LODHJA PRANVERORE DHE SHENJAT E PARA TË ANEMISË

LODHJA PRANVERORE DHE SHENJAT E PARA TË ANEMISË
Kalimi mes dy periudhave vjetore  shpesh me vete sjell edhe ndryshime në organizmin tonë. Karateristike është kalimi nga dimëri i gjatë ka pranvera,  kur këto ndryshime manifestohen me imunitet të reduktuar, me nivel të ulët të energjisë dhe koncentrimit, me mungesë të vullnetit dhe mos interesim ndaj aktiviteve të përditshme dhe jetësore. Reagimi i këtill i organizmit nënkupton pamundësinë për përshtatje të shpejtë ndaj ndryshimeve natyrore.
Përveç kësaj, arsyeja kryesore për lodhjen pranverore ose lodhjen e vazhdueshme kronike mund të jetë edhe mungesa e materieve dhe elementeve të rëndësishme ushqyese, siç është hekuri. Mungesa  e këtij elementi me rëndësi jetike, në vazhdimësi mund të rezulton në simpatologjinë plotësuese dhe të zgjeruara e cila në mjeksi definohet si anemi.

 

Përse hekuri?

Hekuri është element themelor, drejtpërsëdrejti i përfshirë në procesin e bartjes së oksigjenit  në qeliza. Ushqimi jo i volitshëm, gjegjësisht, ushqimi me përmbatje të ulët të hekurit, dukshëm do të redukton rezervat e hekurit në organizëm, e cila domosdoshmërisht rezulton në paraqitjen e shenjave të para të anemisë. Faktikisht kjo është karakteristike për këtë periudhë të vitit, kur kemi reduktim të konsumit të ushqimit të pasur me vitamina, minerale dhe hekur.

Shenjat e para të anemisë
  • lodhja madje edhe pas një aktiviteti të vogël fizik
  • dobësia dhe sfilitja e përgjithshme
  • humbja e koncentrimit dhe përgjumje
  • lëkura e zbehur
  • maramendja
  • kokëdhimbja

Nëse bëhet fjalë për formë më serioze të anemisë, atëherë simptomet plotësohen edhe me rrahjen e zemrës, prishjen e gjumit, pikëllimin dhe depresionin.

Çka është me rëndësi?
Të jemi të sigurt se arsyeja për situata të këtilla është vetëm ndryshimi në mënyrën e ushqyerjes?
Nëse simptomet për aneminë zgjasin shumë dhe janë rezultate të faktorëve të tjerë, siç janë: gjakderdhja kronike, dëmtimet e zorrëve dhe sëmundje tjera të cilat mund të ndikojnë në rithithjen e hekurit, atëherë ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes është vetëm një nga elementet për përmirësimin e gjendjes.

Shërimi në kokë në vete në gjendje të këtilla duhet të zëvendësohet me ndihmën profesionale të mjekut.

Si të arrijmë pasqyrë më të mirë të gjakut?

Nuk ka dyshim se përforcimi i hekurit  dhe përmirësimi  i pasqyrës së gjakut e cila shkaktohen si rezultat i konsumit të papërshtatshëm të këtij elementi të rëndësishëm, mund të bëhet me ndryshime  në mënyrën e ushqimit. Humori i mirë dhe sinteza e vitaminës D nga dielli i parë pranveror do të ndihmojnë në zgjidhjen e lodhjes pranverore dhe anemisë.

 

Shëtitja në natyrë, sidomos në mal, ndikon pozitivisht në shërimin e gjendjes së anemisë dhe mungesës së hekurit.

Më mirë të parandalohet se sa të shërohet
Ilaçi më i mirë për aneminë dhe parandalimin e saj është me konsum të ushqimit të pasur me hekur, vitamina C dhe me vitamina tjerë të grupit B.
Kafjalli ndoshta është edhe më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për prevenimin e mungesës së hekurit. Mos e anashkaloni asnjë ditë!
Poashtu reduktoni ushqimin i cili ndikon në rithithjen e hekurit, si është kafeja, çaji i  zi, ëmbëlsirat dhe produktet e rafinuara. Pijet alkoholike dhe jo alkoholike, poashtu e inhibojnë (pengojnë) lidhjen e  hekurit.

 

Eerëzat „e hekurta“ 
Filloni të konsumoni erëza të cilat ndoshta zakonisht nuk i kemi në tryezën tuaj.
  • perime dhe bishtaja (spinaq, hidhër, brokoli, fasule, thjerrza, panxhar)
  • pemë të thata (rush, kumbulla, kajsia, hurma)
  • produktet kokërr (lajthi, bajame, arra indiane, susam, fara luledielli, fara kungulli)
  • drithrat (buka e zezë, mel, drithra,orizi i kaftë)
  • vezë dhe mish (kryesisht, mishi i kuq, mushkrit e zeza, peshk dhe vezë)
Për prevenim dhe shërim, poshtu të dobishme mund të jenë edhe aronia, rush frengu, manaferra dhe lëngje prej manaferrave.

 

Rekomandim

Përveç sasisë më të madhe të ushqimit të pasur me hekur, poashtu rekomandohet edhe konsimi plotësues i vitaminës C ( limon, portokall dhe të tjera) që të lehtësohet dhe të përmirësohet marrja e hekurit.

Ushqimi mund shumë të ndihmon shërimin, por nuk duhet të jetë metodë e vetme.

Hithëri – kjo bimë përmban sasi më të madhe të hekurit, ku përqindja më e madhe gjendet në gjethe. Hithëri është “ilaç” shumë efikas për shërimin e anemisë, faktikisht, konsiderohet fabrikë e përbërësve (hekur dhe vitamin C ), të cilët stimulojnë prodhimin e rruzave të kuqe te gjakut. Gjethet e thata dhe të freskëta të hithërit mund të shfrytëzohen për përgatitjen e çajrave, qulleve, çorbave dhe sallateve të ndryshme.
Panxhari – konsumi i lëngut të panxharit është shumë i rëndësishëm për njerëzit të cilët kanë predispozita për aneminë. Rekomandohet që të konsumohet disa muaj dy gota lëng në ditë, për përmirësimin e pasqyrës së gjakut.
Luleradhiqja – mund të konsumohet e thatë, me përgatitje të çajit ose si ushqim plotësuese në sallatë.
Kopër – mund t’i micëroni farat ose t’i përdorni si erëza, për shembull, gjatë përgatitjes së thjerrëzave.
Tharmi i birrës – me porcion ose në sallatë, të konsumohet një lugë tharmi birre në ditë.
Përgatiteni vetë
Lëng portokalli dhe limoni
Lëngu nga portokalli dhe limoni, si të gjithë llojet tjera të ushqimit të pasur me vitamin C, ndihmon në absorbimin e hekurit. Rekomandohet që në gjendje të anemisë, të rritet konsumi i vitaminës C me anë të citruseve. Lëngu nga limoni mund të përdoret si shtesë në perime (spinaq dhe sallatë jeshile), të cilat janë të pasura me hekur, ose në porcione si thjerëza, fasule, brokoli dhe lakër.
Lëng domatesh, spinaqi dhe hudhre
Në blender vendosen domati i kuq, disa gjethe spinaqi, thelë hudhre dhe një gotë ujë. Përzijeni mirë. Pihet menjëherë.
Lëng majdanozi dhe limoni
Presim imët një tufë majdanozi dhe e vendosim në blender.Shtojmë një gotë ujë dhe lëngun e një limoni. Përzijhet mirë dhe shtrydhet. Konsumohet në mëngjes. Hekuri i majdanozit absorbohet më mirë nëse konsumohet së bashku me limon.
Lëng nga panxhari dhe karrota
Dy panxhare të freskëta dhe dy karrota të freskëta përzijhen në blender.Nëse dëshironi,  mund të shtoni dy lugë tharm ose ½ lugë anason. Lëngu pihet gjatë tërë ditës.
Lëng nga manaferra, luleshtydhja dhe molla
Një grusht manaferra, luleshtrydhe dhe molla përzijhen me një gotë uijë. Kjo pije është më e mirë nëse konsumohet  në mëngjes, në stomak të zbrazur.
Lëng nga portokalli, bajamet, tharmi, mjalta dhe e verdha e vezës
Përbërja: 1 gotë lëng portokalli, 2 bajame, 1 lugë tharm birre,1 lugë dyll blete, 1 e verdhë e freskët e vezës. Tërë këto përbërës përzijhen disa minuta.
Lëngu konsumohet ngadal.
E verdha e vezës me limon dhe mjaltë 
Rrihni të verdhën e vezës me lëngun e limonit dhe një lugë me mjaltë natyrore të bletëve. Konsumoni  3 herë në ditë, 3 herë në javë.

 

Kundër anemisë me fara të hithërit
Përbërsit e nevojshëm:
400 g mjaltë
50 g fara të bluara të hithërit
2 limon
100 g bajame të grira
Përgatitja:
Bajamet priten ose bluhen më trashë (sipas shijes). Limonat shtrydhen. Në një pjatë më të madhe prej qelqi me lugë druri ose porcelani përzijhet mjalta, fara e hithërit, lëngu nga limoni dhe bajamet. Pasi përzijerja të njësohet ose bashkohet,  vendoset në kavanoz dhe e mbuluar ruhet në frigurifer.

Përdoret tri herë në ditë, nga një lugë të vogël.

Sallat kundër anemisë

Sallat është shumë e lehtë për përgatitje dhe, përveç që është e mirë për pasqyrën e gjakut, është e volitshme edhe për individët me kolesterol të lartë, për gratë shtatzëna dhe për diabetikë.
3 gota fasule të kaftë
1 piper i kuq pritet në katror
1 piper i verdhë pritet në katror
1/2 qep e kuqe (pritet imët)
1 tufë majdanoz (grirë)
2 limona të shtrydhur
1 lugë vaj ulliri, krip sipas shijes
Pasi të përgatitet fasulja, kullohet mirë dhe vendoset në pjatë. I shtoni edhe specat, qepën dhe majdanozin.Pastaj vendoset vaji i ullirit, lëngu i portokallit dhe kripa sipas shijes.