Ftohja është infeksion viral i fytit dhe hundës. Ekzistojnë lloje të ndryshme të viruseve të cilët mund të shkaktojnë këtë infektim. Për këtë arsye, një njeri i rritur në vit mund të sëmuret dy-tri herë nga ftohja. Fëmijët mund të sëmuren madje deri në dhjetë herë në vit. Nëse nuk shoqërohet me komplikime, ftohja më shpesh zgjat deri 2 – 4 ditë.
Simptomet më të shpeshta
-
rrjedhja e hundës /hundë e zënë
-
teshtija
-
kollitja
-
dhembjet në fyt
Ftohja e shoqëruar me rritje të temperaturës trupore është shenjë e infeksionit plotësues bakterial. Ndezja e veshit të mesëm, sinuseve, ndezja e fytit dhe paraqitja e sekreti të gjelbërt nga hunda janë tregues të sigurtë të një komplikimi të caktuar. Vizita në mjek dhe terapia e duhur antibiotike janë shumë të rëndësishme për shkak të shërimit në kohë dhe pengimit të komplikimeve tjera më serioze.
Për dallim nga ftohja, simptomet e influenzës mund të jenë shumë më të vështira dhe mund të zgjasin më shumë. Inluenza mund të „troket në derë“ gjatë tërë vitit, por shumë është e shpeshtë gjatë dimrit ose në fillim të pranverës, prandaj nihet edhe si INFLUENZË SEZONALE.
Influenza shoqërohet edhe me simptomet vijuese:
-
ethet me temepraturë të lartë (ndonëherë është mbi 39° C)
-
kokëdhimbje
-
lodhje
-
dhimbje në tërë trupin
-
sy të kuq dhe të mbyushur me lotë
-
diare
-
humbje të apetitit
Linja e kufizimit të simptomave mes ftohjes dhe influenzës pothuaj nuk ekziston, prandaj vështirë se do të njihen se cilat nga këto infeksionet virale mund të shihen. Influenza është sëmundje më serioze, prandaj rekomandohet se në fillim të supozoni se keni influenzën dhe menjëherë dhe në mënyrë të duhur të veproni për shërimin e saj.
Influenza në mënyrë më efikase shërohet 48 orët e para pas paraqitjes së simptomeve. Përdorimi në kohë i preparateve të duhura mund të reduktoj kohëzgjatjen e sëmundjes dhe të përshpejtoj shërimin.
Prevenimi
Përveç rekomandimeve standarde për mbrojtje nga influenza ose ftohje, është shumë me rëndësi të ruhet niveli i lartë i imunitetit. Ushqyerja e rregullt dhe e balancuar, gjumi optimal, kurse sipas nevojës edhe përfshirja e shtojcave në ushqim, sidomos vitamini C, do të ndihmoj në trajtimin e infeksionit.
Pastrimi i hundës me tretje fiziologjik është shumë e dobishme dhe efektive. Në këtë mënyrë do të bëni mekanizmat për pastrimin të viruseve eventuale nga mukoza, do të reduktohet numri i tyre, me këtë edhe gjasat që të rritet infeksioni.
Bëjeni vetë – pastrimi me tretje fiziologjike
Në gjysmë litër ujë vendos një lugë kafeje krip dhe, pasi të vëlon, lejoni që të ftohet. Në përllëmbë vendosni nga tretja, mbyll njërën anë të hundës, kurse me tjetrën anë tërhiq ujin me krip duke ngritur hundën dhe pëllëmbën të vendosur mbi hundë. Tretja duhet të kalon nëpër hundë dhe të vij deri në fyt. Pastaj pështyni. Këtë procedurën përsërisni disa herë, kurse pastaj ndërroni anën. Zbatoni këtë procedurë në mëngjes dhe në mbrëmje disa ditë.
Këshilla për lehtësimin e simptomeve
-
Fyti i sëmurë i skuqur – përdor propolis (pika, sprej për fyt, drazhe) ose bëni gargarë me çaj nga sherbelja.
-
Hundë e zënë dhe sekretimi – inhalimi me çaj ose yndyrë eterike nga eukalipti, trumza, etj.
-
Temepratura e rritur e trupit – çaj nga shtogu, bari i pezmit dhe trëndafili i egër.
-
Kundër ndezjes ose inflamacionit – propolis në formëtë sprejt ose pikave. Në filxha përzieni një lugë mjaltë me 5-10 pika propolis. Shkrij përmbatjen në gojë aq gjatë sa mundeni.
Për luftë më të letë me infeksionet, detyrimisht përfshini përdorimin e preparateve në bazë të lules së boçes.
Nëse është e nevojshme, kyçni edhe terapinë medikamentoze në formë të pikave për hundë, ilaçe kundër temperaturës së ritur të trupit. Për mënyrë e zbatimit të saj, konsultohuni me farmacistin tuaj.