Nikotini dhe alkaloidet tjera të ngjajshme ndikojnë në gjendjen psikoaktive dhe bashkë me katranin (pjesa e mbetur e cila përmban rrëshirë dhe përbërës tjerë shoqërues) kanë pasoja negative shëndetsore. Ata pasoja përfshijnë kancerin në mushkritë e bardha, kancerin në fyt dhe kancerin në gojë, sëmundjet e zemrës, sulmet, emfizemën, bronkitin kornik dhe degjenrimin e lëkurës.
Pjesa më e madhe e njerëzve e lidhin pirjen e duhanit me problemet në organet e frymëmarrjes dhe me paraqitjen e kancerit në mushkritë e bardha. Studimet ose hulumtime tregojnë se pirja e cigareve është përgjegjës për pothuaj çdo të pestin e çdo rasti vdekjeprurës të shkaktuar nga sëmunjdet e zemrës. Duhanpirësit kanë dy deri katër herë më shumë rrezik nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe rreth 70% rrezik më të lartë si pasojë e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular në krahësim me jo duhanpirësit.
Duhanpirja pasive ( thithja e tymit nga duhanpirësit tjerë) te jo duhanpriësit e rrisin rrezikun nga kanceri në mushkritë e bardha dhe rezikun nga sindromi i vdekjes së papritur te foshnjët.
Fëmijët të cilët jetojnë me duhanpirës ekspozohen ndaj ftohjes dhe infektimeve.
Duhanpirja është një nga arsyet për aterosklerozën- shtresimi i yndyrërave në arterie. Arteroskleroza krijohet kur muret e arterieve trashen, kurse yndyrërat e shtresuara e bllokojnë gjakun nëpër arterie.
Femrat ose gratë të cilat pin duhan dhe pëdorin pilula kontraceptive e rrisin rrezikun e tyre nga sëmundjet arterike koronar dhe periferike, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, nëse krahësohen me gratë të cilat nuk pin duhan por përdorin pilula kontraceptive.
- Bartje e reduktuar e oksigjenit deri në zemër dhe në organet tjera në trup
- Toleranca e reduktuar e aktivitetit fizik
- Kolesteroli i reduktuar HDL ( i mirë)
- Rritja e shtypjes së gjakut dhe përshpejtimi i punës së zemrës
- Rreziku më i madh nga sëmudjet e ndryshme në arterien koronare dhe infarkti
- Rrezik më i madh për paraqitjen e karcionimit në mushkritë e bardha, fyt, astëm kornike, brokiti kronik dhe emfizema.
- Rreziku më i madh nga diabeti
- Rreziku më i madh nga sëmundja e qiellëzës
- Rrezik më i madh nga bllokimi i gjakut
- Infekcionet më të shpeshta respiratore te fëmijët të cilët ekspozohen ndaj duhanpirjes pasive
Çrrënjosja e shprehisë së duhanpirjes është një nga vendimet më të vështira të cilat një duhanpirës duhet të i sjell në jetën e tij. Ky vendim do ta përmirëson cilësinë e jetës, por edhe jetëgjatësinë e jetës suaj. Pasi në braktisni duhanin, trupi juaj fillon me riparimet e dëmeve të shkaktuara nga duhani. Sa më hertë të bëni këtë vendim, aq më mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.
- Gjatë 20 minutave të parë, shtypja e gjakut reduktohet.
- 12 orët e para, niveli i monoksid karbonit në gjak normalizohet.
- Në periudhën 2 deri 12 javë, qarkullim përmirësohet dhe funksioni imushkrive të bardha rritet.
- Në periudhën prej 1-9 muaj, kollitja dhe frymëmarrja e vështirësuar fillojnë të reduktohen.
- Në vitin e parë, rreziku nga sëmundja koronare e zemrës 50 % reduktohet, në raport me duhanpirësit.
- Pas 5 viteve, rreziku nga infarkti reduktohet, gjegjësish, është baraz me atë të joduhanpirësve.
- Pas 5 viteve, rreziku nga infarkti reduktohet, gjegjësish, është baraz me atë të joduhanpirësve.
- Pas 10 viteve pas braktisjes së duhanit, rrezku për kancer në mushkri të bardha reduktohet pothuaj 50 % krahësuar me duhanpirësin dhe rreziku i kancerit në gojë, fyt, ezofag, fshikëz, fytin e mitrës dhe pankreasti reduktohet.
- Pas 15 viteve, rreziku nga sëmundja koronare është e njejtë ose e barabartë me atë të joduhanpirëtsit.
Ndërprerja e duhanpirjes përfshinë disa qasje të ndryshme, duke përfshirë edhe barnat dhe psikoterapinë dhe deri në orët dhe programet speciale. Duhanpirja është shprehi e cila shumë vështirë mund të ndërpritet, sepse përfshinë aspekte të ndryshme të jetës emotive dhe sociale të individit, si dhe varësia fizike nga nekotina. Pjesa më e amdhe e njerëzve të cilët kanë braktisur duhanin me sukses, përdorin kombinime të tretmaneve dhe teknikave për ndërprerje të duhanpirjes.
Në periudhën prej 1-9 muaj, kollitja dhe frymëmarrja e vështirësuar fillojnë të reduktohen.