmuan që të mos kemë asnjë mendim negative.
Gjatë orëve USHTRIMET E LEHTA ishin përshtatur për periudhën e shtatëzanis. Me ushtrime arrihet elasticitet dhe fortësi të muskulaturës, rritet lëvizshmëria e legenit dhe largohen ose zbuten dhembjet në kurriz dhe bel. Ushtrimet nuk janë të lodhshme, nuk janë rraskapitëse, freskojnë dhe e kthejnë humorin e mirë. 

Qëndrimi (asana) flutur
Ndihmon në shtendosjen e muskujve të nyjeve dhe ijëve.

Qëndrimi (asana) i macës 

Ky ushtrim përqendrohet mbi muskujt e qafës, krahrorit dhe kurrizit . Bën lëvizjen më të lehtë pa vështirësi.

Pjesë përbërëse dhe e pashmangshme e orëve ishin FRYMËRMARRJA E THEMË DHE RITMIKE, me anë të cilës sigurohet më shumë oksigjen dhe më shumë energji vitale. Teknikat e frymëmarjres më relaksuan dhe më ndihmuan që ta ruaj energjinë pozitive.
*Makisma se gjatë shtatzënis duhet të hamë për dy vetë nuk vazhdon, por është e lodhëshme se duhet të marrim frymë për dy persona. 
RELAKSIMI ishte i pashmangshëm për çlirimin e tendosjes së akumular. Teknikat e frymëmarrjes dhe relaksimit ishin shumë të dobishme për relaksim të vetëdijshëm mes konmtrakcioneve gjatë procesit të lindjes dhe për reviltalizim të shpejtë dhe freksim mendor pas lindjes.

ÇKA ARRIHET?

– Me ushtrimet joga gruaja mëson që të relaksohet, të kontrolloj frymëmarjren, të zhvillon mendimet pozitive dhe në këtë mënyrëtë rigjeneroj energjinë e saj.

– Më lehtë të ballafaqohet me ndryshimet emotive karakteristike për këtë periudhë, si dhe kur shfaqet depresioni pas lindjes.

– Ta ruaj qetësinë dhe harmoninë e brendshme, e cila përkon edhe me foshnjën gjatë periudhës së shtatëzanisë. Hulutimet tregojnë se foshja në mitër është nën ndikimin e përgjithshëm të mënyrës së jetesës së nënës. Qetësia e brendshme, e cila arrihet me anë të zbatimit të jogës, e plotësuar me dashurinë amnore është me rëndësi të madhe për zhvillimin harmonik të posalindurit.

– Mundësohet që trupi dhe shpirti shpejtë të kthehen në gjendje të mëparshme.