KËPURDHAT

KËPURDHAT
Këpurdhat paraqesin një formë të veçantë të jetës e cila sipas numrit të llojeve paraqet organizmin më të përhapur të gjallë në tokë. Janë vërtetuar mbi njëqind mij lloje të këpurthave, kurse konsideorhet se numri i tyre është shumë më i madh. Në ushqim përdoren rreth 230 lloje.
Të pa zëvendësueshëm janë roli dhe kuptimi i këpurdhave në ekosistem dhe në zinxhirin e ushqimit,  kurse më i theksuar është roli dhe përdorimi për qëllime mjeksore. Mjeksia kineze dhe japoneze me shekuj i prëdorin këpurdhat në luftën kundër formave më të rënda të sëmundjeve si kanceri, diabeti, etj.

 

Vlerat ushqyese

Përveç erës dhe shijes specifike, këpurdhat kanë përbërës specifike dhe të pasur me vitamina, minerale dhe oligoelemente vitale. Përbërja vitaminoze ofron sasi të madhe të vitamineve B1, B2, B5, C dhe D. Nga mineralet më të përfaqsuara janë magnezi,sekleni, fosfori, hekuri, zinku, kalciumi dhe të tjerë. Këpurdhat janë të pasura edhe me sasira të mëdha të fibrave bimore.

Këpurdhat, përveç kafshëve, janë organizma të vetëm të cilat kanë aftësi për sintezën e vitaminës D.

Këpurdhat, për dallim nga bimët, i përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale për jetën e njeriut. 

Rëndësia mjeksore
Këpurdhat përmbajnë shumë komponente aktive biologjike të cilat me materiet e rëndësishme ushqyese janë shumë efikase në prevenimin dhe shërimin e disa dëmtimeve shëndetësore.Këpurdhat vazhdimisht e më shpesh përdoren në trajtimin edhe të formave më të rënda të kancerit. Një numër i madh i studimeve shkencore dëshmon ndikimet pozitive të këpurdhave për qëllime mjeksore.
Këpurdhat janë luftëtar i dëshmuar në prevenimin dhe shërimin e ftohjes dhe gripit. Ndikojnë ose veprojnë në mënyrë stimuluese në organizëm dhe e përforcojnë organizmin dhe e ruajnë sistemin imunitar.

Ndikimet e shprehura shëruese vërtetohen te disa sëmundje të caktuara kardiovaskulare. Shënojnë ndikime pozitive në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut, arterosklerozën dhe goditjen në tru.

Përbërësit pozitiv:
  • e përforcojnë imunitetin
  • kanë ndikim antiinflamator, antivirusal dhe antikancerogjen
  • ndikimet pozitive gjatë alergjive, astmës, psoriazës dhe dermatitit
  • ndihmon në shërimin e artritit dhe reumatizmit
  • largon lodhjen, dobësinë dhe pagjumësinë
  • e rregullon nivelin e sheqerit në gjak
  • e përmirëson kujtesën dhe koncentrimin

 

RREGULLAT BAZË PËR PËRGATITJEN E USHQIMIT NGA KËPURDHAT
  • Nuk duhet harruar se këpurdhat në formë të freskët ruhen në vend të ftohta ( afrigurifer) më së shumti 5 ditë.
  • Pastrohen pak para përgatitjes së ushqimit edhe atë shumë shpejtë, me kujdes dhe vetëm me ujë të ftohtë.
  • Ushqimet e përgatitura nga këpurdhat duhet të konsumohen menjëherë. Këto ushqime duhet të ngrohen.
  • Te ushqimet që qëndrojnë  dhe te ushqimet e ngrohta ekziston rreziku nga prishja e komponenteve proteinike dhe komponenteve tjera  nga këpurdhat të cilat sërish mund të shkaktojnë paraqitjen e disa toksineve të caktuara.
  • Shijen e ushqimit mund ta përforconi duke shtuar kripën, salcin e sojës, hudhrën, qepën, borzilokun, majdanozin, etj.
Ushqimet nga këpurdhat gjithmonë duhet të konsumohen të freskëta dhe në asnjë mënyrë mos i nxehni!
Sa shpesh në tryezën tuaj?

Këpurdhat nuk duhet dhe nuk është patjetër të jenë pjesë e tryezës suaj të përditshme. Madje edhe më e rëndësishme është që për një porcion mjafton një sasi prej 200 g këpurdha. Mund të konsumohen të freskëta, të thata dhe të marinuara.

Për të gjitha dietat
Këpurdhat hyjnë në grupin e produkteve me kalori të ulët (100 g këpurdha kanë 18-26 kalori), gjë që i bën ideale për çdo dietë. Përparsia është që përmbajnë shumë pak yndyrëra dhe krip, si dhe nuk përmbajnë kolesterol.
NJË KËSHILLË PLUS
Konsumoni vetëm këpurdha të cilat i njihni mirë ose mund t’i njihni! Në të kundërtën, ju mos tentoni të blidhni këpurdha.
Këpurdhat në çdo ushqyerje te fëmijët
Shpesh parashtrohet pyetje dhe dilenma te prindërit se kur dhe në cilën cilën mënyrë duhet të fillohet me konsumin e këpurdhave te ushqimi i fëmijëve.
Nutricionistët rekomandojnë që këpurdhat gradualisht të fillojnë të bëhen pjesë e ushqyerjes së fëmijëve diku pas vitit të tretë.
Një recetë e dëshmuar dhe e vërtetuar për pranimin e shijes dhe, përgjithsisht, të këpurdhës si produkt ushqimor është ushqimi i tyre i preferuar- pica. Për këtë arsye, më së miri është që picën ta përgatitni vetë kështu që do të keni kontrollë direkte mbi sasinë e këpurdhave të vendosura në picë, mbi cilësinë e tyre, si dhe mbi cilësinë e përbërësve tjerë. Picat të cilat shërbehen në restorante shumë shpesh përmbajnë sasi më të madhe të kripës, por nuk mund të garantohet edhe për cilësinë e salceve dhe shtojcave të përdorura.
Në mënyrë ideale mund të kombinohet me vezë, oriz, pasta ose me perime të ndryshme.
Llojet e këpurdhave të cilat përdoren në ushqimin tonë
Llojet më të konsumuara, por praktikisht edhe më të qasëshme të cilat gjenden në tryezën tonë janë barkkuqja dhe pinellja. Përveç këtyre,  malet tona janë të pasura edhe me shumë lloje tjera të këpurdhave siç janë pankushja e njohur, kupshorja, shpunga dhe sorkadhe.
            
pankushja                                   pinellja                                        kupshorja                                   shpunga                           sorkadhja

Përveç këtyre të cilat janë karateristike për nënqiellin tonë, në treg mund të gjenden edhe këpurdha të njohura shëruese shitake, të cilat janë titulluar si „eliksir i jetës“  dhe reishi – këpurdhat „hyjnore“ .

 shitake                                                                                                                reishi

                          

Këpurdha nga lindja e largët, me shije shumë të mirë dhe të pasur, e pasur me proteina, vitamina, aminoacide, firbra bimore dhe minerale. Ka vlerë të lartë ushqyese, pak kalori, kurse pothuaj nuk ka yndyrëra. Ndikimi mjeksor reflektohet te ndikimet e shprehura antikancerogjene dhe antivirusale.

Për shkak të aftësis së tyre superiore për shërim, këpurdhat reishi me të drejtë quhen mrekulli mjeksore. Me kujdes përdoren gjatë prevenimit dhe shërimit të disa problemeve, pa ndikime të padëshirueshme anësore. Për prevenim rekomandohet që çdo ditë të konsumohet 3-5 g këpurdha të thata, kurse gjatë shërimit 10-12 g.

Fletëza prej këpurdhe

Përbërësit e nevojshëm:
200-300 g fleta të gjëra, qepë e re, 1 karrot më e madhe, 2 thela hudhre, 500 g këpurdha (mund të shtohet edhe pak pankushe të tharë), 80 g djath i rrahur, 1 lugë lëmg limoni, krip, spec dhe erëza.
Përgatitje:
Fletëzat i zijejm, i lëm të ftohen, i kullojmë dhe i lajmë me ujë të ftohtë.
Në vajin e ullirit e skuqim qepën dhe e shtojmë karrotën e prerë në rrethe të holla dhe bashkë i skuqim. Pastaj e shtojmë hudhrën e prerë imë, barkkuqen e grirë dhe lëngun e limonit. Të gjithë bashkë skuqen mirë.
Pasi të përgatitet, fletëzat dhe këpurdhat i përziejm në një qull ose brum dhe nga lartë i spërkasim me djathë të renduar. Servohet e ngrohtë në kominim me sallat jeshile.
Omlet me këpurdha
Përbërësit e nevojshëm:
200 g këpurdha
4 vezë
1 qep
krip, spec, erëza
Përgatitje:
Qepën e grirë e skuqim në vaj. Shtoni këpurdhat, poashtu, të grira bashkë me erëzat dhe skuqni ata deri sa të zbuten. Në pjatë i rrahim vezët dhe i derdhim mbi këpurdhat. I skuqim deri sa të bëhen gati.
Këpurdhat e mbushura
Përbërësit e nevojshëm:
1 kg barkkuqe me kapela më të madhe
2 kokërra qepë
200 g mazë
krip, spec, erëza, majdanoz
Përgatitje
Kapelat e këpurdhave ndahen nga doreza dhe renditen në tigan për skuqe.Veçmas priten qepa dhe dorezat e barkkuqeve. Skuqen në krip, spes, origano. Me këtë përzierje mbushen kapelat, kurse nga lartë vendoset një luhë mazë. Skuqet më herët në furrë të nxehtë në 200 shkallë, 20-30 minuta.
Ushqimi i përgatitur mund të shërbej si ushqim kryesor, bashkë me spec, parahaje ose ushqim në kombinim me lloje të ndryshe të mishërave.
Këpurdha me perime
Përbërësit e nevojshëm
400 g këpurdha të grira në fleta
1 qepë
1 pras kërcell
2 karrota të mëdha të prera në rrethe
1 spec i kuq
1 një tufë më të vogël majdanoz
spec djegës (sipas dëshirës)
1 gjeth dafine
origani, spec, krip, erëza
Përgatitje:
Qepa grihet imët dhe skuqet në vaj. Shtohen këpurdhat barkkuqe (shampinjonet) ( ose ndonjë lloj tjetër i këpurdhave) dhe sërish skuqen. Shtohen perimet tjera të grira, përzijhen, tigani mbulohet me kapak dhe zijhen me avull për 15 minuta.