Baza e reaksionit imunologjik është që të detektoj “armikun” dhe ta neutrualizoj të njejtin, gjegjësisht, të asgjësoj nga organizmi. Kjo ndodh me mekanizmat e përvetsuar jo specifik- të lindur dhe specifik.
Funksioni fiziologjik i sistemit imunologjik është që të pengoj infeksionet, por edhe të eliminoj infeksionet ekzistues.
Shumë faktorë mund të dobësojnë funksionin e sistemit tonë mbrojtës; sëmundjet e rënda dhe të gjata, stresi, raskapitja dhe lodhja kronike, ushqimi jo i përshtatshëm kur kemi reduktimin e disa materieve ushqyese, vitimineve, mineraleve dhe antioksidanseve, humori i keq (pesimizmi), papastërtia, si dhe stili jetësor me aktivitet të pamjaftueshëm fizik. Pirja e duhanit dhe shprehitë tjera dëmtuese, poshtu ndikojnë në reduktimin ose dobësimin e imunitetit.
Për funksionimin e mirë të sistemit imunitar, me rëndësi të madhe janë konsumi i volitshëm i elementeve të rëndësishme në ushqim si: zinku, hekuri, bakri, seleni, vitamina A,B,C dhe E ( gjenden në perime, pemë, drithra integral, arra, bajame, lajthi dhe në disa fara).
Antioksidanset – materie me prejardhje të ndryshme cilësia bazë e të cilave është të lidhin radikalet e lira dhe në këtë mënyrë e përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe mekanizmat tij mbrojtës. Këtu bëjnë pjesë një numër i madh i vitaminave, mineraleve, materiet me prejardhje natyrore si: përbërës të vajit të mushkrive të zeza të peshkaqenit, fara, drithra integral dhe tjerë.
- Fleni mjaftueshëm dhe reduktoni stresin. Mungesa e gjumit dhe ekspozimi ndaj stresit e rrisin tajimin e disa hormoneve të cilat e reduktojnë imunitetin.
- Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit. E redukton rezistencën e organizmit dhe e rrit rrezikun nga bronkiti dhe pneumonia te të gjithë, kurse të fëmijët ekziston rreziku nga infeksioni i veshit të mesëm.
- Konsumoni më pak alkohol. Pirja e tepërt e redukton imunitetin dhe e rrit rrezikun nga infeksionet e mushktrive të bardha.
- Konsumoni shumë perime, pemë, fruta arra dhe fara. Ata do ta furnizojnë organizmin tuaj me materiet e duhura për prëforcimin e sistemit imunitar.
- Merrni probiotikë. Konstatohet se probiotikët e reduktojnë mundësinë e paraqitjes së infeksioneve respiratore dhe gastrointestinale. Produket nga qumështi i fermentuar, poshtu, mund të reduktojnë infeksionet respiratore te fëmijët dhe të rriturit.
- Dilni në diellë. Rrezet e diellit e mundësojnë krijimin e vitaminës D në lëkurë.Niveli i ulët i vitaminës D e rrit rrezikun nga infeksionet respiratore, gripi dhe ftohja.
- Hani hudhër. Hudhra përmban përbërës të cilat kanë spektër të gjërë antimikrobial dhe përbërës të cilët e prëforcojnë imunitetin. Ngrohja mund të zbërthej disa përbërës aktive dhe rekomdohet që të shtohet në ushqim para servimit.
- Aktiviteti mestara fizik. Trupi mbahet në kondicion, gjë e cila është shumë me rëndësi për mirëmbatjen e imunitetit dhe për pengimin ose parandalimin e shumë sëmundjeve dhe gjendjeve.
- Shoqërohuni, dilni me shokë, qeshni. Humori i mirë, shoqërimi aktiv dhe optimizmi ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të individit.