Në vendin tonë, gjakdhënia bazohet mbi parimet e vullnetit të mirë, anonimitet, solidaritet dhe mos pagesës. Vetëm parimet e këtilla sigurojnë gjak dhe produkte më të sigurta të gjakut. Me vetë dhënien e gjakut, gjakdhënësi shpreh shkallë më të lartë të solidaritetit me të gjithë individët të cilët kanë nevojë për gjak, pavarsisht nga mosha, gjinia, raca, ngjyra dhe përktatësia fetare dhe kombëtare. Aktiviteti në fushën e gjakdhënies kordinohen me institutin e mjeksis transfuziologjike në RM.
Kryqi i kuq në qytetin e Shkupit, me rolin e tij kordinativ mes organizatave komunale të Kryqit të kuq në Shkup, vazhdimisht është aktiv në provomimin dhe avancimin e gjakdhënies në territorin e qytetit tonë. Këtë promovim e realizojmë me anë të dy akcioneve të rregullta gjakdhënëse (me rastin e 26 Korrik dhe 13 Nëntor), akcioni i gjakdhënies në bashkëpunim me forumin e Fan-klubit të Toshe Proeskit dhe akcioni gjakdhënës në bashkëpunim me Ambasadën e Amerikës në RM, si shenjë përkujtimore e viktimave të 11 Shtatorit, pastaj vizitën e mediave, takimet dhe mbledhjet e rregullta me Komisionin për gjakdhënie në organizatën, Klubi i gkadhënësve,, Klubi 25-klubi i gjakdhënësve të ri-motivuesit, shtypja e materialeve promovuese dhe afishe informative, motivim i populates së re.
Klubi 25 është formë e organizuar e veprimit të të rinjëve me qëllim që të promovojnë gjakdhënien te të rinjët dhe të motivojnë gjakdhënësit e ri. Ai funksionin në kornizë të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe numron pothuaj 20 vullnetar. Aktivitetet drejtohen ka të rinjët, të cilët nxiten që të bëhen pjesë e familjes së madhe të gjakdhënësve.
Kontribut në avancimin e gkadhënies në territorin e qytetit të Shkupit, poashtu japin edhe 12 anëtarët e Klubit të gkadhënësve, të cilët vijnë nga organizata të ndryshme punuese, firma, kompani dhe institusione. Ata janë gjakdhënës dhe motivues- shembull pozitiv në hapsirat e tyre të punës.