Glaukoma– vjedhësi i fsheht i shikimit

Glaukoma– vjedhësi i fsheht i shikimit
Glaukoma paraqet arsyen e dytë më të shepesht për verbërinë në botë,  poashtu edhe te ne. Më së shumti për shkak të zbulimit të tij të vonshëm, dëmtimet e pakthyeshme në fushën e shikimit, dhe shumë shpesh për shkak të mos respektimit i terapisë nga ana e pacientit.
Llojet e glaukomit
Ekzistojnë shumë lloje të glaukomave:
Glaukoma e lindur – paraqitet menjëherë pas lindjes,
Fëmijrore ose rinore – zhvillohet gjatë periudhës së fëmijrisë,
Glaukoma primare – më e përhapur dhe nuk lidhet me sëmundje tjera dhe
Glaukoma sekondare – paraqitet si pasojë e disa sëmundjeve tjera të syrit.
Simptomet
Varësisht se për cilin lloj të glaukomës bëhet fjalë, ai mund të kaloj edhe në mënyrë asimptomatike, që shpesh edhe ndodh kështu, pa simptima dhe pa dhimbje. Simptomet e para  janë rritja e shtypjes së syrit, shikim i reduktuar, ngushtimi i fushës së shikimit, të cilat paraqiten kur paraqiten dëmtime e para, të pakthyeshme të fushës së shikimit. Përveç mënyrës asimtomatike, varësisht nga lloji i glaukomës, si simptome mund të paraqiten edhe dhimbje në syrin e përshtatshëm, në tëmth dhe dhimbje në njërën gjysmë të kokës, reduktim i shikimit, rrethe me ngjyrë rreth poçës,  neveri dhe vjellje.
Rezik-Faktori
Nga faktorët e rrezikshëm për paraqitjen e glaukomës si më të rëndësishëm duhet të përmendet shtypja e lartë e syrit, e cila mes tjerash është edhe faktori i vetëm i rrezikshëm te i cili mund të ndikohet. Faktorët tjerë të rrezikshëm janë lidhshmëria familjare, mosha mbi 60 vjeçare, kurse kohën e fundit edhe mbi mosha mbi 40 vjeçare paraqet faktor mjaftë të rrezikshëm. Faktorë tjerë të rrezikshëm të cilët duhet të përmenden janë raca, miopia (shkurtëpamësia) dhe të tjerë.
Çka është me rëndësi?
Më me rëndësi te glaukomi është zbukimi i tij i hershëm. Menjëherë pas zbuklimit të tij të hershëm, duhet të fillohet me terapinë e duhur për reduktimin e shtypjes së syrit dhe për kontrollim të përparimit të sëmundjes. Shtypja e syrit te këta të sëmurë, gjithmonë duhet të mbahet aq sa është e mundur në nivel më të ulët. Në atë mënyrë sigurohet minimizimi i dukshëm i dëmtimit të cilin shtyja e lartë e syrit e shkakton mbi nervin e syrit.
Këshillë
Që të mbrohemi nga pasojat e glaukomës, secili individ me moshë mbi 50 vjeçare duhet së pasku një herë në disa vite të kontrollohet te mejeku i syve, që të mat shtypjen e syve, kurse atje ku do të zbulohet glaukomi duhet rregullisht të pranohet terapia e shënuar nga mjeku.
Me qëllim që të ngrisim vetëdijen te njerëzit lidhur me këtë sëmundje dhe rëndësinë e zbulimit të saj në fazën fillestare, oftamologët në Maqedoni çdo vit gjatë Javës Botërore të glauokomit, e cila organizohet gjithmonë në gjysmën e parë të marsit, në mënyrë aktive përfshihet në aksionin për matje falas të shtypjes së syrit.