„ME SHËNDET“ – ËSHTË KOHA E ALERGJIVE

„ME SHËNDET“ – ËSHTË KOHA E ALERGJIVE

Zgjuarja e natyrës në pranverë, përveç shkëlqimit dhe bukurisë, me vete sjell edhe përbërës të cilat drejtpërdrejtë ose në mënyrë zhdrejtë, dukshëm ose fshehurazi, shkakojnë një mori vështirësish shëndetsore dhe reaksione specifike të organizmit. Nuk ka dyshim se alergjitë janë terminologji vazhdimisht e më e shpesht në vokabularin shëndetsor në këtë periudhë të vitit.
Hunda e zënë, kruarja, skuqja, rrjedhja e hundës dhe teshtia janë simtome më të shpeshta të dukshme dhe manifestim i drejtpërdrejtë dhe reagim i sistemit imunitar ndaj faktorëve të ndryshëm të mjedisit të cilët quhen alergji“.

Regjistrimi i faktorëve
Si shkaktar kryesor dhe faktor më i shpesht i reaksioneve alergjike është poleni i cili lirohet nga pemët të cilat lulzojnë herët, poleni i mështekës, frashërit dhe lisit. Simpatologjia është më e theksuar në periudhat me ditë të thata dhe me erë kur krijohen kushte që kjo alergji lehësisht të përhapet në shqisat tona. Pushimi dhe çlirimi nga manifestimi alergjik mund të pritet nga ditët me shi dhe lagështi.

Shenjat e qarta të alergjisë së polenit
Simptomet e alergjisë së polenit mund të ndryshohen dhe mund të kenë intensitet të ndryshëm, varësisht nga alergjeni i pranishëm i drejtpërdrejtë. Fotografia tipike e reaksionit alergjik përfshinë:

  • zënia e hundës dhe frymëmarrja e vështirësuar

  • rrjedhja e hundës

  • teshtia

  • kruarja dhe lotimi i syrëve

Përveç këtyre shenjave të qarta dhe të dukshme të reaksionit alergjik, te disa individë simptomet janë vazhdimësi në formë të letargjisë, paknaqësis, koncentrimit të reduktuar dhe problemeve me gjumin.
Nuk përjashtohen edhe komplikimet dhe zhvillimi i astmës alergjike.

Barnatorja natyrore
Pesha e sinmptomeve shpesh herë mund të reduktoj dukshëm cilësinë e jetës. Për këtë arsye, prevenimi dhe përdorimi i ushqimit dhe begatshmëria e bimëve mjekuese mund shumë të ndikojnë në përmirësimin e pasqyrës së përgjithshme

Konsumi i ushqimi të shëndetshëm dhe të balancuar, sidomos pemë dhe perime të freskëta, parimisht, mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes. Konsumi i frutave arra dhe ushqimi i begatshëm me antioksdansë do të ndihmojnë në luftën për reduktimin e reaksioneve inflamatore dhe është faktor kyç për kontrollimin e alergjisë. Ushqimi i pasur me acide yndyrore, si peshku, vezët dhe arrat, do të ketë ndikim plotësues pozitiv.

Sekreti është në përdorimin e çajrave, leckave të lagështa dhe inhalimet

Hidhëri
Përdorimi i rregullt dhe afatgjatë i çajit të hidhërit sigurisht i zbut simptomet. Një lugë çaji hithëri përzijhet me një gotë ujë dhe e lëm të qëndrojë gjysmë ore. Kullohet, shtohet edhe limoni i freskët i kulluar dhe konsumohet deri në 4 filxhan në ditë.

Kamomilë
Duke ju faleminderuar përbërësve antindezës, kamomile ndihmon edhe te simptomet të cilat përkojnë me sytë.
Qese të ftohta të çajit të kamomiles i mbajmë 3-5 minuta në sy. Këtë procedurë e përsërisni disa herë në ditë.

Nane
Inhalimet e rregullta me kohëzgjatje prej dhejtra minutash në ditë do të lehtësojnë frymëmarrjen dhe do të lirojnë rrugët e frymëmarrjes.

Mjalta dhe xhenxhefili mund të ndihmojnë më shumë se sa mund të mendojmë. Bëni çaj me xhenxhefil të renduar. Pijen e embëlsojmë me një lugë mjaltë dhe më së mirë është të konsumohet në mbrëmje para gjumit.

Aktivitieti fizik
Radhitja e duhur e aktiviteteve tuaja dhe shmangia e ekspozimit direkt ndaj shkaktarëve, e plotësuar me aktivitet të lehtë fizk, me suguri do ta bëjnë jetën tuaj të përditshme më të rehatshme.

Klinikisht e vërtetuar
Përdorimi i produkteve me bazë të ekstraktit të koncentruar dhe të standardizuar nga kurkuma tregojnë rezultate shumë të mira në prevenimin dhe lehtësimin e të gjitha simptomeve lidhur me alergjitë pranverore.