Anemia është gjendje në të cilin kemi reduktim të numrit të rruzave të kuqe të gjakut (eritrocite) në gjak ose mund të themi është gjendje në të cilën eritrocitet përmbajnë sasi të reduktuar të hemoglobinës. Hemoglobina është protien i cili në strukturën e tij përmban hekur, i cili është i nevojshëm për bartjen e oksigjenit me anë të gjakut te të gjithë indet dhe organet në organizëm. Kjo don të thotë, në gjendje të anemisë, cenohet oksidimi i indit, gjegjësisht, ata furnizohen më pak me oksigjen. Këto ndodhi na shpien te manifestimet e anemisë në tërë organizmin, si dhe në zgavrën e gojës.
Ndryshimi më i shpesht i cili mund të vërehet në gojën e pacientit me anemi është glositisi, i cili nënkupton ndezjen e gjuhës. Gjuha fryhet, e ndryshon ngjyrën, bëhet shumë e kuqe. Për shkakt të atrofis së puorrive të gjuhës, ajo bëhet e lëmuar ose e humb strukturën e saj të zhubrosur. Përveç glositisit, te këto pacientë vërehet edhe ulçera (plaga) dhe aftet në gojë të cilat shpesh përsëriten, si dhe keqësimi i statusit paradontal dhe ndezjen e qiellzës.
Nëse simptomet e glositisit mbijetojnë më shumëse dhejtë ditë, është e nevojshme të vizitohet stomatologu dhe të bëhen testime laboratorike të pasqyrës së gjakut.
Terapia e glositisit të shkaktuar nga anemia në fazë akute është para se gjithash simptomatike. Kjo don të thotë se duhet t’i lehtësojmë simptomet e gjuhës së fryrë dhe të sëmurë, kurse këtë do ta harrojmë para së gjithash me higjienën orale. Është e nevojshme që të parandalojmë çdo irritim plotësues të gjuhës me alkohol, cigare dhe me ushqim shumë djegës dhe me erëza. Nëse e kemi të pranishme edhe infeksionin, terapia është medikamentozë. Gjithsesi, terapia kryesore është në shërimin e anemisë me ushqim të përshtatur dhe të balancuar, i pasur me hekur, si dhe me preparate të përshtatshme të cilat përmbajnë hekur si plotësime të ushqimit. Kur largohet shkaktari i dezjes, gjuha kthehet në gjendje normale.
Anadaj, është e nevojshme mbikëqyrja e paradontopatisë, kontrolle të rregullta dhe trajtim paradontal në stimatolog. Pacentët duhet të eduktohen se si vetë në mënyrë të duhur ta mirëmbajnë pastërtinë orale në nivel të lartë. Kur arrijmë të ruajmë shëndetin e gojës, ne poashtu kontribojmë edhe për përmirësimin e gjendjes së anemisë. Gjithsesi, për shëndetin e përgjithshëm është i nevojshëme edhe balancimi dhe ushqimi i rregullt.
Ana Krtolica-Gerogiev,
d-r. mje.dent.